Author: tirana

Enca Haxhia së fundmi, ajo ka publikuar një bisedë me një nga ndjekësit e saj, i cili ka “sharë” të pasmet e këngëtares, duke i thënë se “gjyshja e tij i ka më të mira”. E kjo ka bërë që Enca t’i kthejë atij përgjigje, duke e pyetur nëse ia sheh shpesh. Bisedën këngëtarja e ka publikuar në Instastory, ku më pas bën thirrje që të përmbajnë dëshirat e tilla.

Read More

Sebastian Giovinco është zyrtarisht futbollist i Al-Hilal, klub që militon në Superligën e Arabisë Saudite. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, sulmuesi italian ka mbërritur sot në Riad aty ku është pritur nga qindra tifozë. Ka qenë një rrëmujë e madhe e krijuar në aeroport, të gjithë kanë dalë në pritje të 32-vjeçarit, i cili la skuadrën e Toronto në Kanada për të veshur fanellën e Al-Hilal. Transferimi i tij i kushtoi 10 milionë euro klubit arab, po 10 milionë euro në sezon do fitojë edhe vetë lojtari. Me këto shifra Giovinco bëhet lojtari i dytë më i…

Read More

Edlir Reka bëri bujë në media pas publikimit të tij në emisionin e Rudina Magjestarit në Tv Klan. U shkruajt që është mashtrues dhe fiton cmime nëpër botë me pikturat e të tjerëve. Tiranannews.al, i hodhi një sy instagramit të tij ku në fakt ai shumicën e postimeve i ishte bërë duke pikturuar, madje kishte qenë i ftuar edhe në media të tjera. Në një postim të tij të fundit ka bërë me dije se, ai ka qenë i inflirtuar dhe se është gazetar i “Bypass show” ne Vizion Plus. Ndiqni me poshte postimet si dhe fotot ne instastory ku…

Read More

Ai njihet për publikun si ‘Mr. Bean’ dhe serialet e realizuara prej tij janë më të dashurat. Roqan Atkinson ka vendosur mesa duket të shkëputet nga aktrimi për pak kohë. ‘Mr. Bean’ do të kujdeset për vajzën e tij të vogël, e cila ka ardhur në jetë në vitin 2017. Kjo sakrificë vjen për t’i dhënë mundësinë bashkëshortes së tij Louise Ford që t’i përkushtohet më shumë karrierës si aktore.

Read More

Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, konsiderohet si një vajzë perfekte nga media, por tezja e saj zbulon se jo gjithçka është ashtu siç duket. Ajo e quan mbesën e saj faqezezë dhe e argumenton: “Ajo duhet të kishte telefonuar xhaxhanë e saj kur e njoftuam se i kishin ngelur edhe disa ditë jetë, ose të kishte prerë një biletë që të paktën ta shihte para se të vdiste, meqë e konsideronte si baba…” Sipas tezes së saj, modelja e re e lindur në Buenos Aires nuk i është përgjigjur në telefon familjarëve të saj, dhe nuk u shqetësua…

Read More

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, reagoi sot lidhur me takimin e zhvilluar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti me pedagogët në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë. Ajo u shpreh e zhgënjyer nga lideri i Vetëvendosjes dhe tha se nuk po i besonte syve kur e pa brenda asaj që e quajti pengmarrje të mjediseve universitare. “S’i besova syve kur pashe Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mëndjen për ligjin e AL në Shqipëri! Pa lidhje me vullnetet reale për tē përmiresuar pasojat e gjëmave që ka njohur bota universitare në…

Read More

Ajaks njihet si një ndër klubet me akademinë më të fortë në botë. Nga shkolla e tyre e futbollit kanë dalë me mijëra talente që kanë kapur majat e futbollit elitar dhe tradita vazhdon. Në ndeshjen e kësaj jave Ajaks fitoi me rezultatin 6-0 ndaj VVV-Venlo, por në tërësi të gjithë skuadrat, përfshirë edhe moshat e klubit kanë shënuar në total 109 gola.  Janë plot gjashtë ndeshje nga ekipi i parë deri tek moshat U9 që kanë shënuar këtë shifër, ndërsa kanë pësuar 26 gola. Rezultatin më të thellë e arriti ekipi i U11 kundër rivalëve të PSV-së, 31-4. Në…

Read More

Përdorimi i substancave narkotike, konfliktet brenda familjes dhe bulizmi nga bashkëmoshatarët janë 3 shkaqet kryesore që po shkaktojnë sot probleme në shëndetin mendor të adoleshentët shqiptarë. Mjekët psikiatër kanë konfirmuar rritjen e numrit të personave që kërkojnë ndihmë pranë qendrave komunitare të shëndetit mendor, ku veçanërisht vihet re një numër i lartë adoleshentësh. E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Ariana Rreli mjeke psikiatre shpjegoi se cilat janë shkaqet kryesore të kësaj rritje. Shifra 5 mijë nuk është pak megjithëse sot Tirana tashmë është bërë një qytet shumë i madh dhe prurjet kanë sjellë edhe këtë numër…

Read More

Ka shumë arsye pse meshkujt tradhtojnë dhe futen në këto lloj avanturash, mirëpo në fund gjithçka mund të kthehet në boomerang që shkatërron lidhjen dhe në fund zbulohen të gjitha. Në të vërtetë tradhtojnë edhe femrat, por statistikat tregojnë se burrat janë më të prirur se partneret e tyre. Ndryshimet e sjelljes së tij janë të paevitueshme, mirëpo kur i shtohet brenga për pamjen e jashtme, afera është gjë e sigurtë. Ndoshta do të ndryshojë stilin e flokëve, mënyrën e veshjes, i duhet më tepër kohë të bëhet gati, fillon të stërvitet dhe të mbajë dietë dhe të kalojë më…

Read More

Me anë të një njoftimi,  Prokuroria e Durrësit ka bërë me dije se në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë, ku një e mitur u përdhuna për disa javë rresht nga shokët e klasë, ka vendosur  që mos publikoj të dhënat e të akuzuarve për këtë  rast. Sipas organit të akuzës, ky është një rast ku të akuzuarit janë të mitur dhe publikimi i të dhënave nuk janë të ndaluar nga Kodi Penal. Njoftimi i plotë Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës po kryhen hetime për çështjen penale që bën fjalë për veprën penale të marrëdhënies…

Read More

Autoritetet në Prishtinë aktualisht po mbajnë dy lloj kushtëzimesh për pezullimin e tarifës doganore 100 për qind që Qeveria e Kosovës u ka vendosur importeve nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina. Në koalicionin qeverisës, nuk ka një qëndrim të harmonizuar rreth pezullimit të tarifës, kërkesë kjo e shprehur qartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Përderisa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili është edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës, si subjekti më i madh në koalicionin qeverisës, ka prezantuar kushtet për pezullimin e tarifës për 120 ditë, kryeministri Ramush Haradinaj i cili është edhe kryetar…

Read More