Duhanpirja është ves i vendeve në zhvillim, si Shqipëria. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mbi 80 për qind e konsumatorëve të cigares jetojnë pikërisht në këto vende. Të dhënat janë publikuar me rastin e 31 majit, që është Dita Ndërkombëtare Kundër Duhanit. Ky ves, sipas OBSH, vret çdo vit 7 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa fajëson për këtë edhe mungesën e njohurive të duhura nga konsumatorët për rreziqet reale që shkakton duhanpirja. “Ka hendeqe të mëdha në njohuritë për rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe në shumë vende këto mangësi në njohuri janë shumë të theksuara. Përqindja e…
Author: tirana
Pas një periudhe të gjatë mungese, Adelina Ismaili ishte e ftuara e parë e emisionit “ E diell“, dhe në këtë emision ajo u shpreh se kjo mund të ishte hera e fundit që këndonte. Sipa revistës Bordo, këngëtarja ka treguar në fakt se po mendon tërheqjen nga muzika. Diva e muzikës bëri një përshëndetje live në studio me moderatoren Fjoralba Ponari. Këngëtarit Korab Shaqiri megjithatë duket se nuk i ka pëlqyer ajo që dëgjoi. “Diva i thua vetes e nuk di këngën tënde t’a këndosh live. Marrë. Mjerë kush të dëgjon ty moj vajzë”, janë fjalët e shkruara prej…
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i bëri thirrje Britanisë dhe Bashkimit Evropian që të tregojnë “kreativitet” dhe “vullnet të mirë” në bisedimet e ardhshme për Brexit, apo daljen e Britanisë nga BE-ja. “Ne duam të bëjmë gjithçka për të shmangur Brexit-in pa marrëveshje, sepse një gjë e tillë do t’i rriste pasiguritë”, tha Merkel në një konferencë të përbashkët për media me homologun e Japonisë, Shinzo Abe, në Tokio. Merkel tha se marrëveshja e divorcit midis Britanisë dhe BE-së është diskutuar me përpikëri dhe se ajo nuk do të rihapet. Megjithatë, ajo tha se mospajtimet si ato rreth kufirit me Irlandën…
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri reagon për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkollën “Rilindja” të Kavajës, ku 8 adoleshentë të kësaj shkolle përdhunuan për një periudhë katër mujore nxënësen 13-vjeçare, duke e shantazhuar me nxjerrjen e një video intime. CRCA Shqipëri i kërkon Kuvendit të Shqipërisë por edhe Prokurorisë të hetojnë thellë këtë çështje, si dhe të krijohet një komision i posaçëm hetimor në Kuvend për të hetuar të gjitha veprimet ose mos-veprimet e institucioneve shtetërore si: Zyra Arsimore Kavajë, Komisariati i Policisë Kavajë, Bashkia Kavajë, për të parë nëse ato i kanë ushtruar…
Opozita në Greqi kërcënoi me bllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, nëse nuk përmbushen kërkesat e saj lidhur me marrëveshjen e arritur për çështjen e emrit. Udhëheqësi i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, tha se kontestin e emrit me Maqedoninë nuk e konsideron ende të mbyllur, ndërsa në rast të fitores së partisë së tij “Demokracia e Re” në zgjedhje, “do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë në dispozicion për bllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian”. “Do ta shfrytëzoj të drejtën e vetos për çdo kapitull në lidhje me integrimin e Shkupit në Bashkimin…
Protestuesit në rrethrrotullimin e Rrogozhinës kanë bllokuar eskortën e kryeministrit. Kreu i qeverisë ishte nisur për të marrë pjesë në një takim në Lushnje, ndërsa sipas PD, eskorta është detyruar të kalojë në rrugën dytësore. Mbështetës të Partisë Demokratike protestuan pasditen e kësaj të hëne në Rrogozhinë duke bllokuar autostradën Kavajë-Lushnje. Dega lokale e PD kishte organizuar një tubim kundër qeverisë për çmimet e larta, mungesën e vendeve të punës si dhe largimin e të rinjve të cilët nuk shohin perspektivë në Shqipëri. Protestuesit kanë bllokuar autostradën në të dy anët e saj, pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës, duke paralizuar qarkullimin…
Në një letër dërguar Jean-Baptiste Leroy, në vitin 1789, Benjamin Franklin shkruante ndër të tjera se asgjë nuk është e sigurtë në këtë jetë, përveç vdekjes dhe taksave. Hiq taksat, rregulli i parë vlen edhe për Diellin tonë. Prej dekadash shkencëtarët janë të ndarë në fraksione përsa i takon mënyrës sesi do të shuhet Dielli ynë dhe në qarkullim janë me dhjetra teori, e përbashkëta e të cilave është fakti se kjo nuk do të ndodhë para afërsisht 10 miliardë viteve. Së fundmi është një grup studiuesish që beson se ka dëshifruar rrugën sesi ylli ynë do të pushojë se…
Me siguri kur mendoni për objektin më të ndotur në shtëpinë tuaj, ju vjen në mendje bideja. Por, në fakt ajo nuk është objekti më i ndotur. Kjo pasi sipas një studimi të Universitetit të Londrës, brenda sfungjerit të enëve mund të ekzistojnë 10 milion baktere. Kështu, sfungjeri cilësohet si një objekt 200 herë më i ndotur se një bide. Për këtë arsye, ai rekomandohet të ndryshohet çdo javë. Dërrasa e kuzhinës është po ashtu objekt më i ndotur se bideja (200 mijë herë), kurse pjatalarësja 20 mijë herë më e ndotur. Edhe ekrani i telefonit tuaj nuk është më…
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg Esat Canin për vrasjen e Arben Gjeçit, ndërsa për motrën e tij, Elidën, vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. E njëjta masë u dha edhe për bashkëshortin e saj, Dëfrim Kurtin. Por ekzekutimi i kësaj mase sigurie nuk është bërë në banesën e familjes Kurti, ku jetonte më parë çifti, pasi Dëfrimi nuk ka pranuar që Elida të shkonte më aty. Mësohet se Elida Cani ndodhet nën arrest shtëpie te shtëpia e prindërve të saj. Përveç kësaj, duket se ai ka vendosur të ndahet përfundimisht nga bashkëshortja. E si fillim ka…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me mbështetës së forcës politike që ajo drejton në njësinë administrative numër 8 në Tiranë. Kryemadhi tha se në 16 shkurt duhet të jenë të gjithë që të protestojnë sepse nuk është një protestë e partive, por është një protestë për shqiptarët. “Sot të gjithë shikojnë mundësi të vetme largimin nga Shqipëria. Prandaj 16 shkurti do të jetë një datë ku të gjithë do të mblidhen për të protestuar për hallin e tij. Prandaj në 16 shkurt ju do të jeni me gjithë familjet. Fjalime nuk do të ketë sepse…
Shorti i Kupës së Mbretit në Spanjë i dhuroi tifozëve në mbarë globin dy “Klasike” elektrizuese që parashikohet ashtu si gjithmonë të tejlakojnë kufijtë e futbollit. Përplasja e parë nga dy të tilla të programuara në këtë turne do të marrë jetë mbrëmjen e së mërkurës, në një 90-minutësh ku enigma kryesore personifikon emrin e Lionel Mesit. Sulmuesi argjentinas ka ndihmuar Barcelonën këtë sezon të jetë favorite në 3 fronte, por futbollisti argjentinas mungoi në stërvitjen e së hënës, duke shtuar dyshimet se do të mungojë në Kupë. Numri 10 i skuadrës katalanase shënoi dy gola në përballjen e fundit…
Dashi Parashikohet një ditë mjaft komplekse. Venusi do ju bëjë disi të tensionuar në çdo drejtim të jetës, por kryesisht në dashuri. Bëni kujdes ndaj debateve dhe mundoheni që të mos ju dalë situata nga kontrolli. Kujdes edhe më të madh duhet të tregojnë ata persona që janë të ndarë mes dy historive. Demi Edhe nëse kjo është një javë pozitive, kjo e martë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Mbani parasysh se ky për të lindurit e kësaj shenje është muaji i dashurisë dhe nëse jeni të përfshirë në një lidhje të…