Nga Ana Maria Luca/ BIRN Si presidente e Këshillit të Bashkimit Europian, Rumania ka njoftuar mbështetjen e saj për ofertat nga Shqipëria dhe Maqedonia për të filluar negociatat e pranimit në BE, ashtu si paraardhësit e saj, Bullgaria dhe Austria. Nëse kjo do të jetë e mjaftueshme që të dy vendet të nënshkruajnë një marrëveshje në qershor 2019 në Këshillin Europian, kjo mbetet ende për t’u parë. Një fillim i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë ka qenë në pritje që nga qershori 2018, kur Këshilli Europian nën presidencën bullgare nuk arriti dot një konsensus në lidhje me këtë…
Author: tirana
A dëshironi ta dini se çfarë me të vërtetë i bëjnë cigaret trupit tuaj? Kjo video tronditëse e tregon dallimin mes mushkërive të një duhanpirësi dhe atyre të një personi të shëndetshëm, transmeton Telegrafi. Në video janë dy palë mushkëri, ato të një duhanpirësi që mbajnë ngjyrë të zezë dhe kanë problem të fryhen, dhe ato të kuqet që i përkasin një personi të shëndetshëm që nuk pinë duhan. Siç mund ta shihni edhe vet në videon e mëposhtme, mushkëritë e një personi që nuk pinë duhan arrijnë të mbushen me kapacitet edhe para se të shfryhen normalisht. E ngarkuar…
Gripi nuk është kthyer në problem vetëm për Shqipërinë. Në Rumani situata është edhe më shqetësuese. Shtatëdhjetë e dy persona kanë humbur jetën si pasojë e gripit, ku dy prej viktimave të fundit ishin një 32-vjeçar dhe një grua 41 vjeçe, raportuan autoritetet shëndetësore të Bukureshtit. Të dy personat nuk ishin të vaksinuar ndaj kësaj sëmundjeje dhe kishin probleme të tjera serioze të shëndetit. Vdekje të shumta për shkak të pasojave të gripit janë regjistruar gjithashtu në vende të tjera të Ballkanit, veçanërisht në Kroaci, ku në fund të janarit viktimat e regjistruara kanë qenë 45. Raste vdekjesh nga gripi…
Papa Françesku është drejtuesi i parë i Kishës Katolike që shkel në gadishullin ku ka lindur Islami. Ati i Shenjtë mbajti një takim me liderët islamikë në Xhaminë e Madhe në Abu Dabi. Papa u prit nga Sheiku Ahmed al-Tayeb, i cili është njëkohësisht dhe kryemyftiu i Xhamisë Al-Azhar në Egjipt. Kreu i Kishës Katolike shpreson që vizita e tij historike do të nxisë paqen përmes dialogut ndërfetar. Papa Françesku bëri të qartë se feja nuk duhet të përdoret për të justifikuar urrejtjen apo dhunën. “Së bashku, vëllezër të një familje njerëzore të bekuar nga Zoti, le të përkushtohemi kundër…
Një grua nga Australia ka bërë një propozim tundues për të gjithë, ose e thënë më saktë për gjithë botën. Alla Ëagner nga Alberta do t’ia shesë shtëpinë e saj prej 350 metër katrorë, atij ose asaj që i shkruan letrën më të bukur. Shtëpia e saj ka një vlerë prej 1 milionë euro, por Alla do t’ia shesë personit që i shkruan letrën më të bukur vetëm për 16 euro. Në letrën që Alla kërkon personat duhet t’i përgjigjen pyetjes “Pse kjo shtëpi do të ndryshonte jetën tënde?” dhe ai ose ajo që do të japë përgjigjen më të…
Një tjetër video. Pas asaj të publikuar nga një publicist serb, i cili deklaronte se është shqiptar, një tjetër video po qarkullon në rrjetet sociale, ku tashmë një grek shprehet me zë e figurë se është autokton shqiptar. Greku që sikur duket jeton në Shqipëri, shprehet se nuk do të kthehet kurrë në Greqi dhe se ai është shqiptar autokton, e nëse dikush tjetër flet për grekët duhet të shkojë në psikiatri. “Nuk dua të kthehem më kurrë në Greqi. Nuk i lejoj asnjeriu që të thotë që unë jam grek. Se çfarë jam sot me ngjarjet aktuale? Shqiptar vendali,…
Një 28-vjeçar ka humbur rreth 63kg për 15 javë pasi trajneri i tij personal e ndaloi të merrte ushqim të gatshëm nga bizneset lokale. Darren ‘Dibsy’ McClintock, nga Middlesbrough, peshonte rreth 254 kg, pothuajse sa dy elefantë të vegjël. Por, pasi doktorët i dhanë ultimatumin që “ose të mbante dietë ose do të vdiste”, Dibsy vendosi që ta merrte situatën seriozisht. Ai po merr tashmë rezultate pozitive pas ndihmës që ka marrë dhe nga trajneri i tij personal, Mike Hind.Në tetor, Mike e ndaloi Darren-in që të hante ushqim nga lokalet e zonës dhe e vuri të konsumonte një dietë…
Tamar Laptosh, prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri. Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë. Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Laptosh tregoi se për të hetuar korrupsionin duhet së pari që të përzgjedhurit e SPAK-ut të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si edhe të ketë vullnet. “Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte…
Moderatorja e ëmbël Jona Spahiu, e cila s’ka hequr dorë nga rrjetet sociale duke publikuar super foto me veshje moderne, ka dhënë intervistën e parë pas lindjes së djalit Raiden në emisionin “Rudina”. Jona foli për martesën, për shatzëninë dhe për lindjen e djalit, por u përlot teksa po tregonte për dasmën. Mes lotësh moderatorja tregoi se dasmën e bëri për kujtimin e babait të ndjerë, ndërkohë që u emocionua edhe më tepër me videomesazhin e së motrës. Motra e Jonës thoshte në video se babai është krenar për të, por ajo që preku vërtet moderatoren ishte fakti se nuk…
Jose Mourinho tani që nuk po drejton një skuadër, po e shfrytëzon kohën e lirë për t’u marrë me aktivitetete të reja. Trajneri i famshëm portugez ka gjetur një mënyrë që të marrë të ardhura të konsiderueshme nga puna si komentator special në televizion apo i ftuar në evente të tjera. Por në Rusi, “Mou” ka bërë një stadium të tërë të qeshë. I ndodhur në Moskë si i ftuar special për ndeshjen e hokejit mes SKA dhe Avangard, Murinjo ka hedhur diskun në mënyrë simbolike për fillimin e lojës. Më pas u kthye që të largohet me shpejtësi nga…
Reperi i famshëm 21 Savage, është arrestuar nga zyrtarë të emigracionit në SHBA, pasi rezulton se është shtetas i Britanisë së Madhe dhe jo nga Atlanta siç pretendonte dhe ka hyrë ilegalisht në SHBA kur ishte minoren. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Shayaa Bin Abraham-Joseph, ishte 12 vjeç kur erdhi në SHBA në korrik të vitit 2005 dhe nuk arriti të largohej kur viza e tij skadoi një vit më vonë, thanë zyrtarët. Një zëdhënës i Imigracionit dhe Doganës (ICE) tha se ai po mbahej për procedurat e largimit. Më herët gjatë intervistave, 21 Savage tregonte se…
Zyrat Supreme të Fuqive Aleate Evropiane (Supreme Headquarters Allied Powers Europe (SHAPE)) Publikon një reportazh të shkurtër për bazën ajrore që NATO do të ndërtojë në Kuçovë. “ Një varreze më avion Mig gjenden në Shqipëri. Aeroporti i Kuçovës ishte pjesë e regjimit Komunist, raporton tirananews.al . Shtëpia e tyre është baza e Kuçovës. Kuçova në këto vite ka parë një aktivitet shumë të ulët. Por NATO ka rënë dakort që të investoj 51 milion euro në këtë bazë ajrorë”, shkruhet në këtë video të postuar në faqen e tyre të FB. Në këtë reportazh jepet edhe qëndrimi Presidentit të…