Author: tirana

Albin Kurti është shprehur qartazi kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. I ftuar tek Adi Krasta, Albin Kurti nënvizoi se ai është pro bashkimit me Shqipërinë, por kjo nuk duhet të kushtëzohet me dhënien e territoreve Serbisë. “Unë jam kundër bisedimeve sekrete dhe jam kundër marrëveshjes. Jemi për bashkim me Shqipërinë, por jo për pazare me Serbinë. Nuk është e drejtë që për bashkim me Shqipërinë, t’i japim territor Serbisë”, tha Kurti.

Read More

Dilema për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare apo për të luajtur me ngjyrat e Zvicrës po mundon jo pak lojtarë të moshave që janë me origjinë shqiptare. Bastien Toma dhe Florent Hadërgjonaj, dy talente të dy të lindur në Federatën helvetike janë në mëdyshje për të ardhmen e tyre pasi më parë kanë mbrojtur ngjyrat e të gjithë ekipeve të moshave në Zvicër. Një dilemë të tillë e arsyeton edhe trajneri i Kosovës Bernard Challandes, si për ironi të fatit zviceran. “Është e qartë që Toma dhe Hadërgjonaj kanë shansin të luajnë me të dy ekipet. Jam i vetëdijshëm…

Read More

Të përdorësh parfum është e thjeshtë. Mjaftojnë disa sprucime dhe aq ishte. Të përdorësh parfum me elegancë kërkon pak më shumë se aq. E dinit që vendi ku sprucohet parfumi varet tërësisht nga ambienti në të cilin aplikohet dhe veshja që shoqëron? Dhe tendenca për të bashkuar kyçet pas aplikimit është “tmerrsisht e dëmshme”, sipas parfumierit Francis Kurkdjian. Një shishe Chanel No. 5 mund të ngjajë shumë bukur në raftin e banjës suaj, por avulli i dushit i prish freskinë dhe si rrjedhim, aromën.  Më poshtë gjeni pesë gabime të zakonta që po bëni me parfumin dhe si t’i rregullon.…

Read More

I ftuar në studion e “Open”, zëvendës kryeministri Erion Braçe ka folur për deklaratat e kreut të Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, i cili paraditen e së hënës deklaroi mbështetjen e tij për protestën e studentëve. “Deklarata të mirëfillta politike. Qasja e tij në fakultet nuk ka qenë asgjë më shumë. Për atë duket normale, por për mua jo”, u shpreh Braçe. Sipas zëvendëskryeministrit Braçe qasja e Kurtit për Arsimin e Lartë në Shqipëri është politikë e tij personale për përfitime në Kosovë. “Edhe unë e kam mbështetur Albin Kurtin. Por ajo çfarë ka bërë sot lë një shije të…

Read More

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras do të takohet të martën në Stamboll me presidentin turk, Recep Tayipp Erdogan. Ftesa ishte bërë pesë muaj më parë, kur dy politikanët e lartë ishin takuar gjatë asamblesë së OKB-së në Nju Jork. Erdogan propozoi që të zhvillonin një takim pune në Stamboll, për të diskutuar gjithë çështjet e nxehta, që nuk janë të pakta. Në anën tjetër janë të pakta pritshmëritë nga takimi i të martës. “Por burime diplomatike thanë për Klan se pavarësisht nga sa pritet, vlerësohet si mjaft i rëndësishëm fakti që urat e komunikimit ndërmjet të dy vendeve funksionojnë, me gjithë…

Read More

E keni menduar se ku mund të jetojë një 21-vjeçare e famshme dhe super milionere? Kylie drejton makinat më luksoze, bën pushime super dhe jeton versionin më të mirë të jetës. Dhe kur është me humor të mirë, vendos të na tregojë paksa nga shtëpia ku jeton, ose të paktën një nga shtëpitë. Dhe sigurisht, divane, shezlonge super të rehatshëm që përfundojnë me një ambient që është vetëm për tu argëtuar me miqtë. Ose, kur Kylie del bashkë me bebushen për të marrë rreze dielli. Si dhe tregon një fushë tenisi dhe basketbolli brenda shtëpisë së saj. Më poshtë shihni…

Read More

Lacio i bashkohet përsëri grupit të skuadrave që luftojnë për vendin e katërt në Serinë A, që garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, ndërsa kërcënojnë Interin e vendit të tretë. Për të barazuar Romën në kuotën e 35 pikëve, vetëm 1 pas Milanit që mban vendin e katërt, Lacios i është dashur një fitore 1-0 jo pa vështirësi ndaj Frozinones. Një gol i Kaicedo në pjesën e parë kaloi në avantazh skuadrën e Inzagit e cila më pas u mundua të bënte atë që i kishte munguar në ndeshjet e mëparshme, të administronte rezultatin. Kështu, me qetësi Lacio qarkulloi më…

Read More

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë zyrtarisht të lidhur dhe prej javësh çifti më i ri i showbizz-it po del hapur. Ne një intervistë për emisionin “Tour de Cool” në televizionin T7, Genci ka treguar diçka më shumë rreth prindërve të Enit dhe marrëdhënies së tij me ta. “Ne jemi njohur edhe më herët për shkak të muzikës. Prindërit e Enit janë fantastikë. Fillimisht ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme me Gretën dhe Enin në muzikë.” Më tutje artisti shtoi se me prindërit e partneres ka shumë gjëra për të folur, pasi “kur ke njerëz të tilla përballë që…

Read More

Një dokument i ri nga Arkivat Osmane zbulon se shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të 1912-ës u bë me pëlqimin dhe miratimin e qeverisë osmane. Në një punim të përgatitur nga Mehmet Tütüncü, Mithat Aydin dhe anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, historianin Ardian Muhaj, në portalin akademia.edu, zbulohet një dokument i rëndësishëm nga Arkivat Osmane në Stamboll se, Kongresi i Vlorës dhe shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor të 1912-ës ishte në dijeni dhe miratim të Kabinetit të ministrave të Perandorisë Osmane. Dokumenti i gjetur në arkivat osmane mban datën 27 nëntor 1912 dhe është…

Read More

Dy termete janë regjistruar mbrëmjen e sotme, një prej të cilëve në Greqi me magnitudë 4.2 ballë, lëkundjet e të cilir janë ndjerë edhe në jugun e vendit tonë në orën 17:42. Sipas informacioneve, nga ky termet nuk ka të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë një tjetër tërmet është regjistruar në Dibër, në juglindje të Kurdarit me magniturë 2.7 ballë. Thellësia e këtij termeti ishte 19.7 kilometra.

Read More

Shumica janë vajza të moshës 20-30 vjeç. Kushtet e rënda ekonomike, në mjaft raste i kanë nxitur ato drejt fitimit të shpejtë të paligjshëm, por disa prej tyre janë përdorur nga trafikantët edhe si mburojë. Zyrtarët thonë se po marrin masa për të parandaluar këtë fenomen, duke ju dhënë mundësi grave dhe vajzave në zona rurale, të orientohen drejt projekteve sociale dhe programeve bujqësore. Përfshirja e grave dhe vajzave në fenomenin e kultivimit prodhimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri ka marrë përmasa shqetësuese. Statistikat e policisë tregojnë se në 5 vitet e fundit janë proçeduar afro 240 gra dhe…

Read More

Në familjen e Ikardit, gjendet një stuhi. Polemikat filluan pas pjesëmarrjes së Vanda Narës dhe Mauro Ikardi, në programin “C’è posta per te”. Dy bashkëshortët ishin si surprizë që familja donte t’i bënte vajzës 23-vjeçare, Serena, që pas vdekjes së të ëmës, po kujdeses për babain dhe vëllezërit e saj. Deri tani gjithçka shkonte bukur, por ndërkohë, në Instagram, e motra e argjentinasit, Ivana Ikardi, sulmon sulmuesin e Interin. “Mamaja ime, vëllezërit dhe prindërit e mi duhet të ulen atje, të dinë se pse një person i tillë(e ka fjalën për Vanda Narën) duhet të ushqehet falë një djali të…

Read More