Author: tirana

Pavarësisht akuzave politike dhe sulmit që ka nisur mes mazhorancës dhe kreut të shtetit, kur vjen fjala për të qenë bashkë në Senatin Amerikan, të dy palët bëjnë paqe. Kjo ka ndodhur edhe sot në takimin që Presidenti Meta ka qenë në Senatin Amerikan, ku sikurse shihni edhe nga fotot, i pranishëm është jo vetëm Majko, por edhe ish-ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri, raporton tirananews.al. Meta jo vetëm që ka kërkuar ndaljen e projektit të Unazës, por pak ditë më parë ai do të sulmonte hapur Gjiknurin. Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, do të thumbonte ish…

Read More

Gjatë operacionit “Rruga e gabuar” u prangosën me bujë 32 persona, kryesisht taksistë dhe shoqërues klandestinësh, por jo i dyshuari kryesor i grupit, Dritan Gramozi. Megjithëse ditën e aksionit 44-vjeçari ishte nën vëzhgimin e agjentëve civilë teksa ishte duke pirë kafe, në mënyrë të çuditshme dhe ende të pashpjegueshme ai i shpëtoi policisë. I vetmi që u prangos në lokalin ku po konsumonte kafe Dritan Gramozi, është shtetasi Rezart Hoxha, një i bashkëdyshuar me të. Nuk ka ende një shpjegim zyrtar se si u largua nga vendi ku ishte rrethuar Dritan Gramozi, ndërkohë që nuk përjashtohen mundësia që ky aksion…

Read More

Pak ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se kishte nisur një hetim të thelluar ndaj aktivitetit të katër bankave në Shqipëri. Ato janë Raiffeisen Bank, Banka Kombëtare Tregtare, Credins dhe Intesa San Paolo. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme Konkurrenca tregon edhe njëherë arsyet se përse ka nisur hetimin ndaj këtyre bankave duke theksuar se ka dyshime të forta për shkelje të rregullave të tregut, të cilat dëmtojnë klientët dhe prishin konkurrencën në treg. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ka dyshime se këto katër banka kanë marrëveshje me njëra-tjetrën për të mbajtur të njëjta apo të ngjashme interesat e depozitave dhe…

Read More

Ka marrë përmasat e një skandali të vërtetë rasti i përdhunimit të 13 vjeçares në Kavajës pasi ngjarja u fsheh nga drejtoria e shkollës dhe më pas nga policia lokale. Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh, sipas të cilit urdhri për fshehjen e ngjarjes ka ardhur nga ministra të qeverisë Rama. Mesazhi i publikuar nga Berisha “Përshëndetje Doktor, përdhunimet kanë ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, mësuesja kujdestare bashkë me drejtoreshën evidentojnë ngjarjet, informojnë mamanë e vajzës. I ati ndodhej në Itali. Informohet dhe ai, vjen nga Italia dhe bashkë me vajzën bëjnë denoncim në polici. Më pas policia…

Read More

“Një akull i shkrirë mes Kryeministrit dhe presidentit”. Kështu e ka cilësuar analisti Baton Haxhiu, darkën e mbajtur në shtëpinë e Hashim Thaçit mbrëmjen e shkuar. Ai tha se nuk ka qene i pranishëm në darkë, por ka bërë një koment sipas këndvështrimit të tij. “Një akull i shkrirë mes Kryeministrit dhe presidentit”, një mendjehapje e Kryeministrit shqiptar për renditjen e problemeve, një fjalim shumë direkt i zotit Veseli e sidomos duke sqaruar marrëdhëniet e Kryeministrit dhe Presidentit dhe natyrisht një miqësi. Mund të themi me pak fjalë si dukej. Më shumë një marrëdhënie për të ndërtuar një mirësi mes…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha i përgjigjet akuzave të gazetarit Baton Haxhiu, duke theksuar se që prej vitit 1991 e deri më sot, ka qenë kundër ndarjes së Kosovës. Reagimi i plotë i Berishës: Sqarim: Miq, sonte argati in chef, Baton Stanishiq deklaroi ne “Opinion” se une paskam deklaruar ne vitin 2004 se Kosova kurre nuk behet e pavarur po nuk shpetoi ne Liposaviqi, Zubin Patoku dhe Zveçani. Me kete rast informoj opinionin se: -1 Une kam kundershtuar qe nga viti 1991 gjer sot me qindra here ndarjen e Kosoves -2 Une konsideroj ne çdo aspekt Liposaviqin, Zubin Patokun, Zveçanin troje shqiptare…

Read More

Në studion e “Open”, Erion Braçe nuk ka preferuar t’i përgjigjet pyetjes se përse ka aq pak socialistë në Qeverinë Rama 3, duke theksuar se edhe vetë s’ka pritur të marrë asgjë pas si pjesë e PS. “Është një gjë që mua nuk më pëlqen Edhe unë kur ka hyrë në PS kam qenë i ri, kam qenë në detyrat dhe parimet e mia. S’kam pritur të marrë asgjë. Nuk e kam parë veten time kurrë të lidhur me detyrën. Kam qenë i nderuar që PS ka menduar që unë mund ta përfaqësoj në Kuvend. Unë e shoh veten vetëm…

Read More

Deri në javën e dhjetë të kampionatit, porta e Milanit ishte kthyer në shënjestër dhe plot 14 topa kishin përfunduar brenda në rrjetë, për t’u mbledhur nga Gianluigi Donnarumma, mes kritikave dhe dyshimeve se ndoshta nuk do të mund të bëhej kurrë portier i madh. Portieri nuk ishte ende i qetë, skuadra po vuante në mbrojtje dhe Gattuso ende nuk kishte formuar atë soliditet dhe ekuilibër taktik që të krijonte një “mur” mbrojtës përpara numrit “1” të portës. Sot, portierët më të mirë në botë (nga Alison te De Gea, Cortuois dhe Neuer) i falen sidomos prapavijë së hekurt. Pa…

Read More

Pasditen e së hënës, Zonja e Parë Lumnije Thaçi është parë teksa kthehej në shtëpinë e saj të re me shofer personal, ndërsa Policia e Kosovës kujdesej për shtëpinë e presidentit. Larg rrëmujës e vetëm 9 kilometra nga kryeqyteti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zgjedhur të jetojë me familjen e tij tre-anëtarëshe. Një shtëpi e ndërtuar në stilin amerikan, në mes të Çagllavicës do të jetë adresa e re e presidentit Thaçi. Në tetorin e 2018-s gjithçka rreth kësaj shtëpie, nga presidenti Hashim Thaçi u konsiderua dezinformatë e shpikje e mediave. Por, ndërtimi i shtëpisë së presidentit, kishte nisur…

Read More

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për çështjen shqiptare. I ftuar në një intervistë në News 24 përballë gazetarit Adi Krasta, Kurti u shpreh se ka njohje të hershme me ish-kryediplomatin shqiptar, ndërsa e vlerësoi për punën. “Njihemi kahershëm, kemi shumë ide të përbashkëta dhe në aspektin kombëtar edhe ideologjik. Dhe kam shumë respekt për punën me zemër dhe një lloj cilësie që nuk e has”, tha ai. I pyetur nëse ishte kjo edhe një arsye pse ai nuk është më ministër, Kurti tha: “Ka mundësi edhe për shkak se është një…

Read More

Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme nuk e paralajmëron fillimin e një Lufte të re të Ftohtë, por “është e turpshme”, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov. “Nuk mendoj se bëhet fjalë për një Luftë të re të Ftohtë. Por, një epokë e re ka nisur. Është karakteristikë e epokës së re, në të cilën SHBA-ja po thyen sistemin ndërkombëtar të kontrollit të armëve dhe sistemin që i frenon armët strategjike sulmuese. Është turp”, tha Lavrov gjatë një vizite në Bishkek. Ai tha se Rusia do të përdorë mjete ushtarake…

Read More