Author: tirana

Shkodra është një nga qytetet ku varfëria është ulur këmbëkryq. Por pavarësisht saj, kjo nuk i pengon zyrtarët e lartë që të urdhërojnë organizimin tenderave për rregullime zyrash. Tirananews.al ka siguruar dy nga tenderat e organizuar sëfundmi nga Bashkia Shkodër e drejtuar nga Voltana Ademi, ku bie në sy kërkesa për luks, sikurse janë grilat me mekanizëm automatik dhe veshja e dyerve me lëkurë, raporton tirananews.al. “Karriget e kanë tapicerinë e dëmtuar. Duhet të bëhet çmontimi i plotë i tapicerisë së karrigeve dhe ribërja e plotë e tapicerisë së re duke ruajtur formën dhe pamjen e atyre ekzistuese. Dyert ndodhen…

Read More

Blogerja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha prej kohësh janë në një lidhje dashurie, e cila pritet të finalizohet me martesë. Së fundmi, Armina ka dhënë një intervistë për revistën’ Elite’ dhe ndër të tjera ka treguar variantin e vërtetë se si është njohur me Shkëlzenin. ‘Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për…

Read More

QuadrigaCX, një kompani kanadeze që bën konvertimin e kriptomonedhës, e përfshirë në një sërë rastesh të mëparshme ligjore, pretendon se nuk ka më akses në rreth 190 milionë dollarë në pronësi të klientëve të saj. Sipas kompanisë, shkak është bërë vdekja e papritur e themeluesit Greald Cotton, më 9 dhjetor 2018, gjatë një udhëtimi në Indi. Cotton vdiq për shkak të komplikimeve me sëmundjen e Crohn-it dhe ishte i vetmi person që e dinte fjalëkalimin që hap atë që në gjuhën e teknologjisë së kriptomonedhave njihet si “portofoli i ftohtë”. Një “portofol i ftohtë” është një pajisje fizike për ruajtjen…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, ku është edhe i ftuar i nderit nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe. Meta, përmes një postimi në Twitter, vë në dukje se mungesa e koordinimit në SHBA mund të krijojë një vakum që mund të rrisë prezencën e Rusisë. Postimi i Ilir Metës Zvogëlimi & mungesa e koordinimit të efektshëm të #USA + #EU & të përfshirjes së tyre në #Ballkan, mund të krijojë një vakum që do të rriste praninë e #Rusisë dhe aktorëve të tretë në rajon.

Read More

Faqja zyrtare e Skënderbeut në facebook kishte bërë ironi me ngjarjet e ndodhura në Fushë Krujë për ndeshjen e vlefshme të javës së shkuar në Superiore, Kastrioti-Skënderbeu, ndoshta duke pasur informacion se Komisioni i Disiplinës, i mbledhur ditën e sotme, nuk do të merrte parasysh kërkesën për fitore në tavolinë 0-3 për klubin korçar, që akuzonte se lojtarët e saj ishin sulmuar dhe dhunuar nga tifozë të pranishëm jashtë ambjenteve të stadiumit. Bardhekuqtë pohuan se respektuan garën sepse të detyruar, por mbarëvajtja e ndeshjes ishte totalisht e gabuar dhe se nuk pati asnjë organizim policor. Por, Disiplina, në bazë të…

Read More

Modelja e njohur Adrola Dushi ka bërë së fundmi një dedikim shumë emocionues për dashurinë e jetës së saj. Është fjala për të birin, Troi, të cilit bukuroshja shqiptare i shpreh shpeshherë dashurinë në rrjetet sociale. Postimi i fundit i Adrolës mban një mesazh akoma më prekës. “I kërkova Zotit një mashkull që të më donte gjithmonë! Kështu që ai më dërgoi një djalë”, thuhet në postimin e modeles. Ndërkohë kujtojmë se divorci i Adroles me ish-bashkëshortin, Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Në atë kohë modelja shprehej se nuk e cilësonte aspak si gabim martesën, por vendimi i…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbajti të martën seancën e radhës, për ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik ndaj vendimin të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmim në detyrë të gjyqtares Alma Brati. Gjatë seancës trupi gjykues i dorëzoi subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik kopje të dokumenteve të administruara nga disa institucione shtetërore në vend, me kërkesë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në funksion të hetimit të çështjes. Ndërkohë, kryesuesja e seancës Natasha Mulaj, shpjegoi se Kolegji ishte ende në pritje të një dokumenti nga autoritetet tatimore italiane për pagesën e taksave nga djali i tezes së…

Read More

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka kujtuar ditën e sotme momentin kur u njoh për herë të parë me partneren e tij, Afrona. Ata sot bëjnë 5 vite bashkë, e për këtë arsye Blero e kujton këtë moment me shumë dashuri. Ai shprehet se që prej fillimit e ka ditur që do të jetë e tija përgjithmonë. Në profilin e tij në “Instagram”, këngëtari publikoi një fotografi me të dashurën, të cilës i dedikoi edhe disa fjalë emocionuese. “Gruaja ime, që prej momentit që të kam njohur e kam ditur që do të jesh gjithmonë e imja”, shkruan Blero në…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp nga selia e kësaj partie ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen e ABI Bank dhe monitorimit të saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera ai tha se Rama po e përdor për të fshehur disa të vërteta që vetëm ai i di. ‘Kryeministri gënjeu haptas dhe qartë publikisht duke shëpërdoruar në mënyrë të turpshme ShBA dhe emrin e tyre. Dhe shtrojmë këto pyetje të mëdha se ç’ detyrë ka Banka e Shqipërisë ? Të vlerësojë burimin e krijmit…

Read More

Çiljeta Xhilaga është një këngëtare dhe fotomodele shqiptare mjaft e adhuruar nga publiku. Në moshën e 14 vjeçare, mori pjesë në festivalin “Kënga magjike” dhe ka dalë si modelja më e mira në “Rinfest 2000-2001”. Sot ajo ka ditelindjen, dhe kjo ditelindje e gjeti vetem me një urim kushtuar vetes ne instagram. Më tepër sesa urim ishte një falenderim ndaj Zotit për dhuratën që i kishte berë, dhe bëhëj fjalë për të birin Fernando. Në një foto të realizuar bashkë me të birin vite më parë ka cituar :- Falemimderit ZOT qe si sot 6 vjete me pare ne diten…

Read More

Në ditën e dytë të vizitës në Beograd, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka takuar Kryeministren Ana Brnabic dhe Ministrin e Jashtëm Ivica Dacic. Në qendër të bisedimeve kanë qenë dy axhendat kryesore të Këshillit: ulja e tarifave roaming nga data 1 korrik deri në zerimin e tyre në vitin 2021 dhe njihja e diplomave në të gjithë rajonin për mjekët, dentistët, arktitektët dhe inxhinjerët.

Read More

Nëse u kënaqët aq shumë në koncertin e këngëtarit Ermal Meta në Tiranë, atëherë kemi një lajm të mirë për ju! Talenti shqiptar do të rikthehet sërish në kryeqytet për të dhuruar spektakël në një supershfaqje në Pallatin e Kogreseve. Lajmin e bukur e ka dhënë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili shprehet se pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare. Por këtë herë ka një surprizë më vete pasi bashkë me Ermalin do të vijnë edhe 4 artistë të talentuar italianë të GnuQuartet. “Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? 💁‍♂Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën…

Read More