Zbulohen detaje të reaja mbi operacionin e koduar “Rruga e Gabuar”. Në dosjen e prokurorisë për Krime të Rënda, për 32 të arrestuarit si pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonin njerëz drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe thuhet se kundrejt shumave deri në 20 mijë dollarë, grupi kriminal pajiste me pasaporta amerikane shtetas të ndryshëm, mes tyre dhe me precedent penale, të cilët udhëtonin më pas drejt destinacioneve të kërkuara, si SHBA dhe Kanada. Ndërkohë drejt Britanisë së Madhe udhëtonin me pasaporta të falsifikuara të vendeve të BE-së. Fakte këto që sipas prokurorisë provohen…
Author: tirana
Mesha e mbajtur nga Papa Françesku në Emiratet e Bashkuara Arabe, bëri bashkë katolikë dhe myslimanë. Rreth 135 mijë persona u mblodhën për të dëgjuar fjalën e Atit të Shenjtë, i cili është drejtuesi i parë i kishës katolike që viziton Gadishullin Arab. Mesha e mbajtur në stadiumin Zajed në Abu Dabi, pati për qëllim promovimin e dialogut ndërfetar. Mijëra besimtarë përshëndetën Papën me flamuj të Vatikanit në duar, ndërsa ai hyri në stadium me një makinë të bardhë të hapur lart. “Në emër të atit, birit dhe shpirtit të shenjtë, paqja qoftë me ju. Vëllezër dhe motra le të…
Për të ishte një ditë normale pune, që nisi me filmimin e gjirafës Gerald, që pritej të dilte në qarkullim brenda disa muajve. Por, dokumentari nuk do të përfundojë, të paktën jo nga regjisori Carlos Carvahlo. 47-vjeçari i njohur për punën e tij me kafshët e egra të Afrikës u bë viktimë e një teke të gjirafës, që papritur e goditi atë gjatë xhirimeve. Goditja me kokë e kafshës ishte aq e fortë saqë regjisori fluturoi mbi 16 metra dhe u plas pa jetë në tokë. Ndihmësit e tij dhe personat e tjerë të stafit u munduan që t’i japin…
Në studion e emisionit “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se në vendin tonë preken nga kanceri rreth 5500 raste në vit, një shifër normale edhe për vendet evropiane. “5500 raste në vit që preken nga tumoret. Jemi në profilin e vendeve të rajonit dhe Evropës. Më të përhapurit janë kanceri i mushkërisë dhe ai i gjirit”, tha Manastirliu. “Rëndësi ka diagnostikimi i hershëm dhe parandalimi. Programi i kontrollit mjekësor bazë për grupmoshën 35-70 vjeç është një ndër programet më të mira për të parandaluar sëmundjet dhe për t’i identifikuar ato. Kemi…
Një aktiviste investigative që ndihmoi në arrestimin dhe daljen para gjykatës të një shëruesi të famshëm brazilian, ka vrarë veten në rrethana të mistershme. 38-vjeçarja Sabrina Bittencourt u gjet e vdekur në banesën e saj në Barcelonë vetëm pak ditë pasi e akuzoi “Gjonin e Perëndisë” se drejton një fermë me skllevër seksi në Brazil. Shëruesi i famshëm në mbarë botën i njohur anglisht si John of God, emri i vërtetë i të cilit është Joao Teixeira de Faria, akuzohet për abuzim seksual nga të paktën 600 gra të cilat kanë marrë guximin ta denoncojnë publikisht se i ka abuzuar…
Autoritetet kineze kanë zhvilluar një aplikacion që ju tregon njerëzve nëse janë afër dikujt që ka borxhe. Gazeta shtetërore “China Daily” njoftoi se zyrtarët në provincën kineze Hebei krijuan aplikacionin, të quajtur “Harta e borxhlive të rraskapitur”, ku njerëzit mund të qasen përmes aplikacionit të medias sociale WeChat. Aplikacioni paralajmëron përdoruesit me një blic kur ata janë brenda 500 metrave të dikujt që është në borxh.
Jeni ende beqarë dhe po kërkoni shpirtin binjak? Këtu do zbuloni shenjat e zodiakut që shkojnë me njëra-tjetrën. Mos u justifikoni më dhe bazoni kërkimet tek udhëzimet e yjeve. Dashi dhe Ujori Marrëdhënia e këtij cifti është shumë emocionuese pasi të dyja shenjat janë kurioze që të jetojnë eksperienca të reja. Demi dhe Gaforrja Të dy kanë lidhje të fortë fizike dhe emocionale. Binjakët dhe Ujori Ata kanë një lidhje shumë të mirë mendore dhe emocionale dhe arrijnë të bashkëpunojnë në mënyrë të përsosur. Gaforrja dhe Peshqit Ata janë dy shenja uji dhe plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur, e…
Gjykata spanjolle ka dënuar ish trajnerin e Manchester United, Joze Mourinho, me 1 vit burg, nën akuzën e evazionin fiskal. Dënim të cilit Mourinjo i ka shpëtuar duke pranuar të paguajë një gjobë prej 182,500 €. Shifra do t’i shtohet një gjobe tjetër me vlerën e 2 milion euro. Ai u akuzua se kishte shmangur 3.3 milion euro detyrime që prej kohës kur menaxhonte Real Madridin në periudhën 2011-2012. Prokurorët thanë se ai krijoi degë të shumta biznesi në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe në vende të tjerë me qëllim menaxhimin e të drejtave të tij të imazhit. Mourinho është…
Personat që qëllojnë mbi Arben Bilalin nga makina e zezë me targa të huaja, kanë qenë të maskuar. Dy maskat e tyre dhe armët e krimit, dy automatikë të modifikuar ishin lënë në makinën që policia gjeti të braktisur në një kodër në Mjull Bathore. Në mjet janë gjetur shenja gishtash, që policia beson se janë të atentatorëve. Makina me targa të huaja false rezulton të jetë vjedhur në Kosovë. Këto elemente, thonë për TV Klan burime pranë grupit hetimor, do të çojnë në zbulimin e atentatorëve të ish – efektivit të policisë. Pamjet filmike kanë ndihmuar deri tani vetëm…
Një ditë pas intervistës së bujshme ku pranoi për herë të parë se ka dashur të vrasë ndonjë njeri me ngjyrë, pasi i kishin përdhunuar një njeri të afërm. Neeson deklaroi se disa vite më parë shoqja e tij e ngushtë ishte përdhunuar nga një njeri me ngjyrë, teksa ai për një javë rresht kërkonte të ngatërrohej qëllimisht me ndonjë njeri me ngjyrë për ta vrarë në shenjë hakmarrje.Aktori irlandez thotë se është rritur në një ambient racist, ku njerëzit vriteshin për shkak të fesë apo racës, por kurrë nuk ka qenë pjesë e krimeve të urrejtjes. “Pas asaj që…
Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri e ka kundërshtuar fuqishëm deklaratën e zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiç që në dialogun final mes Kosovës dhe Serbisë të futet edhe Trepça. “E kundërshtoj fuqishëm këtë deklaratë skandaloze dhe luftë nxitëse nga ana e Zyrës së Mogherinit, që tregon se zonja Mogherini ka marrë anën e Serbisë, duke dhe humbur besueshmërinë për të qenë ndërmjetësuese të paanshëm i Dialogut të Brukselit. Ky nuk është qëndrim i BE-së, por vetëm i disa zyrtareve që janë në rrugë të gabueshme”, citohet të ketë thënë ish-kryenegociatorja. Ajo ka shtuar se Mogerhini nuk po i shërben…
Rashel Kolaneci është një ndër femrat shqiptare më seksi dhe më të komentuara të momentit në showbiz. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Insgram”, ku ndan me ndjekësit e saj foto të ndryshme, të cilat marrin menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente. Rasheli ka postuar së fundmi një foto ku shfaqet e veshur me të zeza dhe tregon se ka qenë mamaja e saj, e cila e ka fotografuar. E si në çdo foto që ka publike në rrjetet sociale, ajo shfaqet tejet seksi. Por ka nga ata fansa që e kanë kritikuar dhe një prej tyre…