Në disa periudha të caktuara shumica e njerëzve bëhen pesimistë dhe mendojnë vetëm negativisht. Por janë disa shenja horoskopi që e kanë më të theksuar këtë gjë. Gaforret janë shumë negative, veçanërisht kur gjërat shkojnë keq ose nuk janë në humor. Ata fajësojnë gjithë botën për problemet e tyre, si dhe luajnë rolin e viktimës. Virgjëreshat duan të kenë në kontroll gjithçka. Kur diçka nuk shkon sipas planit të tyre rrethohen nga një ndjenjë negativiteti. Akrepët përtej negativitetit shfaqin edhe zemërim. Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç ata dëshirojnë, fillojnë të shfaqin shenjat e mësipërme. Në listë futen edhe bricjapët.…
Author: tirana
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Shkodrës. Një person me motor është përplasur nga një autoveturë. Aksidenti ndodhi në hyrje të unazës perëndimore në qytetin e Shkodrës. Nga ky aksident ka mbetur i dëmtuar lehtë drejtuesi i motorit. Menjëherë është dërguar drejt spitalit rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën sipas burimeve spitalore. Nga ana tjetër drejtuesi i autoveturës që ka përplasur personin me motor është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur pas aksidentit të ndodhur. Pasi është larguar nga vendi ku ndodhi aksidenti menjëherë policia vendore e Shkodrës është…
Situata në Ballkan vijon të jetë delikate edhe pas përfundimit të shekujve me luftra të përgjakshme, kjo dëshmohet nga fakti se kufijtë e disa shteteve mbeten të papërcaktuar apo të hapur ndaj idesë së ndryshimit. Prej disa muajsh flitet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë Plani i liderave duket se është shkëmbimi i Mitrovicës së Veriut me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin. Por së fundmi është krahina e Sanxhakut në Serbinë e Jugut që kërkon të bashkohet me Kosovën. Është lideri i Boshnjakëve në Sanxhak, Sulejman Ugljanin, i cili po i prin kësaj ideje dhe ka folur gjatë për gjendjen…
Kungulli është një perime, nga e cila sigurohen një mori përfitimesh shëndetësore të tilla si aftësia për të penguar avancimin e kancerit, për të përmirësuar shikimin, për të mbrojtur shëndetin kardiovaskular, për të rritur imunitetin, për të përmirësuar dendësinë minerale të kockave dhe për të ndihmuar në humbjen e peshës. Me nivele të larta të vitaminës C, kungulli mund të stimulojë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë linja e parë e trupit në mbrojtjen kundër infeksioneve dhe patogjenëve të huaj. Kungujt janë çuditërisht të ulët në kalori, duke i bërë ata idealë për njerëzit që janë…
Një pelikan u dëmtua në Shkodër pak ditë më parë, ndërsa u dërgua në Divjakë për një trajtim të specializuar. Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në qarkun e Fierit, që mbulon Parkun Divjakë-Karavasta Ardian Koçi thotë per Shkodra-web se dje pelikani iu nënshtrua një ekzaminimi klinik. Ai thekson se nga radiografia duket prania e saçmave të çiftes së gjahut, ndërsa sot do të operohet për të bashkuar kockën. “Pelikani i plagosur, që arriti nga Shkodra para pak ditësh, iu nënshtrua një ekzaminimi klinik më të specializuar. Nga radiografia duket qartë prania e saçmave të armës së gjahut, njëra…
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka kryer ditën e sotme një inspektim të befasishëm në zyrat e institucioneve shtetërore në Fier. Qëllimi i vizitës së papritur të Braçes ka qenë zbatimi i orarit të punës së administratës si dhe prania e stafeve në zyrat përkatëse për t’ju shërbyer qytetarëve. Pak ditë më parë, zëvendës kryeministri u shpreh se ishte i pakënaqur nga inspektimet e bërë në disa institucione në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa paralajmëroi inspektime në qytetet e tjera. Mësohet se Braçe spo ka mbërritur në Fier ka inspektuar zyrat e ADISA-s, ALUIZN-it, Drejtorinë e Tatimeve dhe disa institucione të…
Santiago Solari, trajneri i Real Madridit, u shfaq i qetë në konferencën për shtyp, në prag të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit, që do ta luajë të mërkurën kundër Barcelonës, në “Camp Nou”. Ai u përgjigj shkurt, por u ndal në të gjitha pyetjet e gazetarëve. Klasikja – “Është një ndeshje mes dy rivalëve të mëdhenj, si River-Boca, Inter-Milan, Penarol-Nacional, San Lorenzo-Huracan… dhe, natyrisht, Real Madrid-Atletico Madrid”. Kalendari dhe oraret – “Është e çuditshme për t’ju thënë se kjo nuk më shqetëson aspak. Nuk jemi ne, që e bëjmë kalendarin. Ne duhet të shkojmë në fushë, të luajnë…
Të gjithë punonjësit e Bashkisë së Lezhës janë lajmëruar se në datën 16 shkurt duhet të jenë me detyrim të pranishëm në protestën e opozitës në Tiranë. Përfshirja e administratës së bashkive të drejtuara nga PD dhe LSI, së bashku me militantët dhe forumet rinore, ka si synim që të rrisë artificialisht numrin e pjesëmarrësve në protestën e opozitës. Burime brenda Bashkisë së Lezhës bënë me dije për “Lexo.al” se zëvendëskryetarja Alfrida Marku është ngarkuar me organizimin dhe përpilimin e listave të pjesëmarrësve. Gjatë këtyre diteve, Marku është treguar shumë aktive në takimet me militantët e zonës, duke përpjekur që…
Anastas Angjeli kandidat i PS për kreun e KLSH-së? Gjithçka tani në dorën e Metës Me përfundimin e mandatit të Bujar Leksaj në krye të KLSH-së, është hapur edhe gara për pasardhësin. Kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, i pyetur nëse shumica do të votonte deputetin Anastas Angjeli, nëse emri i tij do shkonte si dekret i kreut të shtetit, tha se ai i plotëson të gjitha kriteret. “Ne i qëndrojmë zbatimit të kushteve dhe kritereve që ka përcaktuar ligji. Nëse kandidatura do të plotësojë kushtet dhe ka cilësitë e…
Kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, i pyetur nëse shumica do të votonte deputetin Anastas Angjeli, nëse emri i tij do shkonte si dekret i kreut të shtetit, tha se ai i plotëson të gjitha kriteret. “Ne i qëndrojmë zbatimit të kushteve dhe kritereve që ka përcaktuar ligji. Nëse kandidatura do të plotësojë kushtet dhe ka cilësitë e duhura profesionale dhe morale, integritetin e duhur, pse jo maxhoranca është e hapur për këtë lloj luajaliteti mes presidentit dhe qeverisë. Z.Angjeli është doktor i fushave ekonomike. I plotëson të gjitha kriteret”.…
Dashi Vijon një gjendje e përgjithshme nervozizmi, por kjo e mërkurë parashikohet të jetë më e mirë në raport me ditët e mëparshme. Duhet të mundoheni të bëni qartësi në zemrën tuaj dhe mos u fiksoni pas gjërave të kota. Ditët më të mira për dashurinë do të jenë në fundjavë. Sa i takon punës, parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur. Demi Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, për shkak të ndikimit të Hënës dhe Venusit. Ju pret një periudhë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve, sidomos sa…
Jeni ende beqarë dhe po kërkoni shpirtin binjak? Këtu do zbuloni shenjat e zodiakut që shkojnë me njëra-tjetrën. Mos u justifikoni më dhe bazoni kërkimet tek udhëzimet e yjeve. Dashi dhe Ujori Marrëdhënia e këtij cifti është shumë emocionuese pasi të dyja shenjat janë kurioze që të jetojnë eksperienca të reja. Demi dhe Gaforrja Të dy kanë lidhje të fortë fizike dhe emocionale. Binjakët dhe Ujori Ata kanë një lidhje shumë të mirë mendore dhe emocionale dhe arrijnë të bashkëpunojnë në mënyrë të përsosur. Gaforrja dhe Peshqit Ata janë dy shenja uji dhe plotësojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur, e…