Author: tirana

Kur erdhi koha për të dekoruar rezidencën e saj në Hidden Hills, Kylie Jenner ishte shumë e qartë për atë që donte. “I thashë dizenjuesit se ngjyra ishte esenciale”, ka thënë 21-vjeçarja në një intervistë të dhënë për revistën Architectural Digest, për numrin e muajit mars. E sigurisht që interior dizajneri që ka arreduar shtëpinë e Kylie Jenner ka bër ënjë miksim elementesh të dritave, glamurit, printimeve të kukullës “Barbie” me karrige rozë që të krijnte atë që miliarderia e re në moshë dëshironte të kishte. “Dhoma e garderobës dhe dhoma e gjumit janë shumë personale për mua madje ka…

Read More

E ndërsa kishte njoftuar edhe më herët, Kanadaja me sa duket vijon t’i qëndrojë besnike planit historik për të mirëpritur 1 milionë emigrantë të rinj përgjatë viteve 2019, 2020, 2021. Sipas CNN, parlamenti kanadez ka njoftuar planin për të shtuar më shumë mbi 1 milion banorë të përhershëm gjatë kësaj periudhe, e cila përbën gati 1% të popullsisë së vendit çdo vit. Kanada mirëpriti më shumë se 286 mijë banorë të përhershëm gjatë vitit 2017, ndërsa përgjatë 2018 ishte parashikuar një shifër prej 350 mijë banorësh, e cila më pas në 2020 pritet të shkojë në 360 mijë. Fluksi i…

Read More

Maria de Filippi dhe bashkëshorti i saj Maurizio Costanzo prej 24 vitesh jetojnë një një “martesë të bardhë”. Lajmin e ka thënë publikisht gazetari italian Alfonso Signorini, drejtues i revistës “Chi” gjatë një interviste të dhënë për emisionin “La Republica delle Donne”. Sipas Signorini-t drejtuesja e emisionit shumë të ndjekur italian “C’e posta per te” dhe gazetari i mirënjohur italian Maurizio Costanzo flenë në dhoma të ndarë prej tashmë 24 vitesh. Por çfarë do të thotë “martesë e bardhë”?“Martesë e bardhë” është termi që përdoret kur dy njerëz janë të martuar por që nuk flenë bashkë, pra nuk kanë kontakt…

Read More

“Toka është vizituar mijëra vite më parë nga alienë të ardhur nga yjësia Pleiades, të cilët nuk mundën që t’u mbijetojnë kushteve të planetit tonë”. Ky është pretendimi i Daniella Fenton, një biologe që e përshkruan veten gjithashtu edhe si “alienologe”, e që në librin e radhës jep edhe “argumentin” se si ka rritur në këtë përfundim. “Hibridët njerëzore”, titullohet libri i saj që është hedhur në shitje online. Në këtë libër, ajo thotë se kur alienët kuptuan që nuk mund t’u mbijetonin kushteve të Tokës, vendosën që të modifikojnë gjenetikisht njeriun “e prapambetur” prehistorik duke e shndërruar atë në…

Read More

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat e mia 10 dhe 8 vjeçe e dinë se paratë nuk rriten në pemë, ato e shohin se sa shumë punojnë të rriturit përditë dhe e shohin se gjërat (pjesa më e madhe e gjërave) janë shumë të shtrenjta. Ato e dinë këtë sepse na kanë dëgjuar ta themi shpesh këtë. Megjithatë njëra nga ato mendon se sa herë largohemi nga shtëpia do t’ia blejmë diçka, ndërsa tjetra as nuk…

Read More

UEFA ka bërë ndërmend që të heqë përfundimisht një nga rregullat më të famshëm të lojës më të bukur në botë, ose minimalisht ta modifikojë atë. Sipas asaj që shkruan sportivja gjermane “Kicker”, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, që do të mblidhet ditën e nesërme në Romë, do të marrë në shqyrtim propozimin e bërë nga presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel. Gridel do të kërkojë që të hiqet rregulli i golit në fushë kundërshtare, rregull që ekziston që nga viti 1965, kur u aplikua për herë të parë në finalen e Kupës së Kupave mes Duklës së Pragës…

Read More

Donald Trump më në fund u shfaq sërish në krah të bashkëshortes, Melania dhe djalit të tyre Barron, ndërkohë që thuhet se me të shoqen nuk shihej prej dy muajsh. Por përtej këtij fakti, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte sërish Zonja e Parë dhe shijet e vecanta të saj: Melania ishte veshur në bezhë; pallatoja dhe cizmet ishin në një njëjtën gamë ngjyrë, e cila thyhej vetëm nga një detaj që I shpëtonte syrit në pamje të parë, një shirit i hollë i kuq në kurriz e mëngë nga pjesa e prapme e krahut, dhe canta që ishte po e…

Read More

Qeveria e Kosovës është e vendosur për të mbajtur taksën 100% për mallrat e Serbisë. Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se kjo taksë nuk do të hiqet edhe pse shteti serb po bën shtantazhe në mënyrë që të hiqet. Sipas kryeministrit, taksa do të qëndrojë edhe për Bosnje-Hercegovinën. Ky vendim është përkrahur edhe nga deputetë boshnjakë në Kuvendin e Kosovës. Haradinaj kishte një mesazh edhe për projektin e korrigjimit të kufijve: “Nuk do t’i bashkohemi askujt që e çon Kosovën drejt ndarjes”. Haradinaj kritikoi edhe qëndrimin e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, e cila kishte deklaruar…

Read More

Pak muaj më parë moderatorja Viola Spiro ishte kryefjala e mediave rozë, pasi i dashuri i saj u arrestua në Holandë për trafik të lëndëve narkotike. Pas kësaj moderatorja deklaroi se ishte ndjerë e paragjykuar dhe për këtë arsye do të largohej nga Shqipëria. Viola ka braktisur Radio Televizionin Shqiptar ku moderoi emisonin sportiv gjatë Kampionatit Botëror, por jo për t’u larguar nga vendi.Tashmë Viola ka shkuar në Klan Plus ku do të prezantojë emisionin sportiv ‘Sport Plus’. Siç u paralajmërua edhe nga Tv Klan me spotin e publikuar nga këta të fundit, çdo gjë është gati dhe emsioni do…

Read More

Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit. Kjo situatë bëhet shkak, ndër të tjera, ndaj ekspozimit kundrejt sëmundjeve vdekjeprurëse. Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe INSTAT gjeti se në 2018 rreth 45% e femrave dhe 53% e meshkujve në moshën 15-49 vjeç ishin mbipeshë ose obezë. Gjysma e femrave të moshës 15-49 vjeç kanë peshë normale, 4% janë të dobëta dhe 45% janë mbipeshë ose obezë.Përqindja e femrave të moshës 15-49 vjeç nën peshë është rritur lehtë nga 3% në 2008 në 4% më 2018. Në të njëjtën periudhë,…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani. Gjatë kësaj vizite, Ruçi dhe Balla janë pritur në takime në Bundestag dhe qeverinë gjermane. Takim i rëndësishëm ka qenë ai me kreun e Bundestagut, Wolfgang Schäuble. “Bundestagu dhe Gjermania do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian”, ka deklaruar kreu i Bundestagut gjerman. Gjithashtu, delegacioni shqiptar do të pritet në takime edhe në kabinetin e Angela Merkel nga Ministri për Europën Michael Roth.

Read More

Është pasditja e ngrohtë e 13 majit 1981. Gjon Pali ll u rrëzua pasi u qëllua 2 herë. Ai sheh dorën e tij të përgjakur. Njëri prej plumbave ia ka plagosur dorën dhe berrylin, ndërsa tjetri i ka përshkruar stomakun dhe barkun. Papa mberrin në spital pasi ka humbur shume gjak, por si për mrekulli plumbat nuk ia kane prekur organet jetësore. Një operacion që zgjati me shumë se 5 orë do ta largonte atë nga rreziku. Nuk u gjet kurrë nëse misioni i Agça-s ishte personal apo nje plan ndërkombëtar terrorist. Në vitin 1983 Papa do ta takojë vetë…

Read More