Romina Sala, motra e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala, ka postuar një fotografi prekëse ku shfaqet qeni i sulmuesit, Nala, që pret kthimin e argjentinasit. “Nala po pret për ty”, shkruan motra e tij, që jeton në Argjentinë dhe ka një fëmijë të vogël. Që prej zhdukjes së Sala-s, Romina e ka kthyer faqen e saj në Faecbook në një faltore për vëllain e saj. Qeni i futbollistit shfaqet në foto duke parë nga qielli, ndoshta duke shpresuar se herët a vonë do të shfaqet në derë i zoti. Sala, 28 vjeç, kishte udhëtuar me avionin e vogël privat Piper…
Author: tirana
Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë dhe këtë gjë e kuptojmë vetëm pas një dite të lodhshme e me shumë aktivitet. Ai ju ndihmon të relaksoheni, të fokusoheni dhe të qëndroni të vëmendshëm gjatë ditës, si dhe i jep trupit mundësi të rigjenerojë funksionet e tij. Gjithashtu, gjumi lufton obezitetin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Por kjo nuk do të thotë se mund të kaloni orë të tëra duke fjetur. Gjumi është thelbësor për shëndetin, por nëse e teproni mund të ndikojë për keq. Ja disa nga gjërat e këqija që mund të ndodhin kur flini shumë: 1.…
Të mërkurën Kryetari i Gjykatës Administrative të Tiranës, Eriol Roshi do të përballet në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Eriol Roshi mbaroi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006-të dhe punoi fillimisht në Gjykatën e Durrësit. Në tetor të vitit 2006 ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e shkallës së parë në Berat, ndërsa në vitin 2013 u emërua gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Tiranës. Trupa gjykuese që po kryen procesin e rivlerësimit për Roshin përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët është analiza e pasurisë, së…
Ndër dietat e shumta që tashmë dimë, shfaqet një e re: dieta braziliane. Kjo ju lejon të humbisni deri në 12 kg në muaj, sepse është shumë e lehtë. Humbja e kaq shumë kilogramëve në një muaj të vetëm nuk është aspak e mirë për trupin tuaj, në të vërtetë para se të vendosni një dietë duhet patjetër të konsultoheni me një dietist. Ndërkohë, mund të themi se dieta braziliane ndalon të gjitha yndyrnat dhe karbohidratet komplekse. Një dietë në të cilën agjërimi nuk pritet qartë, por falë marrjes së frutave dhe perimeve çdo ditë, metabolizmi mbetet aktiv dhe trupi mund…
Këto pamje tregojnë momentet kur një një tufe prej 11 qensh rruge ndjek nga pas një grua. Pasi ajo shembet përtokë, qentë i shqyejnë skalpin dhe e kafshojnë deri në vdekje. Ngjarja është regjistruar në Meksikë. Margarita N., 34 vjeç, kishte lënë punën kur u sulmua nga tufa e qenve. Ngjarja e rëndë ka ngritur shumë pikëpyetje. Disa thonë se gruaja është sulmuar pasi kishte kaluar në territorin e qenve. Policia po heton mundësinë që dikush të ketë ndërsyer qentë ndaj saj.
Yaroslav Rakytskyi nuk do të ketë më mundësi të veshë fanellën e kombëtares së tij, atë të Ukrainës, për faktin e thjeshtë se në janar firmosi me Zenit, një klub rus. Konflikti politik mes Ukrainës dhe Rusisë është aq i tensionuar aq sa ka prekur edhe futbollin. Mbrojtësi 29-vjeçar kaloi nga Shakhtar Donetsk në Rusi për 10 milionë euro dhe katër ditë pas marrëveshjes konfirmohet mungesa e tij në listën e ardhshme të trajnerit Andriy Shevchenko. Trajneri i përfaqësueses U21 të Ukrainës, Ruslan Rotan konfirmoi vendimin: “Futbolli dhe politika janë të lidhur ngushtë, për të do jetë e vështirë të…
Që prej marrjes së detyrës, ministrja Belinda Balluku ka nisur shkarkimet e një sërë drejtuesish kyç që ka në varësi. Ditën e sotme mësohet se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shkarkuar nga detyra një tjetër zyrtar në ministrinë që drejton. Etleva Kondi, u largua nga detyra si drejtore e Drejtorisë së Partneritetit Publik Privat në këtë ministri. Kondi ka qenë pjesë e projekteve kryesore koncesionare të firmosura nga qeveria aktuale. Më herët, u largua nga detyra edhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci dhe drejtori i Portit Durrës.
Bora Zemani është prezantuesja e njohur shqiptare, e cila është e divorcuar dhe ka 1 djalë me ish-bashkëshortin. Bora nuk e kursen publikimin e imazheve të ndryshme në rrjetet sociale, shpesh herë publikon foto mahnitëse. Këtë herë, ajo vjen e veshur në të zeza me fustanin e shkurtë dhe teksa po i tregonte pjesët e saj provokuese. Bora i kushton shumë rëndësi pamjes së jashtme, duke u kujdesur në ushqim dhe ushtrime. Ajo duket super bukur në të gjitha stilet e veshjeve që përdor dhe ekspozon.
Rasti i Behgjet Pacollit në Qeverinë e Kosovës mund të regjistrohet lirisht në Librin e Rekordeve ‘Guinness’. Biznesmenit të shndërruar në politikan sot i ka ikur edhe një deputet, këngëtari Labinot Tahiri. Por, Pacolli që tashmë ka vetëm një deputet në Parlament si AKR, pa problem po vazhdon t’i drejtojë katër Ministri në Qeverinë e Kosovës. Behgjet Pacolli po vazhdon të ketë hise të madhe në Qeverinë e Kosovës edhe pse fuqia e AKR’së në Parlament është zbehur. Me ikjen e Labinot Tahiri atij në kuvend i ka mbetur vetëm një deputet nga radhët e partisë së tij. Por, me…
Me vetëm tre fjali të shkurtra dhe një konstatim të thjeshtë, Albin Kurti ka trazuar regjimin e Tiranës më shumë se sa dhjetëra fjalime e aksione opozitare këtu, duke vërtetuar thënien se, përveç mesazhit, është e rëndësishme edhe se kush e përcjell atë. E ashtuquajtuara “ndërhyrje në punët e brendshme” e Kurtit, ishte në thelb ajo që prej shumë kohësh ka nisur të artikulohet zëshëm në Shqipëri, por pa gjetur ende një platformë për t’u instaluar: pabarazia e frikshme që ka krijuar sistemi dhe pamundësia që ai të vetëkorrigjohet. Për rrjedhojë, pa qenë nevoja për ta thënë me fjalë, çështja…
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka pranuar edhe hapur se Kosova duhet të japë një copë territori si çmim për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Këto deklarime ai i ka bërë gjatë një debati të zhvilluar në “Council of Foreign Relations” në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Nëse një korrigjim i lehtë i kufirit është çmimi për marrëveshje përfundimtare të paqes, atëherë kjo do të duhet të jetë e pranueshme”, ka thënë Thaçi. Ai thotë se ky korrigjim i lehtë i kufirit duhet të jetë i pranueshëm për Kosovën. Megjithatë ai ka…
Kjo recetë e shpejtë është ideale për amvisa të cilave u kanë ardhur mysafirë të papritur Përbërësit: – rreth 300 deri 400 g mish të bardhë pule,– 50 g gjalpë të shkrirë,– 5 lugë ajkë,– 1 lugë buke me thermija,– 3 thelpinj hudhre/bën edhe më shumë nëse dëshironi,– patate të ziera/në proporcion me madhësinë e tepsisë rezistuese ndaj zjarrit,– erëza,– kripë,– piper ose ndonjë erzë sipas dëshirës Përgatitja: Mishin e bardhë priteni në formë bërxollash. Nxirrni erëza ose kripë fërgojeni mirë derisa te thithin erëzat. Sipas dëshirës mund t’i qitni piper që të marrë shije më të mirë. Merrni një…