Author: tirana

Kreu i Komandës Qendrore të Ushtrisë amerikane, Joseph Votel, ka paralajmëruar se grupi miltant Shteti Islamik do të përbënte një kërcënim të qëndrueshëm pas një tërheqjeje të planifikuar të trupave amerikane nga Siria.Gjenerali Votel tha se grupi militant posedon udhëheqës, luftëtarë, mbështetës dhe resurse që do të kërcënonin një kryengritje. Deklaratat e ushtarakut të lartë amerikan, pasojnë paralajmërimet e fundit të zyrtarëve të tanishëm apo të administratës së kaluar amerikane, për rrezikun e një rigjallërimi të grupit militant Shtetit Islamik pas tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane nga Siria. “Ne duhet të mbajmë presionin ndaj këtij rrjeti. Ata kanë aftësi…

Read More

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një reagim në mediat sociale, ka reaguar në lidhje me rastin e përdhunimit të të miturës në Kavajë, nga disa prej shokëve të klasës. “S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij!”, shkruan Lleshaj duke iu përgjigjur Berishës për dekalratat e tij në emsionin Tempora në Ora News. Më tej minsitri i Brendhsëm shton se “rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit. Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me…

Read More

Ish-kryeministi Sali Berisha e bëir të qartë se është kundër një marrëveshje të dytë mes kryeministrit Eri Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Në emisionin ‘Tempora’ në Ora News, ai sqaroi se ka vetëm një skenar që mund të rikthejë votën në Shqipëri dhe ky është skenari venezuelian, qe nenkupton protesta deri ne largimin e qeverise. “Marrëveshja e 17 majit ka pasur një qëllim kryesor; të krijojë klimë për zgjedhjet. Ajo nuk i krijoi. Pa rrëzuar Edi Ramën, shqiptarët nuk do të votojnë me votë të lirë. Njeriu duhet të bëjë gjithçka për të shmangur më të fundit, dhe…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se në dosjen e përgjimeve për blerjen e votave janë të përfshirë edhe ministri dhe vetë kryeministri. Ai tha se janë mijëra faqe përgjime në dosje, duke shtuar se nga dokumentet do të dalin shumë fakte. Ka dosja të tjera përgjime për blerjen e votës? Në rrafshin e protestës, PD duhet të bëjë më shumë dhe me këto dokumente që janë dosje të regjistruara të telefonatave. Këto që kanë dalë nuk janë as një e dhjeta e mijëra e mijëra faqeve. Kush është përfshirë? Janë të përfshirë ministra, përfshirë Edi Ramën. Unë kam qenë President,…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të ashpra ndaj gazetarit kosovar Baton Haxhiu. “E vërteta është që nuk kam pranuar asnjë lloj ndarje të territorit të Kosovës. Unë konsideroj territore shqiptare çdo centimetër të atij territori dhe qindra kilometra territore jashtë. Argatët e Beogradit në Prishtinë dhe në Tiranë japin nga mëngjesi deri në darkë versionin e Beogradit. Këtu kam një takim të zhvilluar më 31 korrik të vitit 2011 me kryeministrin e Kosovës në Tiranë. Radio Evropa e Lirë e ka marrë nga faqja e Hashim Thaçit. Në fund të njoftimit thuhet se çdo tendencë për të hapur çdo tendencë…

Read More

Cristiano Ronaldo është shprehur se është duke kaluar një përvojë të jashtëzakonshme te Juventusi, dhe se ndjen veten me fat që po luan në Serie A. Dekalrata e tij u bw me rastin e ditëlindjes së 34. Portugezi shënoi 19 gola në 30 paraqitjet e tij të para me “Zonjën e Vjetër”. “Jam i lumtur të festoj në Itali, është shumë mirë. Dua të falënderoj fansat që më uruan ditëlindjen, dhe dashurinë që kanë treguar për mua. Po përjetoj një përvojë fantastike me Juventusin dhe jam i lumtur të luaj në Serie A. Të gjithë më trajtojnë shumë mirë, veçanërisht…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka ndërhyrë në debatin për korrigjimin e kufujve mes Kosovës dhe Serbisë. Reagimi i Demirajt: Duke ndjekur si gjithë bashkëkombasit e mi me shqetësim te madh situatën në Kosovë, kam dëshirë që me forcë të gjithë së bashku të themi: Sërbi larg duart nga Trepça. Jemi akoma gjallë. Ka ardhur koha ti themi më fortë se kurrë ndal “dhurimit”, vjedhjes dhe uzurpimit të aseteve kombetare që ndodhen brënda tokës amë. Personalisht falënderoj me zemër dhe i bëj thirrje gjithë bashkëqytetarëve në Kosovë, që të mbështesim pa kufi Kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili me shumë kurajo…

Read More

Në këtë rajon të vogël në verilindje të Çekisë fryn një erë e ftohtë dimri. I vetmi restorant i vogël aty është i mbyllur. Prandaj takimi lihet në stacionin e trenit. Biseda e një gazetari me punëtorin nuk duhet të zhvillohet në prezencë të kolegëve në fjetore. Kur mbyllet edhe stacioni, na mbetet vetëm një stol përjashta në erë për t’u ulur. Punëtori duket i veshur hollë dhe i duhet herë pas here të mbledhë supet në xhaketën e tij. Van Ga Nguyen është një 36 vjeçar nga Vietnami verior, në të vërtetë ai quhet ndryshe, dhe na u lut…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, ku ka folur edhe njëherë në lidhje me debatin që pati me Kryeministrin e Edi Rama në Kuvend. Berisha tha se dosjen që Rama mohon djalin e tij nuk ka publikuar ai por është publikuar në media, por shtoi se nëse do ta kishte do ta përdorte në çdo rast. Më tej ish-kryeministri shtoi se i kërkon falje djalit të Ramës që është përfshirë në këtë histori, që ai vet e quan tronditëse. “Unë e kam përmendur disa herë këtë histori, se ai është një person…

Read More

Fiks në 2 vjetorin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, për mosarrestimin e Klement Balilit, pas letrës që Kryetari i Parlamentit të asaj kohe Ilir Meta I dërgoi Presidentit Bujar Nishani, kemi një zhvillim tjetër. Tashmë me kostumin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta ishte prezent në një nga Sallat e Senatit Amerikan, ku u mbajt një forum për sigurinë në Europën Juglindore, me pjesëmarrjen e zyrtarëve dhe parlamentarëve nga 17 vende të Europës. Forumi titullohej: “Sfidat e tanishme të Evropës Juglindore dhe luftimi i sjelljes keqdashëse të Rusisë në rajon.” Një nga diskutimet më…

Read More

Emisioni ‘Dritare me Rudinën’ në News24 ka zbardhur dosjen e ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku një vajzë 14-vjecare ishte abuzuar seksualisht dhe shantazhuar nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë. Historia e rëndë e 14-vjecares nga Kavaja ka nisur në tetor 2018. Vajza e cila jetonte me të ëmën, pasi i ati ishte emigrant në Itali, ka patur lidhje dashurie me një nga djemtë e klasës së saj. Në ditën e përvjetorit të lindjes së tij djali i ka kërkuar vajzës që në vend të dhuratës, t’i jepte trupin e saj. 14-vjeçarja fillimisht s’ka pranuar, por pas këmbënguljes…

Read More

Në vendin tonë ka shumë moderatore sportive dhe të gjitha vajzat janë njëra më e bukur se tjetra. E një prej moderatoreve më simpatike është pikërisht Lei Kraja, një imazh i ri i ekranit dhe mjaft e pëlqyer, e cila di të tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale duke publikuar vazhdimisht foto tejet provokuese dhe tërheqëse. Së fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet në stadium duke parë një ndeshje futbolli të Tiranës, por me një bluzë të “Golden State Warriors” Një komentues i thotë që Stephen Curry do të ishte krenar dhe sigurisht që…

Read More