Një mesazh drithërues, lutje e ardhur nga dëshpërimi është ajo e një banori të Pukës që nuk sheh asnjë shpresë tek politikanët e djeshëm dhe të sotëm. Nga maja më e lartë e Pukës, Bib Ndue Biba, 54 vjeç i ka kërkuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit të ngrihet nga varri, qoftë dhe për pak ditë për të ardhmen e Shqipërisë pasi Shqipëria po mbaron thotë ai. Një mesazh sa naiv aq dhe domethënës që tregon dëshpërimin e skajshëm të tij, dhe si ai dhe shumë të tjerëve. Personazhi që siç mëson “BalkanËeb” ka punuar në ndërmarrjen “Rruga Ura” dhe…
Author: tirana
Papa Françesku pohoi një fenomen për të cilin shpesh ishin bërë akuza, por çështja ishte trajtuar mjegullt. Ati i Shenjtë pranoi se klerikët kanë abuzuar seksualisht me murgeshat dhe në një rast ato janë mbajtur si skllave seksi. Papa deklaroi se në atë rast, paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua që të mbyllte një kongregacion me murgesha që abuzoheshin nga priftërinjtë. Mendohet se kjo është hera e parë që Papa Françesku pranon këto zhvillime. “Nuk është diçka që bëhet nga të gjithë, por ka pasur priftërinj dhe peshkopë që e kanë bërë këtë. Mendoj se akoma ndodh pasi kjo…
Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Jonida Maliqi, e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion”, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Tempora”, ku ka folur për pritshmëritë e saj në këtë spektakël. Por gjatë intervistës, moderatorja e emisionin Sonila Meço kishte menduar që t’i bënte një rreng. Ajo i tha Jonidës në një moment se i duhej të bënte një lidhje direkte me gazetaren e cila në fakt ishte motra e këngëtares, Xhilda. Sonila: Jonida unë të kërkoj ndjesë sepse ky është një televizion informativ dhe natyrisht përveç programacionit normal ne kemi dhe lajmet e momentit…
Në debatet mes deputetëve grekë në seancën e parlamentare të së martës në Athinë, është përmendur edhe Shqipëria. Deputetja Theodora Megaloikonomou ka debatuar ashpër me një kolegun e saj të Partisë së Qendrës pasi vendosi të mbështeste partinë e kryeministrit Alexis Tsipras dhe të largohej nga radhët e partisë së saj. Gjatë fjalës në Parlament, deputetja Megaloikonomou është shprehur se me këtë lëvizje nuk synon që të marrë poste drejtuese. Madje ka thënë se babai i saj ka luftuar në Shqipëri dhe ajo nuk ka përfituar asgjë. “Unë u largova nga partia jo sepse kërkoja karrige. Levendis (anëtar i Parlamentit…
Një zyrtar taliban që ka marrë pjesë në negociatat me Shtetet e Bashkuara për arritje të paqes në Afganistan, i ka thënë BBC-së, se kryengritësit nuk dëshirojnë të pushtojnë “gjithë shtetin përmes fuqisë ushtarake”. “Kjo gjë nuk do të sjellë paqe në Afganistan”, ka thënë Sher Mohammad Abbas Stanikzai. Megjithatë, ai ka thënë se ky grup nuk do të pajtohet për armëpushim derisa forcat e huaja të tërhiqen nga Afganistani. Të dhënat e Kombeve të Bashkuara kanë treguar se talibanët janë përgjegjës për shumicën e viktimave civile në Afganistan, në krahasim me të gjitha grupet tjera aktive. Stanikzai, që aktualisht…
239 ndeshje në total. Kaq herë janë përplasur me njëri-tjetrin Real Madridi dhe Barcelona. Nga këto, 95 fitore i takojnë skuadrës së bardhë, 94 skuadrës katalanase dhe 50 barazime. Nëse Barcelona fiton sonte, ajo do të barazojë bilancin total të “El Clasico”, diçka që nuk ndodh prej 23 gushtit 2012, kur katalanasit fituan 3-2 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës. Asokohe u vendos një balancë momentale në bilancin e fitoreve mes të dy rivalëve (87-87). Dymbëdhjetë herë – Kjo do të jetë e trembëdhjeta herë, në të cilën të dyja klubet do të përballen me njëri-tjetrin në mes…
Një ndër çështjet më të nxehta të merkatos së janarit ishte largimi i Elseid Hysajt nga ekipi i Napolit. Flirtet me skuadrën e Chelsea-it, deklaratat e ashpra të menaxherit Giufredi dhe në fund… shumë zhurmë për asgjë. Shqiptari qëndroi me ekipin italian dhe duhet të luftojë për të fituar formacionin, pasi trajneri Carlo Ancelotti nuk e sheh më si lider të krahut të djathtë. Në verë duket se Hysaj është emri i parë në listën e largimeve. “Don” Carlo nuk e do më dhe drejtuesit kanë ndërprerë bisedimet për rinovimin e kontratës. 25-vjeçari e ka të qartë se e ardhmja…
Me avionin në pikiatë, Emiliano Sala dhe piloti i tij nuk kishin asnjë shans shpëtimi. Të dielën, më 3 shkurt, ekipet kërkimore arritën të gjejnë rrënojat e avionit në fund të detit në Kanalin mes Francës dhe Anglisë. Hetuesit tani do të duhet të përcaktojnë shkakun e rrëzimit të avionit, që ndodhi mbrëmjen e 21 janarit. I intervistuar nga L’Equipe, Xavier Tytelman, një ekspert i aeronautikës i trajnuar për kërkim-shpëtim në det, beson se ish lojtari i Nantes dhe piloti “nuk kishin shans të iknin sepse avioni u përplas me sipërfaqen e detit me 150 km/h.” Ky specialist i aviacionit…
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka minimizuar mundësinë që Neymar të kthehet te katalanasit në merkaton e verës. Braziliani u largua nga “Camp Nou” në vitin 2017, ndërsa vendosi të transferohej në Francë për një shumë rekord botëror me vlerë 222 milionë euro. Siç raportohet nga “Goal.com”, Barcelona do të ishte e interesuar për rinënshkrimin e Neymar, me lojtarin e pakënaqur në “Parc des Princes” dhe në kërkim të një rrugëdaljeje. Në të vërtetë, ish-bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, shkoi aq larg, sa të thoshte se do ta mirëpriste kthimin e ish-yllit të Santos-it në “Camp Nou”, por…
Pas një hetimi të gjatë në lidhje me procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 2016-2017, Prokuroria e Tiranës ka prerë fletë arresti për disa funksionarë dhe ish funksionarë të këtij institucioni. Hetimet ndaj tyre janë shtrirë në 5 procedura tenderimi, ndërsa personat dyshohet se kanë konsumuar veprën penale të Shpërdorimit të detyrës dhe atë të Shkeljes së Barazisë së Pjesëmarrjes në tendera. Ka qenë grupi i inspektimit, i Ministrisë së drejtësisë dhe më pas ai i Ministrisë së Financave, që kanë evidentuar shkeljet me pasoja të rënda për buxhetin e shtetit. Deri tani në pranga kanë përfunduar…
Të shumta ishin mesazhet në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 nga nxënës dhe prindër që tregonin situatën në gjimnaze të vendit. Por mes tyre, shkruan edhe nëna e djalit 15-vjeçar, të dashurit të 13-vjeçares. Ajo thotë se situata është krejt tjetër dhesë djali i saj do flasë kur të jetë më i qetë psikologjikisht. “Mirëmbrëma Rudina, jam prindi i djalit që mungon. Nuk është i dashuri i vajzës, shumë nga ato që po thoni në emision nuk janë të tilla. Djali im është i rënduar psikologjikisht, gjerat janë shumë më ndryshe. Kur të jetë më i…
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në Ora News. Cili ka qenë gabimi juaj më i madh z. Berisha? Lidhur a bën Sali Berisha gabime, një nga parimet themelore që më frymëzon dhe unë besoj është Niçe. Niçe ka një parim, sipas të cilit njeriu duhet të tejkalojë veten çdo ditë. Niçe ishte një i krishter i bindur, por kishte një problem sepse krishti u kryqëzua. Por që njeriu të tejkalojë veten çdo ditë, dhe të them të drejtën mua më ka shërbyer shumë, duhet çdo njeri t’i njohë gabimet e tij. Veten nuk e kalon…