Author: tirana

Kupa e Shqipërisë ka mbyllur raundin e dytë, me tetë ndeshje të luajtura në orën 13:30, sipas programit. Bie në sy përmbysja e Laçit me rezultatin 3-0 përballë Bylisit, që kishte fituar në ndeshjen e vajtjes. Sebastian Toro, që u mendua se do të largohej, protagonist me gol, ndërsa Shtupina hapi serinë e “trisit”. Po në Grupin B, Kukësi me golat e Shkurtajt dhe Etemit thyen Apoloninë 2-0, në një ndeshje me emocione, pasi e para kishte mbaruar 2-1 në favor të fierakëve. Debutoi edhe Valdet Rama. Teuta e ka të lehtë përballë Lushnjes, duke shtruar poker. Protagonist Vecaj me…

Read More

E ardhmja e Eden Hazard do të jetë larg Chelsea-s. Ai do të jetë një lojtar i Real Madridit në qershor. Kjo gjë konfirmohet nga burimet e “Daily Telegraph”. Kampioni belg, më parë dha një intervistë për radion franceze RMC, në një dokumentar të bërë për karrierën e tij. Në atë rast, ai përsëriti: “E di se çfarë do të bëj, e kam marrë vendimin tim”. Ndërkohë, blutë e Londrës shpresojnë për një qëndrim të mundshëm të tij, ndaj po bëjnë çmos ta bindin që të qëndrojë te Chelsea. Klubi anglez i ka propozuar një rinovim të majmë financiar: mbi…

Read More

Në Rrogozhinë u përmbys një kamion me targa të Kosovës rreth mesnatës në rrethrrotullimin e “Bishtit të Zhurit”, në pikën lidhëse mes autostradës Rrogozhinë-Peqin dhe Rrogozhinë-Durrës. Kamioni i përmbysur ishte i ngarkuar me skrap, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Policia mbërriti në vendngjarje, shoqëroi drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet përse ndodhi. Megjithatë, nga hetimet paraprake mësohet se një nga shkaqet ka qenë mbingarkesa. Edhe pse kanë kaluar shumë orë nga përmbysja e mjetit, ende nuk po ndërhyhet për lëvizjen e tij dhe për pastrimin e autostradës nga mbetjet e skrapit,…

Read More

Gent Cakaj edhe pse de fakto kryen detyrën e Ministrit të Jashtëm, de jure atij ende nuk i janë deleguar kompetencat. Qendra e Botimeve Zyrtare sqaroi se delegimi është akt zyrtar që rregullohet në rastin e ministrit nga neni 102 i Kushtetutës dhe nga dispozitat e Kodit të Procedurës Administrative, që në nenin 29 përcakton se: Delegimi i kompetencave botohet në Fletoren Zyrtare ose në buletinet e njoftimeve publike Mbetet për t’u parë nëse në urdhrin që nuk dihet kur do të publikohet, z. Rama do të delegojë të gjitha kompetencat e veta ligjore që i përmban detyra e ministrit.…

Read More

Stadiumi “Arena Kombëtare” që po ndërtohet në qendër të kryeqytet do të jetë gati për inagurim me datë 11 qershor të 2019. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit I thanë “Report TV” se ndeshja e parë që do të zhvillohet në stadiumin e ri po me datë 11 qershor është Shqipëri-Moldavi, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020. Në qershor të 2016 nisi prishja e “Qemal Stafës”, i cili i la vendin ndërtimit nga e para të stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, që sipas përllogaritjeve do të marrë 3 vite kohë për ndërtimin e tij. Aktualisht, siç është bërë e…

Read More

Ata që e mbështesin “Brexit”-in pa plan, meritojnë një vend në ferr. Komenti në Twitter i presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, ishte tepër i fortë dhe i drejtpërdrejtë, ndërsa e bëri të qartë se BE-ja do të këmbëngulë për kufirin irlandez në çdo marrëveshje largimi të Mbretërisë së Bashkuar. Edhe në daljen përpara gazetarëve, më herët, toni i tij kishte qenë i zymtë. “Kanë mbetur 50 ditë përpara shkëputjes së Britanisë së Madhe nga blloku europian. E di, – tha Tusk, – se ende një numër shumë i madh njerëzish në Britani e në të gjithë kontinentin kanë shpresuar…

Read More

Ronaldo (Fenomeni) dha në Madrid një konferencë për shtyp, ku u fokusua te Valladolid. Megjithatë, “El Classico” nuk kaloi pa u vënë re në paraqitjen e legjendës braziliane. “Kjo është një ndeshje spektakolare, klasikja më e mirë e futbollit botëror. Krijohet atmosferë e mahnitshme kur zhvillohen këto lojëra. Shpresoj se zotat e futbollit do të na japin një shfaqje të madhe sonte”, – tha ish-sulmuesi i njohur. Më tej, Ronaldo u pyet edhe për favoritin e klasikes së mbrëmjes së sotme: “Nuk ka favorit, është një ndeshje e rëndësishme. Unë kam një histori të veçantë me Real Madridin dhe shpresoj…

Read More

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, Haradinaj shkruan se nënshkrimi i këtij protokolli do të thotë më shumë siguri, paq dhe stabilitet në rajon. “Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet. Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme”, shkruan ai.

Read More

Drejt jubileut shekullor të një Spitali. Po i afrohemi shekullit të jetës dhe veprimtarisë së institucionit shëndetësor kryesor të qarkut të Beratit. Ky jubile i shënuar, ngjall dhe një krenari të ligjshme. Ai u projektua në vendimet e qeverisë, dalë nga Kongresi i Lushnjës (shkurt 1920), ka një trajektore të progresit, duke qenë, në veçanti, edhe tregues i hapave drejt konsolidimit të Pavarësisë dhe shtetformimit shqiptar. Retrospeltivisht, kthehemi në ato vite të vështira, kur u dëshmua vullnet i fortë, shpërthim antusiazmi, sidomos, përkushtim atdhetar i një plejade të lavdishme të msionit për të bërë Shqipërinë. Kur u gëzohemi fryteve të…

Read More

Hekurudha që lidh Fushë Kosovën me Hanin e Elezit shumë shpejt do të duket më ndryshe. Punimet në rehabilitimin e saj do të nisin në ditët në vijim. Sot veç është bërë hapi i parë për rregullimin e kësaj hekurudhe që ka rendësi të madhe për Kosovën. Infrakos ka nënshkruar kontratës me Generale Construzioni Ferrovarie (GCF), për Rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë – Hani i Elezit. Kjo kontratë ka peshën e jo më pak se 210 milionë eurove. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot është një ditë feste për vendin. Sipas tij, me…

Read More

Mauro Icardi dhe e ardhmja e tij vazhdojnë që të jenë temë diskutimi në Itali. Ndërsa drejtuesit e klubit zikaltër janë të bindur për qëndrimin e sulmuesit argjentinas në Milano, bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e lojtarit, Wanda Nara, jo pak herë ka lënë të kuptohet të kundërtën, e kjo ka bërë që e gjithë Europa të tentojë blerjen e kapitenit të Interit. Media italiane flet për kontaktet e nisura nga Manchester United, Juventus e Chelsea me futbollistin, por në garë për të duket se janë edhe dy klubet e La Ligës, Real dhe Atletico Madrid. Madje, flitet se edhe Barcelona…

Read More

Në qershor do të nisë funksionimi i Komunitetit të Transportit të Ballkanit Perëndimor. Lajmin e jep Beogradi zyrtar, i cili pritet që të marrë presidencën dhe të shndërrohet në seli të këtij projekti madhor në fushën e transportit, financuar nga Këshilli i Europës. Shqipëria, tashmë vetëm anëtare, do jetë pjesë e një rrjeti për integrimin e 6 shteteve Ballkanike, me qëllim arritjen e standardeve të përbashkëta, efikasitetit të rrjetit dhe cilësisë së shërbimit të ofruar qytetarëve dhe bizneseve. Serbia sakaq, pret që Komuniteti i Transportit i Ballkanit Perëndimor të hapë selinë e vet në Beograd në qershor, sipas ministres së…

Read More