Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Dhurata për ditëlindje që futi në grackë 13-vjeçaren nga Kavaja. Zbardhet dosja e Prokurorisë

21:47 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perdhunim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni ‘Dritare me Rudinën’ në News24 ka zbardhur dosjen e ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku një vajzë 14-vjecare ishte abuzuar seksualisht dhe shantazhuar nga 8 adoleshentë për një kohë të gjatë.

Historia e rëndë e 14-vjecares nga Kavaja ka nisur në tetor 2018. Vajza e cila jetonte me të ëmën, pasi i ati ishte emigrant në Itali, ka patur lidhje dashurie me një nga djemtë e klasës së saj. Në ditën e përvjetorit të lindjes së tij djali i ka kërkuar vajzës që në vend të dhuratës, t’i jepte trupin e saj. 14-vjeçarja fillimisht s’ka pranuar, por pas këmbënguljes së fortë të djalit, ata shkuan në shtëpinë e gjyshes së tij. Aty kanë kryer marrëdhënie seksuale, gjatë të cilave janë filmuar nga njëri prej shokëve të djalit. Përgjatë nëntorit e dhjetorit vajza ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me 7 djem të tjerë, shokë të të dashurit, të cilët e shantazhonin me videon nëpërmjet mesazheve në instagram.

Në mes të janarit 2019 një nga mësueset ka rënë në dijeni te skandalit dhe ka informuar nënën e vajzës. Për arsye që nuk shpjegohen, shkolla nuk ka bërë denoncim për rastin dhe as nuk është kujdesur qe vajza të trajtohet. Shkolla nuk ka njoftuar as seksionin e posaçëm në bashki duke u mjaftuar me njoftimin e familjes. Nëna e vajzës nga ana tjetër duke iu trembur opinionit, nuk e denoncoi ngjarjen për 10 ditë, derisa mbërriti i shoqi nga Italia. Bashkë me vajzën me 29 janar kanë bërë denoncim në policinë e Kavajës.

Denoncimi kaloi në prokurorinë e Durrësit ku ka një seksion të çështjeve për të mitur. Më datë 30 prokuroria regjistroi procedimin penal. Një ditë më pas, më datë 31 janar, ora 15.45 organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për tetë të miturit përfshi dhe të dashurin e vajzës.

Më 1 shkurt gjykata caktoi masat dhe me 2 shkurt u bë i mundur arrestimi i 7 prej tyre ndërsa i teti i dashuri i vajzës është ende në kërkim./ BalkanWeb

Kavaja Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një muaj protestë në shesh/ Bylykbashi: Ndjehet reduktim i ndjeshëm i pjesëmarrjes

21:58 / June 29, 2026

Autoriteti i Dosjeve hap debatin shkencor mbi mekanizmat e diktaturës…

21:37 / June 29, 2026

Pakësohet gruri, fermerët ulin mbjelljet, çmimi dhe importet po godasin prodhimin vendas

21:00 / June 29, 2026

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

19:54 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.