Një nga personazhet më karizmatik në edicionin e 5 të Big Brother Albania, Genta Gjalpi vijon të tërheqe vemendje me “bëmat” e saj. Së fundmi nga postimet e bëra ajo i ka kushtuar një vëmëndje të rëndësishme fizikut, edhe duke realizuar seanca dobësimi. Nga një foto e publikuar ajo duket mjaft e dobësuar dhe me linja te rregullta, kështu që nuk është cilësuar nëse foto është e bërë vite më përpara apo e realizuar ditët e fundit edhe pse komentuesit kembengulin se eshte photoshop. Por nje komentues ka ofenduar duke i shkruar se: ” Me fal po spo shikoj fare…
Author: tirana
Ka qenë konferenca “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë holokaustit”, arsyeja e ngritjes së “tensioneve” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për shkak se ambasadorja e Shqipërisë në këtë institucion ndërkombëtar, Besiana Kadare, ka injoruar konsullen e përgjithshme të Kosovës në New York, Teuta Sahatqija, duke mos e lejuar atë të flasë, dhe për të treguar se edhe shqiptarët në Kosovë kanë strehuar dhe ndihmuar shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të pranishëm ishin shumë ambasadorë të shteteve të ndryshme si dhe personalitete të rëndësishme të komunitetit hebre në ShBA. Hiq më pak se 17…
Kanë kaluar tashmë 9 muaj nga dita kur shkrimtarja e njohur Flutura Açka do të merrte lajmin e kobshëm, atë të ndarjes nga jeta të djalit të saj të vetëm. Jerini, ishte vetën 18 vjeç kur humbi betejën me një sëmundje të rrallë që i mori jetën, duke i prerë në mes ëndrrat, rininë dhe duke ngrirë buzëqeshjen te prindërit dhe ata që e njohën. Këtë fillim shkurti, shkrimtarja Açka ka gjetur sërish forcën për të bërë një shkrim kësaj here jo vetëm për dhimbjen e saj, por për dhimbjen e zinë e gjithë grave e nënave që kanë pësuar…
Presidenti i Greqisë e ka me Shqipërinë. Duke folur nga Kroacia pas takimit që pati me Presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitarovic, Prokopis Pavlopoulos deklaroi:“Ne mbështesim perspektivën evropiane. Por është e qartë edhe kërkesa për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat themelore të njeriut. Sjellje të tilla si ato kundër pakicës greke që cënojnë të drejtën e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme në kursin evropian të Shqipërisë”.Kjo dhe shumë çështje të tjera të pretenduara nga pala greke, janë sqaruar dhe adresuar. Pasi i ndryshuan emrin Maqedonisë, po me Shqipërinë, ku e ke hallin, Qirie?!
Presidenti i Greqisë, Prokopios Pavloulos i ka dërguar sërish një mesazh shumë të qartë Shqipërisë, por edhe Maqedonisë e Turqisë, kur bëhet fjalë për integrimin në Bashkimin Europian. Gjatë takimit me homologen e tij, kroate Kolinda Grabar-Kitarovic ai theksoi se tre vendet duhet të plotësojnë detyrimet europiane dhe ligjet ndërkombëtare. Duke u ndalur te Shqipëria, ai shtoi se duhet të respektojë të drejtat e pakicave kombëtare. “Nëse ata duhet të kenë perspektivë europiane duhet të plotësojnë detyrimet që shtrohen nga legjislacioni europian. E drejta e pronës përbën një pengesë të pakapërcyeshme për integrimin evropian të Shqipërisë” deklaroi Prokopios Pavloulos.Mes dy…
Sapo akrepat e orës janë vendosur një mbi një, në mesnatë, miqtë e Orinda Hutës janë bërë bashkë dhe kanë trokitur në shtëpinë e saj, në një moment kur ajo as që e priste, për ti uruar 32-vjetorin e lindjes. Ëmbëlsira, tollumbace, pije, tortë dhe lule mitë e Orindës u rehatuan në shtëpinë e saj ku me siguri kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit. Nuk ka se si të mungonte edhe urimi i bashkëshortit Turit, i cili ka përdorur pak humor për gruan e jetës së tij. “Ja na u rrit gruaja”: shkruan Turjani nën një foto…
Është arrestuar në Vlorë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Kasem Piluri 57 vjeç, i dënuar me 10 vite burgim, i cili është pjesë e një grupi kriminal që furnizonin familjet mafioze siciliane me kanabisin nga Shqipëria. Ky shtetas ishte shpallur në Kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Një qershor të vitit 2017, Prokuroria për Krimet e Rënda në lidhje me hetimin e këtij grupi kriminal që dyshohet të ketë…
Greta Koçi nxjerr këngën më të re të saj “Aman”, një këngë dashurie, tregon për një dashuri të humbur që ende nuk e ka harruar. Nuk dihet ende se kujt ja ka kushtuar Greta këngën. Kënga doli në treg më 2 Shkurt 2019 dhe ka marrë 353,487 views. Greta është një këngëtare mjaft e pëlqyer nga publiku dhe kënga është komentuar në rrjetet sociale nga fansat.
Anila Gjebrea, bashkëshortja e artistit Ardit Gjebrea ka festuar ditëlindjen në fundjavën që lamë pas dhe duket se drejtuesi i “E Diela Shqiptare” nuk e ka lënë që kjo datë e rëndësishme të kaloj thjesht. Përpos urimit publik që ai bëri nënës së dy fëmijëve të tij, që e cilësoi ndryshe “fati im”, ka organizuar edhe një darkë private për familjarët dhe miqtë më të ngushtë të çiftit, në një nga lokalet e kryeqytetit.Ambienti i dekoruar me lule, qirinjë, e që në hyrje shkruante me gërma të mëdha “ANILA”, i ftonte të pranishmit në sallën e festës ku surprizat nuk…
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) publikoi vendimin për shkarkimin e ish-gjyqtarit të lartë Artan Zeneli. KPA shpjegon se vendimi është marrë njëzëri dhe unanim duke lënë në fuqi verdiktin e mëparshëm të komisionerëve të Vetting-ut që nuk e konfirmoi në detyrë Artan Zenelin. Ky vendim është përfundimtar dhe i menjëhershëm, tregohet më tej, që do të thotë se tashmë në Shqipëri Artan Zenelit i mbyllen rrugët për t’u rikthyer në drejtësi. Kujtojmë se Zeneli u shkarkua pasi nuk kishte deklaruar heqjen e vizës nga ambasada e SHBA, nuk kishte deklaruar huanë e marrë nga persona të ndryshëm dhe problemet…
Presidenti Ilir META, ishte i Ftuar Nderi në Senatin amerikan nga Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes, Senatori Jim Inhofe, për të mbajtur fjalën në forumin me temë: “Sfidat e Rajonit të Europës Juglindore dhe përballja me ndërhyrjen nga Rusia”. Presidenti Meta njohu audiencën me sfidat e sigurisë në rajonin e Europës Juglindore dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale, qëndrimin e tij mbi bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga BE-ja, si dhe përpjekjet dhe reformat e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian. Presidenti Meta tha se Ballkani ka pësuar transformime të thella në dy dekadat e fundit në…
Nga Nikoll LESI Shqipëria ndodhet në krizë të madhe politike dhe në prag të një destabiliteti shkatërrues me 16 shkurt për fajin e kryeministrit Rama dhe oligarkisë e mafias së organizuar, e cila sipas opozitës, po drejton vendin. Ndërsa Kosova po lufton me treshen Thaçi-Vuçiç-Rama, të cilët me sharrë në dorë janë turr për t’i hequr disa pjesë të trupit të Kosovës. Tamam kur duket sikur nuk ka shpresë në të dyja anët e kufirit, në skenë rishfaqet përsëri një uragan kombëtar në formën e Liderit përbashkues. Ai është Albin Kurti, Lideri i Vetvendosjes. Në Kosovë po lufton me “bajlozët…