Author: tirana

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa po përflitet si një nga të këngëtaret kryesore për të kënduar kolonën zanore e filmit të ri të James Bond. Në fakt kjo është konsideruar si një nga marrëveshjet më të madha dhe filmi është vendosur të publikohet në vitin 2020, kështu që ka akoma kohë për të regjistruar këngën.Sipas thashethemeve, Dua ka nisur regjistrimet, ndërkohë që këngëtarja është përgjigjur se nuk iu është bërë akoma një ofertë e tillë. Duke folur për Capital Breakfast, ajo tha se do ishte nder për të nëse do përzgjidhej për të kënduar këngën e Bond.…

Read More

Publicisti Fatos Lubonja, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi reagimin publik të një dite më parë të Kreut të Shtetit, Ilir Meta i cili doli me qëndrim publik për çështjen e Unazës së Re dhe kërkoi anulimin e këtij projekti që prek shumë shtëpi banime me arsyetimin se ka pasur shkelje të mëdha ligjore. Zoti Lubonja thotë se për të dalë në këtë konkluzion Presidenti Meta i ka bërë kërkesë institucioneve për tu mirë informuar për këtë projekt dhe është plotësisht në të drejtën e tij. “Të mos harrojmë se ngjarja u bë ngjarje kur u…

Read More

Në SHBA kureshtja është e madhe për të gjetur se cili person ka fituar 1.5 miliardë dollarë. Fatlumi ende nuk i ka tërhequr, e për ta bërë këtë ka kohë deri në 21 prill. Bileta është shtiur në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për fituesin e çmimit të lotarisë më të lartë në historinë e saj. Bileta fituese u ble në Simpsonvil në muajin tetor. Rregullat në Karolinën e Jugut janë të qarta: nëse çmimi nuk do të tërhiqet brenda 180 ditësh, ai do të shpërndahet në të gjitha shtetet që kanë marrë pjesë…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka propozuar presidentit Ilir Meta shkarkimin e gjeneralit të Forcave Detare, Ylber Dogjanin si masë për ngjarjen e ndodhur disa javë më parë në bazën ushtarake të Pashalimait. Në bazë të ligjit kompetenca për të miratuar propozimin për shkarkim të ministres së Mbrojtjes e ka pikërisht Kreu i Shtetit. Ndaj nuk dihet nëse Meta do ta marrë në konsideratë këtë propozim, kjo jo vetëm për shkak të marrëdhënieve të tensionuara që ka me qeverinë, por edhe sepse sic mësohet Dogjani gëzon mbështetjen e Metës. Dogjani është emëruar në këtë detyrë në vitin 2015. Asaj…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, shkruan se një efektiv i Gardës së Republikës është dhunuar në Vlorës, por ngjarja mbahet fshehtë nga Policia. Sipas Berishës që i referohet një mesazhi të një qytetari dhunues i efektivit të gardës është djali i një polici. POSTIMI I PLOTË “Ne Vlore goditet rende gardisti nga djali i narkopolicit por narkopolicia fsheh krimin! Sb Pershendetje Z.Berisha doja te ndaja nje cudi qe po ndodhe ne qyteti e Vlores ne dt 2 rreth ores 23.ne vendin e quajture Kapelja nje efektiv i Gardes eshte goditure nga nje djal i nje efektivi…

Read More

Ndërsa zërat për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë po shtohen, ku nga kjo mund të ketë ndryshime territory dhe qyteti i Mitrovicës rrezikon të ndahet, kryebashkiaku i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri e ka bërë të qartë se situatë do të përshkallëzohet. Ai deklaroi se “nëse preket qyteti i Mitrovicës”, në kuadër të një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, “do të ketë luftë”. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një tubim për shënimin e 19 vjetorit të masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që ndodhi në veri, njofton Klan Kosova. Komuna e Mitrovicës…

Read More

Bebet e lindura në muajin shkurt rriten për të qenë njerëz kreativë dhe aventurierë. Profesioni që do i përshtatej mësë miri do të ishte çdo gjë që lidhej me artin! Këta njerëz nuk mund t’i mbyllësh dot në një zyrë, pasi e kanë të pamundur të përqëndrohen apo të kryejnë ndonjë punë. I përkasin shenjave ujor dhe peshq, karakteristikat e të cilave janë tejet të ngjashme. Destinacioni ideal i të lindurve deri më datën 18 shkurt nën shenjën e ujorit, është Japonia. Përvoja në këtë vend duket se do i përmbushë ata. Ndërkohë peshqit duan një vend të ngrohtë, me…

Read More

Një ngjarje shumë e rëndë është filmuar në Fulham Broadway të Britanisë së Madhe. Një shqiptar i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga vinçi për shkak se nuk merrte dot letrat. Personi kishte 13 vite në Britaninë e Madhe, por i pa pajisur me letra shkruan shqiperiaime. Mesazhi i plotë: “Përshëndetje! Shikojeni si hidhet ky shqiptari nga Krani ne Fulham Broadway. Kishte 13 vjet pa letra i stresuar dhe ja fundi 😢😢 anonim ju Lutem”

Read More

Spanja i është shtuar së fundmi listës së vendeve që kanë njohur Juan Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës. Pedro Sánchez e bëri këtë njoftim në një konferencë shtypi. “Në orët e ardhshme – tha kryeministri spanjoll – unë do të vihem në kontakt me qeveritë e Europës dhe Amerikës Latine që duan të bashkohen me këtë njohje, Guaido duhet të thërrasë zgjedhje të lira sa më parë që populli i Venezuelës të jetë në gjendje të vendosë të ardhmen e tij. Komuniteti ndërkombëtar do të duhet të respektojnë rezultatin dhe të verifikojë këtë proces”, tha Guaido. Sánchez gjithashtu…

Read More

Dega e psikologjisë që merret me personalitetin dhe variacionet e tij në mesin e individëve quhet Psikologjia e Personalitetit. A keni menduar ndonjëherë pse dy persona me personalitete të ndryshme janë miq të ngushtë dhe pse dy njerëz me personalitete të ngjashme janë armiq të betuar? E pra, ky test përgjigjet për pyetje si këto. Gjithë sa duhet të bëni është t’i përgjigjeni një pyetje të thjeshtë pasi të keni parë këtë foto: kush e theu vazon? Nuk ka të dhëna ose elementë definitive në imazh që mund të zbulojnë përgjigjen për ju. Fëmija A Duket të jetë zgjedhja më…

Read More

Personazhet publik në të shumtën e rasteve duan ta mbajnë tepër të fshehtë jetën e tyre personale. Eno Popi ka qenë dhe është shumë i rezervuar kur vjen fjala tek jeta e tij private, por ishte bashkëshortja e Enos, Atena Pali e cila nëntë muaj pas ardhjes në jetë të vogëlueshes së tyre, ka nxjerrë për herë të parë foto të saj, shkruan revista Bordo. Atena megjithatë, sërish është përpjekur që të mos  e tregojë të plotë pamjen e vajzës së pagëzuar me emrin e vecantë Liv, por fotot për cdo rast janë të adhurueshme!!! Eno dhe Atena kanë pasur…

Read More

E ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Alesia Bami tregon se si e hoqën nga puna në “Stop”. Bukuroshja 19-vjeçare tregoi se është larguar nga puna me një mesazh dhe nuk ka patur në asnjë moment vërejtje nga drejtuesit për mungesë profesionalizmi. Ajo tha se ka qenë e përpiktë në orare, ka patur marrëdhënie të mira me kolegët, madje ka refuzuar edhe oferta të rëndësishme që i janë ofruar për punë jashtë vendit. E pyetur nga Bieta në lidhje me kontratën e punës, Alesia theksoi se nuk ka patur asnjëherë kontratë dhe, sipas saj, kjo gjë mund të…

Read More