Author: tirana

Gjatë një interviste për emisionin “Mirage”, këngëtarja shqiptare Ana Kabashi është vënë mes një zgjedhjeje të sikletshme. E pyetur në rubrikën “Kë zgjedh” se me cilin prej VIP-ave shqiptarë do të kalonte një natë, Noizin apo Robert Berishën, ajo ka zgjedhur Noizin. “Pasi Noizi është i lirë, se Robertin e kam shumë mik në fakt. Kështu që s’kisha mundur t’a mendoj me Robertin edhe pse është mashkull seksi, me dorën në zemër. Por, me Noizin.”- është përgjigjur këngëtarja.

Read More

Meta i ka dhënë shuplakë institucioneve publike, pasi shprehet se nuk i kanë dhënë informacionin e kërkuar për segmentin rrugor ‘mbikalimi i pallatit me shigjeta-rrethrrotullimi i sheshit ‘shqiponja’, pavarësisht se pretendon se kjo kërkesë i është bërë disa herë. Gjithashtu Meta ka kërkuar anulimin e menjëhershëm të projektit të Unazës së Madhe, pasi sipas tij ka konstatuar se paraqet shkelje të shumta ligjore. QËNDRIM PUBLIK I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, PAS VERIFIKIMEVE TË KRYERA MBI PROJEKTIN E SEGMENTIT RRUGOR “MBIKALIMI I PALLATIT ME SHIGJETA – RRETHRROTULLIMI I SHESHIT “SHQIPONJA” Presidenti i Republikës, e ka ndjekur me vëmendje dhe shumë shqetësim situatën…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në largimin e tij nga detyra, ka marrë disa letra falenderime mes të cilave nga Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo, ministri i Jashtëm britanik Duncan, ministrii i Punëve të Jashtme të Italisë Enzo Moavero Milanesi, dhe ai turk Mevlut Cavusoglu. Në letrën dërguar Bushatit, Sekretari Amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo ka vlerësuar rolin e ish-kryediplomatit shqiptar në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. “Unë jam plotësisht dakord me vlerësimin tuaj të partneritetit strategjik të suksesshëm mes dy vendeve tona, që ju ndihmuat…

Read More

Ajo nuk heziton anjëherë që të tregojë format e saj bombastike. Ameirkania Courtney Stodden ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet krejtësisht nudo. Bukuroshja 24 vjeçare është tekstshkruese, modele dhe personazh mediatik i njohur në SHBA. Në fotot e publikuara në rrjetin social, 24-vjeçarja shihet e shtrirë, duke mbuluar me duar pjesët intime.

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot me kërkesë të tyre një përfaqësi të banorëve të “Unazës së Re”, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga projekti i segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta-Rrethrrotullimi i sheshit ‘Shqiponja’”. Gjatë kësaj dëgjese me qytetarët, Presidenti Meta u informua në detaje, në lidhje me të gjitha shqetësimet dhe problematikat e këtij komuniteti që ende nuk janë zgjidhur nga institucionet përkatëse. Presidenti Meta theksoi se e ka ndjekur me shumë shqetësim dhe vëmendje maksimale situatën, si dhe ka kërkuar prej kohësh me insistim informacion zyrtar shterues nga të gjitha instancat shtetërore përgjegjëse…

Read More

Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për 7 adoleshentë, të cilët akuzohen se përdhunuan një 13-vjeçare. Ndërkaq, mësohet se është shpallur në kërkim edhe një 15 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjecare “Rilindja” në Kavajë, ndërsa policia ende nuk nuk ka publikuar asnjë komunikatë për rastin në fjalë. Adoleshentët mbi të cilët rëndon akuza e “marrëdhënie seksuale me të mitur” janë arrestuar një ditë më parë, ndërsa gjykata dha sot masën e sigurisë për ta. Burime konfidenciale bëjnë me dije se e mitura është përdhunuar në grup nga adoleshentët.

Read More

Nga Marc Santora* Gjëja e fundit që Borko Stefanoviç kujton janë tre burra që qëndronin në hije. “Ata dolën nga errësira dhe më goditën në kokë me doreza hekuri”, tha z. Stefanoviç, një politikan i opozitës serbe. Koka e tij u ça, duke ia bërë këmishën qull në gjak. Ai humbi vetëdijen. Në Serbi, një vend me një histori të gjatë të dhunës politike, zoti Stefanoviç menjëherë dyshoi se rrahja në fund të nëntorit kishte për qëllim të dërgonte një mesazh: Mjaft fole për lidhjen midis rrjeteve kriminale dhe udhëheqësve politikë. Nëqoftëse është kështu, nuk funksionoi. Protestuesit u kapën pas…

Read More

Klubi i Skënderbeut ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me dhunën e ushtruar në dhomat e zhveshjes në Fushë Krujë ndaj lojtarëve korçarë në ndeshjen ndaj Kastriotit. Më anë të deklaratës, Skënderbeu dënon fuqishëm aktet e ndodhura, ndërsa kërkon vendosjen para drejtësisë të personave përgjegjës. Klubi i Skënderbeut kërkon me ngulm nga organet kompetente nisjen e hetimeve, zbardhjen e plotë të çështjes dhe evidentimin e autorëve të këtij incidenti të mirë organizuar, sipas tyre. Në rast të kundërt, thuhet në deklaratë, klubi do të rishikojë vazhdimin e garës deri në fund duke lënë nënkuptuar një tërheqje të parakohshme.

Read More

“Dy roje të armatosur rëndë hapën derën e dhomës sonë të intervistës në burgun e Sigurisë së lartë të Floridës dhe Bernard Giles eci ngadalë brenda saj, teksa ne i dhamë dorën njëri-tjetrit”. Kështu nis rrëfimi i gazetarit të mirënjohur britanik Piers Morgan për intervistën e tij me një nga vrasësit më famëkeq të Amerikës, për të cilin thotë se sytë i ndizeshin me eksitim kur përshkruante pasionin e tij për ekzekutimet. “Ai ishte 1.8 metër i gjatë, tullac, i parruar dhe me uniformën blu të burgut. Ne shkëmbyem biseda të vogla për disa minuta dhe ai dukej, në fytyrë,…

Read More

Numri i të prekurve nga gripi është rritur ndjeshëm, por më shqetësuese është situata me ata që janë prekur nga gripi dhe vuajnë nga komplikacionet e rënda. Në Sanatoriumin e Tiranës dy persona kanë humbur jetën, ndërsa mësohet se reparti i reanimacionit është i mbushur plot me të sëmurë. Në Sanatoriumin e Tiranës ka patur dy raste vdekjesh. Viktima që ka humbur jetën një natë më parë ka qenë i prekur nga gripi dhe më pas i është shtuar komplikacioni i pneumonisë akute. Personi i dytë që ka ndërruar jetë ka qenë sot rreth orës 10:30. Mjekët nuk pranojnë se…

Read More

Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë, i cili gjendet në Budapest, në intervistën e parë pas arratisjes nga Maqedonia ka zbuluar rrugën e tij të lëvizjes, duke përsëritur detajet tashmë të njohura për opinionin. “Nga Maqedonia u largova shumë thjesht, shkova në Shqipëri, u paraqita në Ambasadën hungareze në Tiranë ku kërkova azil politik dhe nga atje shkova në Hungari, me mënyrën që e vendosën ata pas konsultimeve, për shkak se gjatë kohë kam qenë kryeministër, për shkaqe sigurie, të transportohem nga ata deri në Hungari”, u shpreh ish-kryeminsitri Maqedonise së Veriut. Gruevski në këtë intervistë thotë se ka shfrytëzuar letërnjoftimin e…

Read More

Regjistrohet viktima e parë nga gripi i derrit në Shqipëri. Ai është një 48-vjeçar nga qyteti i Elbasanit, i cili ishte shtruar në Sanatorium prej ditës së mërkurë të kësaj jave, bashkë me dy persona të tjerë, ndërsa mëngjesin e sotëm raportohet se ka ndërruar jetë. Të prekurit nga virusi AH1NI, janë mbajtur në karantinë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve, por 48-vjeçari nuk ka arritur që t’i mbijetojë virusit. Ai mësohet se kishte edhe komplikacione të tjera shëndetësore. Ndërkohë që Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një mbledhje urgjente pas rasteve që janë paraqitur duke kërkuar angazhim…

Read More