Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Berat, vizitoi një sipërmarrje të grumbullimit të bimëve medicinale në zonën e Dushnikut. Kreu i qeverisë theksoi se reflektohet një rritje e qëndrueshme e punës dhe fitimit, falë edhe politikave mbështetëse të viteve të fundit. Ndërsa nuk munguan edhe batutat me biznesmenin që ka në pronësi sipërmarrjen gjatë diskutimit për eksportet në vende të ndryshme të botës. Rama pyeti biznesmenin nëse ka probleme me vizat amerikane, duke ‘thumbuar’ sërish ish-kryeministrin Berisha, pasi në seancën e së enjtes në Kuvend, kreu i qeverisë e pyeti, ‘me dash a e kalon Oqeanin?’ duke lënë të kuptohet…
Author: tirana
Portalet dhe mediat rozë janë mbushur plot me lajme se ata janë në një lidhje, madje shpesh herë janë kapur edhe MAT, por asnjë prej këtyre të famshmëve nuk e ka pranuar publikisht se janë çift. Jo vetëm që janë kapur MAT, por burime të shutma kanë konfirmuar thashethemet, mirëpo privatësia është prioritet për shumë prej tyre ndaj dhe ata e kanë mbajtur shumë hermetike jetën e tyre sentimentale. Por domosdo, për shkak të rrjeteve sociale e jo vetëm, privatësia e çifteve të famshme është cenuar shpesh herë dhe janë zbuluar lidhje që nuk na i merrte mendja në shoëbiz-in…
Zylyftar Hoxha 75 vjet më parë, në natën e 4 shkurtit të vitit 1944 nga pushtuesit nazistë, kuislingët nën urdhrat e pushtuesve nazistë vranë 84 persona brenda një nate dhe arrestuan 300 të tjerë në Tiranë. Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Ministër i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandarmërisë, me lista në duar e me…
Sekretari për mediat dhe çështjet sociale i PS Vau Dejes Agron Ceka është kërcënuar me jetë nga shtetasi Eduart Hila, djali i kryetarit të bashkisë Vau Dejes Zef Hila. Eshte vetë Agron Ceka ai që ka bërë këtë denoncim publik duke pretenduar se ka marrë një kërcënim. Sipas Cekes, djali i kryebashkiakut ka shkuar tek banesa e tij mesditen e djeshme dhe i ka kërkuar që të mos postojë dhe të mos bëjë komente te faqja e Partisë Socialiste Vau Dejes në Facebook kundër babait të tij që është kryetar bashkie. Ceka pretendon se Eduart Hila i ka thënë se…
Ekonomia më e madhe në botë raporton plot 304 mijë vende të reja pune në sektorin jo-bujqësor gjatë Janarit, duke hedhur kështu poshtë çdolloj parashikimi si dhe frike në lidhje me efektin e mbylljes së qeverisë amerikane për më shumë se 1 muaj. Papunësia është ngjitur në 4%, nga 3.9% që ishte muajin paraardhës, disi larg niveleve të pak muajve më parë, por sërish pranë niveleve rekord të ulëta. Ekspertët e departamentit të punës nënvizojnë se të punësuarit federale janë numëruar si të punësuar gjatë kësaj periudhe, pasi ata kanë marrë pagë deri në javën dytë të janarit, kur edhe…
Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar dhe më me shumë fansa. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan postime të shumta me ndjekësit e saj. Së fundmi, Luana ka publikuar një veshur me fustan të kuq të errët, i cili e nxjerr shumë bukur dhe i tregon linjat e saj seksi. “Edhe Luanesh edhe Lule”, ka shkruar Luana bashkangjitur fotos dhe menjëherë fansat kanë vërshuar me komente të ndryshme. Mirëpo një prej tyre i shkruan: “Aman mi vdiqe duke lavdëru veten orë e çast. Ka femra nëpër botë që kanë arritur majat…
Një supermarket pranë Zogut të Zi në kryeqytet ka rënë pre e një grabitje mëngjesin e sotëm. “BalkanWeb” mëson se grabitja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa autorët kanë kanë thyer me mjete të forta derën për të hyrë brenda. Burime policore bëjnë me dije se autorët, persona ende të paidentifikuar kanë mundur të marrin 40 mijë lekë të vjetra dhe disa steka cigaresh në supermarket. Blutë e kryeqytetit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Kategoria Superiore do të mbyllë ditën e sotme javën e 20-të të saj. Kujtojmë se kjo javë ka nisur që ditën e premte me Tirana-Teuta e përfunduar 1-1, për të vazhduar të shtunën, ku Kastrioti mundi Skënderbeun 2-1 dhe Kukësi fitoi në Vlorë përballë Flamurtarit 1-2. Takimet e programuara për ditën e sotme janë 2, që do të luhen në po të njëjtin orar, 14:00. Kamza do të pres Partizanin në shtëpi, ndërsa Laçi do të presë Luftëtarin. FSHF ka bërë publike edhe emrat e gjyqtarëve. Më poshtë pasqyra e plotë: Kamza-Partizani Arbitër: Klajdi Kola Asistent 1: Rejdi Avdo Asistent…
Në ndeshjen e Championship-it anglez mes Reading dhe Aston Villa pati një incident të frikshëm. Në gjysmën e pjesës së dytë, Nelson Oliveira u shkel me këmbë në fytyrë nga kundërshtari i tij, Tyrone Mings, mbrojtës krahu i Aston Villa. Lojtari 27-vjeçar Oliveira, me disa të çara në fytyrë, u detyrua të largohej nga fusha e lojës dhe u dërgua menjëherë në spital. Disa orë më vonë, vetë lojtari postoi foton e fytyrës së tij në rrjetet sociale.
Arrestohet një tjetër shqiptar në Itali. Mediat vendase raportojnë se karabinierët në Aprilia gjatë natës teksa patrullonin në rrugën Artemisio kanë arrestuar një shqiptar që tentonte të grabiste një automjet të parkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Besnik G, 37 vjeç, me kombësi shqiptare dhe pa strehim në Itali. Shqiptari është pikasur rreth orës 3:30 teksa tentonte të hapte një makinë të parkuar me kaçavidë. Policia thotë se shqiptari bëri rezistencë dhe u përlesh me efektivët, por pavarësisht kësaj ata mundën ta arrestojnë. Ai është shoqëruar drejt burgut të Latinës, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, siç bëjnë me dije mediat italiane.
Sot bëhen plot 19 vjet nga masakra që ndodhi natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, ku ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë. KMLDNj deklaronte se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare. Në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të viti 2000 janë vrarë, Nezir…
Harrojeni LinkedIn! Golfi është konsideruar forma më e mirë e argëtimit të njerëzve të biznesit apo punonjësve në korporata, sepse krijon mundësi të shumta për zgjerimin e rrjetit profesional. Golfi mund të luhet nga të gjithë. Nuk ka kufizime në moshë. Kështu që mund të jeni një sipërmarrës i ri në të njëzetat dhe të hyni në komunikim me një investitor rreth të pesëdhjetave në një lojë golfi. Në Shqipëri, golfi është thuajse i panjohur dhe si i tillë, nuk njihet nga masa. Ai njihet si “sporti i aristokratëve shqiptarë”. Projekte golfi në Shqipëri janë diskutuar që një dekadë më…