Author: tirana

Dje u luajt sfida midis Tiranës dhe Teutës që përfundoi në shifrat e barabarta 1-1.Por një incident ka ndodhur pas golit të barazimit të Tiranës. Në pamjet e siguruara nga Panorama Sport, shihet Sulmuesi Michael Ngo, i cili ka shkuar të festojë me tifozët golin e tij. Ultrasit e Tiranës kanë hipur mbi gardhin rrethues të fushës, i cili është shembur duke i zënë për poshtë. Madje në një moment duket sikur të gjithë këtë incident e ka shkaktuar sulmuesi anglez i Tiranës, i cili ka ndimuar me trupin e tij të bëshëm që gardhi të shembet bashke me tifozët.…

Read More

Një diçka krejt e pazakontë ka ndodhur në Malin e Gurrës në mat. Në majën e mbuluar me dëborë, shihet dukshëm se si është krijuar një fytyrë njeriu. Në videon e siguruar nga Vizion Plus, shihet qartësisht shfaqja e fytyrës së një njeriu në majën e Malit të Gurrës, në pjesën e mbuluar me dëborë. Një rastësi dhe një dukuri interesante për tu parë. Sipas komentuesve është krijuar përshtypja që është shfaqur fytyra e ish diktatorit Enver Hoxha, pasi pamja e shfaqur ngjan shumë me profilin e tij.

Read More

Në spitalin e Elbasanit janë në gjendje të rëndë 3 pacientë të cilët dyshohet se janë me grip derri. Menjëherë pas këtij lajmi, Drejtoria e Shëndetit Publik të Elbasanit ka organizuar një mbledhje urgjente. Ndërkohë pacientët janë dërguar me urgjencë drejt Senatoriumit në Tiranë. Tashmë pritet rezultati i analizave nga Insituti i Shëndetit Publik.

Read More

Këto janë momentet e fundit të jetës së Arben Bilalit, i ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në derë të shtëpisë. Në pamjet filmike të siguruara nga Top Channel duket qartë se si 50-vjeçari, ish polic, u qëllua sapo zbriti nga një automjet. Makina me të cilën udhëtonin atentatorët rezulton të jetë një Mercedez Benz me ngjyrë të errët, me targa false, të siguruara nga një mjet Fiat Punto, i raportuar i vjedhur dy vite më parë në qytetin e Vlorës. Plot 14 plumba u zbrazën mbi Arben Bilalin, sipas një plani kriminal të mirëorganizuar dhe të mirë detajuar. Asnjëri nga vrasësit…

Read More

Radio Televizioni i Kosovës ka ndërprerë trasmetimin në mes të edicionit informativ në shenjë proteste ndaj amendamentit që e shndërron këtë media nga transmetues publik në transmetues shtetëror. Deputetët e Kuvendit në Kosovë sot votuan ligjin për pagat ku është futur edhe RTK duke mos marrë aspak në konsideratë protestat e shumta të punëtorëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë nismë për të ndryshuar pozitën e televizionit dhe statusin e transmetuesit publik që ka aktualisht.

Read More

Njerëzit që pijnë sasi mesatare të kafesë janë 3 herë më të rrezikuar nga këto probleme. Foto: Flickr Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të tregojnë kujdes me kafenë sepse ajo mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër. Për të arritur në këtë konkluzion, një studim Italian të cilit i referohet AgroËeb.org analizoi të dhënat e 1,200 personave nga mosha 18 deri në 45 vjeç. Ekspertët përmblodhën dhe analizuan të dhënat mjekësore në një hark kohor prej 12 vitesh. Pjesëmarrësit në studim kishin një tension sistolik të gjakut që varionte nga 40 deri në 159…

Read More

Nuk është mirë të filloni ditën me barkun e zbrazur. Fillimi i ditës me stomakun bosh do të ndikojë në nivelin e përqendrimit, energjinë dhe produktivitetin. Ushqimet me kalori rrisin produktivitetin dhe duke e ditur këtë nuk është mirë ta filloni ditën me stomakun tuaj bosh. Gjërat si çokollata mund të duket se rrisin energjinë e trupit, por duhet të bëni kujdes sepse kjo forcë e marrë nuk do të zgjasë më shumë se 30-40 minuta. Drithërat janë ushqim i shëndetshëm që preferohen për mëngjes, sepse bëjnë lëshimin e glukozës në mënyrë të ngadaltë. Nëse ju ndodh të zgjoheni…

Read More

Nga Mero Baze Nga muaji Dhjetor kur studentët nisën një protestë të vërtet kundër qeverisë, deri në fillim të Shkurtit, kemi një pamje të re të universitetit. Në fillim ishin studentët, ata që morën konsesus kombëtar për kërkesat e tyre dhe vunë në alarm qeverinë. Pas propozimeve të qeverisë dhe ndryshimeve të saj, por mbi të gjitha pas nxitimit të opozitës, për të marrë kontrollin mbi protestën që u shijoi aq shumë, dy muaj më pas kemi një diferencim të fortë politik tashmë jo për kërkesat, por për identifikimin e elementëve politik brenda universitetit dhe për përdorimin politik të universitetit.…

Read More

Sinan Idrizi, Administratori i Flamurtari foli në emisionin “Gol pas Goli” të Vilma Mashës në “Supersport” pas humbjes në shtëpi ndaj Kukësit, në vend të trajnerit Ilir Daja, nga ku deklaroi: Pse asnjë komunikim nga trajneri? Stafi teknik mendon se është e panevojshme të flasim për futboll. Sido që të jetë, përgëzoj Kukësin për fitoren e merituar. Pse ky reagim? U kujtua se ndoshta u harrua furia anti-Vlorë, por janë rikujtuar. Duhet më respekt për njerëzit që investojnë në futboll. As më shumë, aq më tepër. Nuk e mendoj gjykimin, dua vetëm respekt. Mund të jeni më i qartë? Unë…

Read More

Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re në Instagram, në të cilën u shfaq e veshur me një fustan të kuq. Fustani i ngushtë që ajo kishte veshur, ia theksonte asaj format trupore, ndërsa kishte vënë në plan të parë këmbët seksi. “Edhe Luanesh edhe Lule ”, ka shkruar ajo mbi fotografi. Për ndryshe, Luana aktualisht nuk është e angazhuar në ndonjë projekt televiziv, por ka paralajmëruar se po sjell diçka të re.

Read More

MARK MARKU/ Edi Ramës, por pa e marrë shumë seriozisht Kryeministri Edi Rama u ka sugjeruar studentëve të mi që të më bëjnë tre pyetje të cilat janë pak a shumë këto: A jam unë dakord për vlerësimin e titujve akademikë A jam unë dakord që të ndalohet tregtia e librave A jam dakord që studentët për çdo vit të bëjnë vlerësimin e performancës së pedagogëve. Kur dhe si? Zoti kryeministër. Po jam i gatshëm t’u përgjigjem këtyre pyetjeve që ju në fakt në mënyrë retorike m’i drejtoni mua dhe kolegëve të mi profesorë. Por së pari dua t’ju bëj…

Read More

Kukësi më në fund thyen mallkimin Flamurtari dhe pse mes drithërimave duke ju gëzuar dhe golit të parë të Rrocës me fanellën e verilindorëve në një sukses 1-2 brenda në Vlorë, që ka dhe polemika brenda për një gol me roveshatë të anulluar të Pollozhanit. Një ndeshje shumë e bukur në Vlorë, me kuqezinjtë që meritonin diçka më tepër nga ky 90 minutësh edhe pse luanin pa dy lojtarë kryesorë si Torassa e Cale. Këtë herë skuadra e Armando Cungut u tregua pragmatiste në maksimum. Sfidat e fundit mes dy skuadrave kishin dhuraur gjithmone emocione të mëdha, me Flamurtarin që…

Read More