Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë me dije se në 3 ditët e ardhshme pritet një përkeqësim i motit në det. Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme Detare, bën me dije se bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me drejtim nga jugu në juglindje duke u bërë thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte. “Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton lundërtarët, pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e Shqipërisë dhe në hapësirën detare, që ditën e premte, të shtunë dhe të diel, në datat 1, 2 dhe…
Author: tirana
Modelja e njohur Angela Martini është shpesh aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Modelja e njohur vendosi t’i befasojë ndjekësit me një video provokuese, ku shfaqet me bikini duke shëtitur në plazh. Ajo duket mjaft atraktive në bikini të bardha, ndërsa vë në pah vijën trupore.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka qenë sot prezent në ceremoninë e dorëzimit të lejes së Legalizimit për tre kullat e subjektit ndërtues “Lorena sh.p.k”, prane “Astirit” Ky subjekt ka qenë i gatshëm për të vazhduar vetë procedurën e legalizimit dhe më pas hipotekimit të njësive të banimit dhe shërbimit. Me këtë rast, drejtori Artan Lame u bëri thirrje gjithë qytetarëve për të bashkëpunuar me ALUIZNI-n, nëse investitori nuk përgjigjet për të vazhduar procedurën e hipotekimit të banesave të tyre. Ky bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucionit do e bëjë më të thjeshtë dhe më të shpejtë procesin e…
Në një postim në rrjetet sociale gazetari Alfred Peza, shkruan se vendimi i Aleancës për nëshkrimin e protokollit për pranimit në NATO, është një “rrethim” për Serbinë. “Më 6 shkurt, Maqedonia pak ditë pasi arriti marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit, do nënshkruajë protokollin e pranimit në NATO. “Kjo është historike”, tha shefi i Aleancës, Jens Stoltenberg. Pas kësaj, të gjitha shtetet që rrethojnë gjeografikisht Serbinë janë anëtar të NATO dhe janë pranuar në 20 vitet e fundit, kur u rrit akoma edhe më shumë rivaliteti SHBA- Rusi për influencën në Ballkan. Shqipëria dhe Kroacia janë pranuar në 1…
Ardit Gjebrea ka zgjedhur t’i bëj një dedikim të veçantë gruas se tij me rastin ne ditëlindjes, duke postuar në ‘Insta Story’ një foto, në të cilën shfaqen dy femrat e jetës së tij, Anila dhe e bija Anna. ‘Gëzuar ditëlindjen fati im’, shkruan Arditi. Ndërkohë nuk ka munguar as i biri Joni, i cili po ashtu ka publikuar një foto me të ëmën. ‘Edhe 100 vite te tjera o shpirti i familjes…’, janë fjalët e Jonit. Kujtojmë se pak ditë më parë, në familjen Gjebrea ishte një tjetër ditëlindje, Anna e vogël mbushi plot 10 vite.
Një super operacion është zhvilluar në të gjithë vendin nga Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit. Deri tani bëhet fjalë për 45 të arrestuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Sarandë, Lezhë, e Delvinë për trafik emigrantësh e kalim të paligjshëm të kufirit. 60 në total është numri i personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti. Paraprakisht raportohet se mes tyre ka edhe zyrtarë policie, punonjës në pikat doganore. Bëhet me dije se operacioni po shkon drejt fundit ndërsa për emra dhe detaje të tjera pritet një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.
E e mbani mend këngën e Sinan Hoxhës “8 me 2”? Asokohe vetë këngëtari ishte beqar, teksa tani shprehet se jeta e tij është shndërruar fiks si në vargjet e asaj kënge. Në një intervistë për “E shoë”, Sinani ka pranuar se jeta e tij ka ndryshuar plotësisht pas martesës, duke thënë me ironi se Andrra ia ka bërë “8 me 2” jo vetëm atij pot ë gjithëve. “Në fakt atëherë e bëra me humor për të ngacmuar të tjerët, por tani mu kthye mua edhe po ma ka bërë 8 me 2, jo vetëm mua por të gjithë njerëzve.…
Regjisori i njohur Leka Bungo ka festuar 75-vjetorin e tij të lindjes me një darkë ku ka mbledhur miq dhe artistë. Mes tyre bie në sy prania e figurave të njohura si, Robert Ndrenika, Artur Zonja, Rikard Ljarja, Pjetër Vukaj, Baftjar Zeqja, Luan Rama dhe disa personalitete të tjerë.
Shqiptarët shquhen për besë dhe bujari, por një raport i publikuar së fundmi duket se e rrëzon këtë mit. Referuar “Indeksit Global të të Dhënit” për vitin 2018, rezulton se vetëm 26 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm, duke na renditur ndër më ‘kurnacët’ në Europë. Ndërsa, shqiptarët e Kosovës rezultojnë këtë vit si më bujarët e Ballkanit. Nga 140 shtete të marra në shqyrtim, Shqipëria renditet e 108 për sa i përket bujarisë. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur plot 13 shkallë nga raporti i 2017. Më mirë në rajon renditet Kosova e 66-a e 59, e cila…
Juristja e njohur Eni Çobani së bashku me ish-ministren e Kosovës, Edita Tahiri janë aksidentuar me datën 27 në Tropojë, pasi makina e tyre ka rrëshqitur dhe ka rënë në një humnerë. Juristja në një reagim për “Gsh.al” është shprehur se është ende e tronditur nga ngjarja, ndërsa thotë se ajo e kishte parandjerë një gëj të tillë. Çobani ka thënë se nëna e saj ka dshur që të shkonte me të, por ajo e kishte parandjerë diçka të keqe dhe nuk e kishte marrë me vete. “Nëna m’u lut që të vinte me mua për të udhëtuar drejt Tropojës,…
Që prej 1 janarit të 2019-ës ajo është shpërngulur në Sarajevë, pasi mori në dorëzim postin e ri si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Pasi ka përmbyllur edhe një javë mes shkresash, takimesh, e vendimesh të rëndësishme, Majlinda Bregu është kthyer në Tiranë për të kaluar fundjavën pranë familjes, dy fëmijët e bashkëshortin. Politikania e njohur është fiksuar nga paparazzi i Bordo, paraditen e kësaj të shtune në një prej lagjeve të njohura të Tiranës, e nëse nuk do ta njihnim, do të mendonim se kjo zonjë që prej së largu dallon e veshur gjithë stil e…
Në parlament është depozituar një projektvendim që parashikon ndryshime sa i takon procedurave dhe hapave që duhet të ndiqen për dhënien e autorizimit Prokurorisë për arrestimin, kontrollin personal, apo kontrollin e banësës së një deputeti. Riformulimi i nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, përcaktohen 15 hapat për lejimin ose jo të Prokurorisë për arrestimin e një deputeti dhe kontrollin e banesës së tij. 15 hapat për arrestimin e deputetit, si bëhet neni 118 i Rregullores së Kuvendit 1. Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit me burg ose në shtëpi, heqjes se lirisë në çfarëdo lloj…