Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një person që po tentonte të vidhte një automjet të parkuar, ka pësuar atak kardiak. Ngjarja ka ndodhur në një qytet pranë Sao Paulo në Brazil. Kamerat tregojnë tre persona që po i afrohen ngadalë makinës së parkuar të një pastori. Hajdutët tentuan të hapnin automjetin, por grabitja shkoi tmerrësisht keq. Njëri prej hajdutëve, sapo hapi derën e makinës, u rrëzua përtokë. Ai kishte pësuar atak kardiak dhe kishte humbur jetën. Hajduti i dytë u frikësua dhe u largua me vrap, por u rikthye. Ai kontrolloi shokun e tij dhe pa se kishte…
Author: tirana
Një nga modelet e balerinat më të komentara, Alesia Bami është larguar nga “Stop”. Ditën e sotme nuk është shfaqur Alesia krah Saimir Kodrës, por një vajzë tjetër. Balerina e re e “Stop” quhet Gloria Meshi dhe është tashmë e njohur për publikun. Glorian e keni parë edhe të aktrojë në skeçet e “Xing me Ermalin” dhe gjithashtu si modele. Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e largimit të Alesias e cila nuk ka bërë asnjë reagim deri tani./Xing.al
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komunikuar sonte në telefon me komisionarin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, dhe zëvendëssekretarin në dorëheqje amerikan të Shtetit për Euroazi, Ëess Mitchell. Tematika e telefonatave të tyre ka qenë taksa e vënë nga Kosova për produktet serbe. Vuçiç ka thënë se Serbia është e gatshme që t’i kthehet dialogut nëse Prishtina heq tarifën e vënë. Hahn thuhet se ka premtuar angazhimin e tij në mënyrë që të hiqet kjo masë. Edhe Mitchell theksohet të ketë thënë se heqja e taksës 100% do të krijonte kushtimin për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.
Vota e britanikëve për daljen nga Bashkimi Evropian e ka tashmë një faturë të dëmeve, pavarësisht se si mund të vijojë procesi i daljes nga BE (BREXIT). Disa prej dëmeve janë të prekshme si në punë, investime e në kapital. Kryeministrja britanike Theresa May synon të rinegociojë marrëveshjen e daljes me Bashkimin Europian pasi është refuzuar nga Parlamenti. Zyrtarët e Brukselit kanë paralajmëruar se as nuk do t’i konsiderojnë kërkesat e saj. Ndërkohë kërcënimi i një kaosi ekonomik ende qarkullon në vendin e saj. “Bloomberg” ka bërë një analizë të impaktit të deritanishëm të BREXIT: Impakti në financa Distrikti ekonomik…
Dokumentat që disponon Top Story, tregojnë se Sokol Sanxhaktari është aq i guximshem sa nuk ngurron të konfrontohet me policinë. Ai është arrestuar disa herë, por gjithnjë ja ka dalë të rifitojë lirinë, duke i shpëtuar drejtësisë me dënime qesharake.Zakonisht ndodhte që viktimat të tërhiqeshin nga akuzat, ose prokurori detyrohej të largohej nga çështja e hetimit ose policia shpallej nga gjykata në tejkalim kopetencash sepse kishte shoqëruar dhëndrin e kryetarit të Bashkisë. Edhe pse një personazh thuajse i panjohur, Sanxhaktari nuk nguronte as të linçonte prokurorët, të cilët ngrinin akuza ndaj tij. Një rast i tillë, është ai i prokurores…
Top Story mbrëmjen e së mërkurës në Top Channel solli në transmetim një dokumentar kushtuar “padrinove” të Elbasanit, ku si kryetar bashkie i këtij qyteti është Qazim Sejdini.Pushteti i Qazim Sejdinit u venit kur në shtatorin e vitit 2016 u përhap lajmi se një arkivol bosh i ishte dërguar në banesën e tij, si një mesazh vdekje i përçuar nga bandat e krimit. Kryebashkiaku që drejton Elbasanin prej 12 vitesh banon në rrugën “Thoma Kafeli”, një zonë pothuajse në qendër të qytetit. Ngjarja tronditi qytetin e gjunjëzuar nga krimi. Arkivoli mbërrinte në shtëpinë e njeriut që duket se kontrollonte gjithçka.…
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në qytetin verior te Shkodërs, ku një makinë ka pëplasur një këmbësor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 49 vjeçar. Mësohet se i plagosuri është Kujtim Krosi, 49 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.15 minuta në rrugën kryesore të qytetit në vendin e quajtur 5 katëshi me urë. Mësohet se 50 vjeçari po kalonte rrugën në vijat e bardha ku, drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë ka përplasur këmnësorin.
Më 23 korrik 2009 ekzekutohet Roland Rexhepi. Ish-agjentit i antikrimit në policinë e Elbasanit, gjeti vdekjen pasi dy breshëri kallashnikovi u derdhën mbi trupin e tij. 36-vjeçari spo doli nga shtëpia, kur një një motor me dy persona me maska dhe të armatosur i ka dalë përpara duke qëlluar pa pushim për 5-6 minuta. Si autorë të kësaj ngjarjeu u identifikuan Armand Llakaj dhe Marjus Tafa. Dy vjet pas ngajrjes Prokuroria e Elbasanit kërkoi 48 vjet burg për dy shtetasit e akuzuar për vrasjen e ish-policit, ngjarje kjo që sipas hetimeve ka ndodhur për motive të dobëta. Edhe pse dy…
Jo vetëm, Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max në tregon botëror të muzikës. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është edhe një tjetër shqiptare që po ngjitet drejt majave të suksesit. Ajo është bukuroshja Njomza Vitia me prejardhje nga Prishtina, për suksesin e së cilës shkroi edhe gjiganti mediatik “Billboard”. Gjithashtu, Njomza është po ashtu mikeshë e ngushtë e këngëtares me famë mbarë botërore, Ariana Grande. Përveçse mikeshë, Njomza mori pjesë edhe në kompozimin e këngës së Arianës dhe është gjithashtu ideatore e klipit të saj “Thank u, next”. Në një postim të bërë së fundmi në…
Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi në një intervistë ekskluzive për Dritan Hilën në Ora News, hodhi dyshime për mënyrën se si u veprua për të akuzuar atë si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai akuzoi segmente të caktuara të politikës që kanë influencë, duke mos përmendur konkretisht se kush janë këto segmente. Ai thotë se sulmi vjen në një kohë kur KLP-ja. Pjesë nga intervista: Hila: A mendoni se është një sulm politik? Ju e keni cilësuar në deklaratën tuaj që ka një lloj prapavije politike ky sulm. Sheshi: E kam thënë. Kam pasur çështje ku…
Ajo bie shpesh në sy për pamjen e saj, fizikun perfekt dhe tërheqës. Ka lindur në Kaliforni, por është rikthyer në vendin ku kanë lindur prindërit e saj për të vazhduar pasionin që ka për televizionin. Moderatorja Lejla Kraja është një ndër prezantueset sportive që po bën për vete jo vetëm futbollistët, por edhe tifozët. Bukurinë e saj e ka shfaqur edhe në konkurse bukurie ku ka përfaqësuar Kaliforninë në “Miss Amerika 2017”. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu se si u bë pjesë e televizionit dhe vendosi të qëndrojë në Shqipëri.…
Presidenti i Kukësit Safet Gjici ka folur në lidhje me punimet që sapo kanë filluar për ndërtimin e stadiumi të ri të Kukësit. Numri një i klubit verilindor u shpreh se punimet mund të përfundojnë për pesë ose gjashtë muaj dhe se projekt i miratuar ka një kosto totale prej 6 milionë eurosh. “Presim që firma zbatuese të ecë shpejt me punimet. Besoj që do të kemi një stadium modern të standardeve ndërkombëtare që dhe ndeshjet e Europës t’i zhvillojmë në Kukës. Projekt i parë shkonte te 12 milionë euro, ndërsa tani kosto totale shkon diku te 6 milionë euro…