Author: tirana

Dy vëllezër të familjes Bilali në Tiranë janë ekzekutuar në vitin 1997 dhe 2010 në atentate me armë zjarri e kësisoj, ish-oficeri i vrarë, Arben Bilali, jetonte i ngujuar prej vitesh. Sot, rreth orës 14:35, ai nuk do t’i shmangej dot 3 plumbave nga tre autorë të maskuar. Ish-oficerit i ishte bërë edhe një atentat që dyshohet për hakmarrje edhe në vitin 2010, po në zonën e Selitës, por ai do të ndërronte jetë pas të sotmit, pranë banesës së tij në zonën e Selitës në kryeqytet. Vrasësi nuk ka dalë nga automjeti dhe ka nxjerrë armën nga dritarja e pasme. Ai…

Read More

Së fundmi reperi Geto Ari ka publikuar një foto me vajzën e motrës së Marinës, Jori Palokën. ‘Me ma te bukuren Jori Paloka’, shkruan Getoari krahas fotos ku shihen të qeshur, ndërkohë që na lë të kuptojmë se ka marrëdhënie shumë të mirë me familjen e Marinës. Jori është vajza e motrës së madhe të Marinës dhe Luanës.

Read More

Arritja e marrëveshjes mes faktorit politik shqiptar në Malin e Zi duke formalizuar pjesëmarrjen bashkë në zgjedhjet vendore në Tuz, është përshëndetur edhe nga ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati vlerëson se ky hap përbën një moment të shumëpritur për bashkëkombasit tanë në Malin e Zi dhe është dëshmia më e mirë e maturisë politike. Bushati nënvizon mes të tjerash se kjo është edhe një arritje domethënëse për politikën tonë të jashtme dinamike e konstruktive në rajon. “Përpjekja dhe angazhimi konstant me të gjithë aktorët politik, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal…

Read More

Qeveria gjermane dha një dritë jeshile për nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Duke njoftuar vendimin këtë pasdite në Berlin, zëdhënësi i qeverisë Stiven Zimbert tha: “Ky është një lajm i mirë për Evropën. Ne besojmë se përfshirja e Maqedonisë Veriore do të kontribuojë jo vetëm për sigurinë dhe stabilitetin e Aleancës Euro-atlantike por do t’i japë një shtysë të mëtejshme për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor “. Në shpjegimin e vendimit gjerman Stephen Zaimpert vuri në dukje se një parakusht për anëtarësim në NATO ishte për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes për emrin e vendit me…

Read More

Një vajzë me origjinë serbe në Zvicër ka shokuar opinionin publik me krimin e saj. Gjykata e Luzernës ka filluar gjykimin për 23 vjeçaren, e cila akuzohet për vrasje pasi lindi dhe hodhi në tualet binjakët e saj. Ajo u shpreh para gjykatësve se aborti në muajin e shtatë kishte ndodhur papritur, por hetimet nxorrën në pah faktin se serbja i vrau fëmijët me qëllim pasi ishte braktisur nga i dashuri i saj po serb. “Nuk e dija çfarë po më ndodhte. Kisha dhimbje dhe isha e shtrirë në tualet kur papritur shoh që tualeti ishte i mbushur me gjak”,…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të përballen me disa vështirësi, të cilat do të jenë të shtrira në të gjithë sektorët. Megjithatë në sferën sentimentale parashikohet një përmirësim i lehtë. Demi Do të jetoni një ditë të komplikuar, sidomos sa i takon ndjenjave dhe çështjeve familjare. Do të ndjeni nevojën për të mbajtur nën kontroll nevojat tuaja ekonomike. Binjakët Do të jetoni një ditë pozitive në total, me përjashtim të disa problematikave nga persona…

Read More

Nga Ilir Babaramo Që prej thuajse një muaj emri i Genti Cakës ka kaluar kufijtë e legjendës dhe po kthehet në mit. Në historinë e shtetit shqiptar kurrë nuk është debatuar kaq shumë për emërimin e një ministri. As Ahmet Zogu, kur dërgoi Faik Konicën ambasador në DC nuk ka përdorur kaq lëvdata sa Edi Rama për 28 vjeçarin që e bëri me përdhunë shef të diplomacisë shqiptare. Kaq shumë polemika janë bërë sa pritshmëria e shqiptarëve ka arritur në pikën që pret të shikojë befasinë. Në psikozën kolektive tashmë mbizotëron një lutje e përbashkët: “aman nxirreni, aman nxirreni në televizion…

Read More

Adelina Tahiri është një nga këngëtaret më të komentuara të momentit, më shumë për jetën private se sa për karrierën e saj. E ftuar në emisionin “Mama`s Show”, ajo ka folur për jetën karrierën dhe martesën e saj. Ndër të tjera në një moment është përlotur kur ka folur për të birin dhe kërcënimet që i kishin ardhur.  ‘Kam pasur kërcënime nga shqiptarë, nga maqedonas, kam pasur kërcënime me jetë, kam pasur kërcënime për fëmijën tim. Për këtë arsye nuk e publikoja fëmijën. Ka qenë shumë e vështirë. Nuk dua të flas se ndihem shumë keq kur e kujtoj. Nuk…

Read More

Në SHBA ndodhi një aksident i frikshëm në rrugë, por që pavarësisht dëmeve të mëdha, përfundoi pa viktima. Ishte kamera brenda një veture në lëvizje që filmoi aksidentin, ku mjetet u përfshinë nga flakët në Dublin të New Hampshire-s. Policia ka deklaruar se një 18-vjeçar që po e ngiste veturën Jeep doli në korsinë e kundërt të rrugës duke u përplasur me një kamion, nga i cili shpërtheu boti i karburantit duke shkaktuar një zjarr të madh. Bëhet e ditur se adoleshenti u plagos rëndë dhe u dërgua në spital me helikopter, ndërsa drejtuesi i kamionit dhe dy persona që…

Read More

Një tjetër pjesë e investigimit të VOA-s dhe BIRN është dhe një nga kapot e grupit Avdylaj, i cili u lirua nga burgu, ku ishte për vrasje para se të mbaronte dënimin. Astrit Avdyli u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”. I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdyli ndërmori një betejë ligjore 10-vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi. Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdyli u lirua pas 13 vitesh burg, pasi siguroi më parë një…

Read More

Shumë yje të muzikës kanë kërkuar që festivali i këngës “Eurovision” të mos mbahet në Izrael, edhe pse rregullat e diktojnë që të ndodhë kështu, për shkak se shteti hebre ishte fituesi i edicionit të vitit të kaluar. Emra të njohur, si Dame Vivienne Ëestëood, Peter Gabriel dhe Ëolf Alice janë në mesin e 50 krijuesve dhe artistëve që kërkojnë zhvendosjen e garës. Duke përmendur shqetësimet mbi të drejtat e njeriut, ata kanë vënë firmat e tyre në një letër të hapur, që e nxit BBC-në të kërkojë nga organizatorët që konkursi të zhvillohet diku tjetër. “Eurovision”-i mund të jetë…

Read More

Në Evropë ndodhen klubet më të pasura të futbollit në planet, por kjo nuk do të thotë se klubet e tjera më të vogla nuk shpenzojnë. Merkatoja e futbollit europian regjistroi një rekord të ri për vitin 2018, duke kaluar shifrën e 7 miliardë dollarëve të shpenzuara për lëvizjet anembanë globit. Në raportin e fundit që publikoi FIFA, bie në sy se janë finalizuar 16.533 lëvizje në sportin më popullor të planetit për vitin që sapo lamë pas, me shifra të frikshme që e kanë kaluar me 10% shumën e vitit 2017. Në analizën e detajuar të “Global Transfer Market”,…

Read More