Materiali në vazhdim u përgatit për Zërin e Amerikës nga gazetarja Klodiana Lala dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN. Dhjetra përgjime dhe dokumente të siguruara nga BIRN përmes dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor. Në katin e tretë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, zyrat e prokurorëve që drejtojnë hetimet e dosjeve 339 dhe 339/1 janë të mbushura dëng me dokumente. Fletët e fashikujve gjenden të…
Author: tirana
Temperatura shumë të ulëta kanë përfshirë hapësira të mëdha të terrirorit të SHBA-së, duke krijuar vështirësi të mëdha dhe viktima. I ftohti polar sipas meteorologëve mund të përjetohet vetëm një herë në një gjeneratë. Por makthi për banorët që jetojnë në zonën e Midwest-it do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Sipas ekspertëve, termometri mund të zbresë ndjeshëm. Deri tani gjashtë persona kanë humbur jetën. Raporte të ndryshmë tregojnë se në Chicago, temperaturat mund të shkojnë deri në -28 gradë Celsius, ndërsa erërat e ftohta rrezikojnë ta bëjnë të ndihet si minus -45 gradë. Edhe pse banorët atje janë…
Gjatë mbledhjes së qeverisë së ditës së sotme është vendosur emërimi i Xhoana Lilaj, me profesion juriste, si anëtare të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), institucion që drejtohet prej disa muajsh nga ish-zyrtari socialist Ilir Zela. Lilaj që do të jetë njëra nga pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të AKEP, është bashkëshortja e Dorian Duçkës, ish-zv/ministër i Energjisë dhe Industrisë, nga radhët e LSI-së. Ai dha dorëheqjen nga detyra në shtator 2015 zyrtarisht për arsye personale. Duçka ishte njëri prej anëtarëve të KDK-së në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe edhe gjatë qeverisë Berisha-Meta ishte në…
Partitë shqiptare në Mal të Zi kanë arritur një marrëvehsje historike për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit. Një fakt i tillë është përshëndetur edhe nga Presidenti Meta. “E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit. Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin…
Një lajm pozitiv për familjarët dhe miqtë e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala. Dy ulëse avioni, që besohen se janë nga mjeti i zhdukur që mbate argjentinasin, janë gjetur në një plazh të Francës. Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, e dha këtë deklaratë, ku mendohej se ulëset janë të avionit “Piper Malibu”. Sulmuesi Sala, dhe piloti Dejv Ibotson, janë të zhdukur prej ditësh, dhe me shumë mundësi të vdekur. “Mëngjesin e të hënës, më 28 janar, morëm njoftimin nga autoriteti i sigurisë në Francë, se pjesë të një ulëse ishin gjetur në një plazh pranë Suranvil. Një tjetër ulëse…
Vogëlushja e Zaimina Vasjarit e quajtur Khloe festoi dje ditëlindjen e saj të parë dhe mami Zaimina nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram foto dhe video nga festa e së bijës. Të dyja mbajnë të veshur një fustan të njëjtë me ngjyrën rozë dhe gri. Mirëpo, Zaimina nuk e ka zbuluar se cili stilist i ka realizuar fustanet. Tashmë, zbulohet se më herët një fustan të tillë por me ngjyrë të bardhë ka veshur Khloe Kardashian për Krishtlindje bashkë me vajzën e saj. Nuk dihet nëse këngëtarja e ka kopjuar apo mbetet thjeshtë…
Instituti Evropian për Studime të Sigurisë ka publikuar një analizë në të cilën projektohet ajo se çfarë do të mund të ndodhë pas dy viteve, nëse gjatë vitit 2019 nënshkruhet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve. Në krye të këtyre protestave projektohet lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Përveç këtyre, si pasoja të tjera cilat parashikohen nga një marrëveshje të mundshme për korrigjim të kufijve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, janë nxitja e lëvizjeve të ngjashme për ndryshime të kufijve në Maqedoni, Bosnje e Mal të Zi. Çfarë nëse…Kosova dhe Serbia i shkëmbejnë…
Ka nisur takimi mes tre liderëve të koalicionit qeverisës. Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar kryetarët e partive me të cilat është në koalicion qeverisës. Në takim ka shkuar kryeparlamentari Kadri Veseli, që së fundmi është deklaruar kundër qëndrimit të Haradinajt mos ta heqin taksën. Përveç Veselit, aty kanë arritur edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj dhe kryetari i AKR-së që mbajnë pozitat e zëvendëskryeministrave. Partia e Limajt i ka dalë në mbrojte kryeministrit Haradinaj për këmbënguljen e tij për mosheqjen e taksës, ndërsa Pacolli nuk ka komentuar zhvillimet e fundit. Ndërkaq, Veseli po kërkon pezullim të taksës për 120 ditë, pas kërkesës…
Gjashtë migrantë kanë vdekur çdo ditë vitin e kaluar teksa kanë qenë duke kaluar Detin Mesdhe. Kështu raporton OKB bazuar në një raport të përpiluar së fundmi. Italia më herët ka deklaruar se shifra e këtij lloji të vdekjeve ka shënuar rënie vitin e kaluar, për shkak të numrit më të vogël të personave që kanë kanë kaluar këtë zonë. Megjithatë, vdekjet e banorëve të Libisë janë rritur për 1 në çdo të 14-ën arritje më 2018, në krahasim me një në çdo të 38-ën arritje në ndonjë vend të BE-së sa ka qenë më parë. Ky raport është publikuar…
Për më shumë se 5 minuta balerina ruse Aleksandra Spepanova, ka vallëzuar së bashku me partnerin në European Championship Gala në Bjellorusi. Por duket se kjo performancë nuk është pritur shumë mirë, jo për shkak të vallëzimit, por për shkak të veshjes së balerinës. Dalja e saj me veshje të tejdukshme ku i dalloheshin krejtësisht format trupore ka ngjallur jo pak debat. Së bashku me partnerin e saj, 24 vjeçarja ruse ka fituar mjaft medalje të arta në zhanrin e vallëzimit në akull.
Nga Elson Çeliku Çdo ditë që kalon ma shton më shumë idenë se tashmë është koha e duhur që Shkodra të votojë majtas. Për 28 vite me radhë drejtimi i qytetit nga Partia Demokratike ka rezultuar një dështim i vërtetë. Sapo kam kaluar të tridhjetat dhe ende edhe sot nuk janë më shumë se 10 njerëz apo 5-6 familje që mbajnë peng drejtimin e një qyteti si Shkodra. Në vend që sot pas 28 vitesh Shkodra të ishte qendra e zhvillimit është kthyer në një qytet që ka humbur shumë nga identiteti i tij. Shkatërrimin gradual me apo pa dashje…
Nisi si një protestë krejt spontane dhe e paorganizuar, por në pak ditë u kthye në protestën me të madhe që ka njohur vendi të paktën këto vitet e fundit. Protesta e studentëve e nisur më 4 dhjetor të vitit 2018, është protesta e dytë më e madhe studentore pas asaj të dhjetorit të vitit 1990, e cila solli edhe revolucion në shoqëri. Gjithçka e iniciuan studentët e Arkitekturës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Shkencave te Natyrës, të cilët bojkotuan mësimin dhe marshuan drejt Ministrisë së Arsimit. Që studentët të shpërthenin mjaftoi një VKM ku sanksionohej, se studentët mbetës duhet të…