Pasi të lexoni këtë artikull, do ta mendoni dy herë përpara se ti hidhni në kosh produktet kozmetike që ju kanë mbaruar. Një make up artiste ka treguar një truk të thjeshtë, që do t’ju bëjë të kurseni para për disa kohë. Ideja është që pasi kremrat e ndryshëm që ju përdorni të kenë mbaruar, në vend që ti hidhni pa i menduar dy herë, pritini në mes. Duke prerë produktin, ju do të kuptoni sesa shumë krem i pashfrytëzuar gjendet brenda tij që ju mund ta kishit hedhur në kosh. Ideja është që çdo femër duhet të shfrytëzojë sa…
Author: tirana
Një 33- vjecar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur është gjendur sot i vdekur në Burgun e Korydallosit. Ky është rasti i radhës, pasi historia e vdekjeve të shqiptarëve në burgjet apo institucionet greke është shumë e dhimbshme dhe e gjatë. Nga viti 1991 deri në vitin 2018 numërohen afërsisht 180 vdekje Shqiptarësh, përfshirë këtu edhe vrasjet e ndodhura në përplasje me policinë apo ushtrinë grekë në përpjekje për të kaluar kufirin përmes fshtarave kufitarë. Tirananews sjell disa prej vrasjeve më të bujshme të ndodhura gjatë këtyre viteve të cilat kanë marrë dhe një vëmendje të…
Modeli i flokëve luan një rol shumë të rënsësishëm në pamjen tuaj fizike. Duke pasur parasysh disa truke dhe hile të thjeshta, ju do të dukeni 5 vite më të reja sesa mosha që jeni realisht.Modeli i prerjes së flokëveMënyra më e mirë që mund t’i prisni flokët dhe të dukeni edhe më e re sesa mosha që jeni realisht është duke një zgjedhur një model me pak shkallëzim, më të shkurtër dhe të çrregullt.NgjyraNgjyra do të thotë shumë. Sa më e hapur dhe e çelët që ajo të jetë në raport me atë që keni momentalisht, aq më të…
Kjo është një recetë shumë e thjeshtë dhe praktike që mund të përdoret si nga femrat, po ashtu edhe meshkut, me qëllim që raporti i tyre seksual të mund të zgjas edhe 30 minuta më shumë. Kjo pije është ideale, pasi është e pasur me antioksidantë dhe eleminon radikalet e lira. Përbërësit:100 ml lëng portokalli;100 ml çaj kamomili;2 lugë gjelle mjaltë;1 lugë gjelle lëng limoni;Përgatitja:Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe konsumojeni këtë pije përpara se të kryeni marrëdhënie.
Një mënyrë e mirë për të konsumuar zarzavatet e freskëta bashkë me ereza , arra, portokall, dardhë etj. Përbërësit 4 gjethe lakër (jeshile, të prera dhe të copëtuara)26 gr sallatë jeshile (e egër, e prerë dhe e copëtuar)1 kokë sallatë jeshile (e copëtuar)1/4 kokë lakër e kuqe (e vogël, e copëtuar)1 dardhë (e prerë në kuba)1/2 qepë (e grirë imët)1/2 spec (zile portokalli, i grirë)1/2 avokado (e qëruar dhe e ndarë në copa)1/2 karrote (e grirë)5 domate qershi (të përgjysmuara)7 gjysma arra (të grimcuara)2 lugë rrush i thatë6 lugë vaj ulliri 3 lugë uthull balsamike 1 lugë gjelle mjaltë (lulesh të egra)1 lugë…
Emisioni investigativ italian “LEIENE”, mbrëmjen e sotme do të sjellë në vëmendje një ndër plagët e shoqërisë shqiptare, atë të gjakmarrjes. Në këtë emision trajtohet gjakmarrja, pasi një shtetas italian me emrin Francesco, ka vrarë një shtetas shqiptar, e babai i shqiptarit të vrarë, bedohet që do të marrë hakun e të birit, në çdo mënyrë të mundshme. “Francesco, faleminderit për vrasjen e djalit. Shteti italian ty të ka fal, ti je gënjy pas asaj falje… Pa të gjetë nuk të la! Edhe gjej vrimë e futu, ku të dush, strehohu sa të dush, mblidh bodigarda sa të dush… A…
Ju sjellim disa fotografi të vjetra nga Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit. Ura që ndodhet mbi lumin e Lanës në Bulevardin e madh është e projektuar në vitin 1932 nga Ing. Gjovalin GJADRI (në atë kohë Bulevardi Zogu). U ndërtua prej betoni të armuar dhe veçantia e saj është se ka më shumë gjerësi se gjatësi. Ura ka një gjatësi prej L=30,3m dhe gjerësi l=35m. / tirananews.al
Të humbësh kile nuk është e lehtë dhe shumë prej nesh kanë tendencën të harrojnë ushqimet që na ndihmojnë në misionin tonë. E themi mision pasi është diçka që merr një kohë të gjatë dhe nuk mbaron kurrë. Rezultatet s’mund të jenë të menjëhershme, prandaj mos e zhgënjeni veten duke hequr dorë. Së pari janë frutat e thata. Hulumtimi i Universitetit Shtëtëror në Luiziana tregon se njerëzit që konsumojnë fruta të thata çdo ditë kanë 25% më pas gjasa që të jenë të shëndoshë. Konsumatorët e frutave të thata treguan një indeks më të ulët të trupit dhe nivele më të…
Stili modern i jetës ka bërë që shumë nga ne tashmë të mos bëjnë më aktivitet fizik. Të jenë persona që dëshirojnë më shumë të qëndrojnë ulur duke harruar se qeniet njerëzore duhet të ecin sa më shumë. Pjesën më të madhe të kohës gjatë ditës sipas studimeve njeriu e harxhon duke qëndruar ulur. Viteve të fundit, shkencëtarët kanë filluar t’i hulumtojnë më thellë efektet fizike dhe psikologjike të qëndrimit të tepërt ulur, shkruan Living. Zbulimet e tyre janë alarmante! Më poshtë do të lexoni disa fakte në lidhje me këtë; -Muskujt fillojnë ta humbasin tonifikimin Qëndrimi i tepërt ulur…
Dashi Mirëkuptimi dhe toleranca do jenë pika të forta që do e çojnë lidhjen përpara. Financat do kërkojnë më shumë përkujdes dhe maturi në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme. Demi Falë mbështetjes së planetëve do e dashuroni shumë me partnerin tuaj. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem edhe pse do shpenzoni si normalisht. Binjakët Jeta juaj në çift do ketë përmirësime të jashtëzakonshme këtë jave. Do e kuptoni se keni bërë gabim që e keni lënë pas dore partnerin dhe do bëni të pamundurën që ta korrigjoni atë. Gaforrja Do mendoni më shumë për veten tuaj…
Nga Artur Ajazi “Protestat deri në rrëzimin e Ramës, janë beteja jetike e PD”. Kjo deklaratë e thënë kështu e kreut të PD Lulzim Basha, ka të paktën nja 6 vjet që bën xhiron e portaleve, dhe bëhet çdo janar e shtator. Duket sikur opozitaristi Basha ka krijuar vërtetë “frontin e protestave popullore”, duket sikur kryetari i demokratëve (të pakësuar) i përmbahet çdo 6 muaj një deklarate e cila nuk dihet përse merret seriozisht edhe nga të vetët. Edhe këtë janar Lulzimi ka nisur sërish nga “puna”, duke mbyllur me “sukses” zgjedhjet e kryesisë së re dhe Këshillit Kombëtar, dhe…
Keni menduar ndonjëherë për të bërë parfume me aromat më unike dhe të preferuara vetë në shtëpi? Nëse jo, atëherë është koha të mësoni se si të krijoni parfume sipas aromave që ju ju pëlqejnë më shumë. Kështu, nuk keni nevojë të shpenzoni më para, sepse kjo recetë do t’ju zgjidhë përgjithmonë “problemin” me parfumin. Përbërësit:2 gota ujë2 filxhanë çaji me lule të freskëta të copëtuara (livando, jargavan, luel portokalli, tjetër) Përgatitja:Vendosni një garzë në një tas mesatar. Hidhni mbi të lulet e copëtuara të përzgjedhura sipas dëshirës. Shtoni më pas ujin dhe mbuloji me një kapak. Lëreni mënjanë përgjatë…