Author: tirana

Jane zbardhur dëshmitë të Elida Canit, vëllait të saj, Esat Cani, i cili vrau të dashurin e motrës, Arben Gjecin dhe Dëfrim Kurtit, që është burri i 20-vjeçares. Vajza ka pranuar lidhjen me 34-vjeçarin Arben Gjeci që u vra me hekur në kokë katër ditë më parë në Zall Bastar. ‘Arbenin e qëlloi Esati. Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t’u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim’ është…

Read More

Policia e Fierit vuri në pranga një 24 vjeçar, i cili dyshohet se aksidentoi për vdekje Arif Xhafën. Pas një pune hetimore intensive nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor dhe Specialistët për Hetimin e Krimeve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 24 vjeç, banues në Pojan. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A.B, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në aksin rrugor Fier-Dërmënas, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin A.Xh dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Read More

Një 3-vjeçar amerikan, i cili mbijetoi i vetëm dhe në temperatura të ulëta në mal për dy netë, i ka thënë policisë dhe familjes së tij që një ari i shoqërueshëm e ka ndihmuar atë dhe ka qëndruar me të gjatë tërë kohës. Ai ishte zhdukur në një zonë ku kushtet klimatike ishin aq të rënda, saqë ekipet e shpëtimit ishin detyruar që t’i ndërpresin operacionet përkohësisht. Karolina e Veriut, vendi ku ishte zhdukur vogëlushi, është e njohur për praninë e arinjve të zinj. Deklaratën e djaloshit e ka konfirmuar edhe komandanti rajonal i policisë, Chip Hughes. Fjalët e tij…

Read More

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiç, ka thënë sot se në qoftë se Kosova nuk e heq taksën prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, dëmi afatgjatë do të jetë shumë më i madh sesa 62.2 milionë euro sa është shkaktuar deri tash. Ai, duke folur për televizionin publik serb, ka tërhequr vërejtjen se dëmi afatgjatë do të jetë i madh, për shkakun se të tjerët do të zënë tregun e Kosovës, e të cilin e kishin prodhuesit nga Serbia. “Në qoftë se sot do të hiqej taksa, një pjesë e prodhuesve nga…

Read More

Ai u bë pjesë e PSG vetëm në verë, por kaq i ka mjaftuar që të kthehet në një simbol te parisienët. Aventura e re filloi në mënyrën më të mirë për Gianluigi Buffon-in, i cili sot mbush 41 vjeç, gati për të diskutuar me parizienët kushtet për rinovimin e kontratës, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”. Buffon në këtë pjesë të parë të sezonit ka qenë present në sukseset e ekipit. Ai ka luajtur 10 ndeshje në kampionat me gjigantët francezë, e fundit kundër Rennes, në Ligue 1, ku ka pësuar pesë gola. Një performancë e mire, që…

Read More

Nga Fatos Hakorja / Kryeredaktor TV Klan Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë marrin një pagesë fikse mujore për telefonin prej 17,000 mijë lekësh të reja. Mendohet që kjo kuotë u mjafton për t’i kryer punët e tyre, shtetërore e private. Në të vërtetë nuk kemi dëgjuar asnjërin prej tyre të ankohet për të kundërtën, ndërsa faktet tregojnë se kjo shumë parash jo vetëm u mjafton, por madje është e panevojshme. Të tre kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri ofrojnë shërbime me kontratë apo me parapagesë për telefonata, sms e internet pa limit, për shumë më pak para’ sesa shuma e caktuar për…

Read More

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptaro-tuniziane, ndërsa ka arrestuar 13 persona. Operacioni është zhvilluar në orët e para të ditës së sotme mes Venezias dhe Padovas. Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 100 forca policore, të ndihmuar nga një helikopter, ndërsa hetimet kanë nisur në 2007 si pasojë e vdekjeve nga mbidoza e heroinës. Mediat italiane ende nuk kanë publikuar emrat e shqiptarëve që janë arrestuar nga operacioni dhe sasinë e lëndëve narkotike që është sekuestruar.

Read More

Te Luftëtari situata vazhdon që të përkeqësohet. Gentian Mezani nuk është më trajneri i bluzinjve. Lajmi pritej në fakt që të dielën pasdite, pas humbjes së turpshme të skuadrës gjirokastrite në shtëpi, ndaj Kastriotit. Mezani pas ndeshjes bëri analizë teknike, nuk foli për largim, por e tha troç në lidhje direkte në Supersport: “Skuadra është dobësuar ndjeshëm, me këtë ekip jemi të rënë”. Fjalë të forta, por të sinqerta, për një trajner që nuk fshihet kurrë dhe merr përgjegjësinë që i takon, por nuk mund të mbajë mbi shpinë gabimet e të tjerëve dhe një merkato skandaloze këtë janar. Telesport…

Read More

Roger Stone, miku i ngushtë dhe këshilltar i Presidentit amerikan, Donald Trump, tha të dielën se ai do të shqyrtonte mundësinë e bashkëpunimit me prokurorin e posaçëm Robert Mueller lidhur me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe do të diskutojë për të bisedat e tij me udhëheqësin amerikan. Roger Stone, i akuzuar javën e kaluar për gënjeshtra, pengesa dhe dëshmi jo të sakta në lidhje me fushatën e zotit Trump, tha në programin This Ëeek të kanalit ABC, se shkalla e bashkëpunimit të tij me hetimin 20-mujor të zotit Mueller do të ishte diçka që ai…

Read More

Dorëheqje të parevokueshme nga kryeministri Zaev, iniciativë për shpërndarjen e Kuvendit, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe qeveri teknike plot 100 ditë para zgjedhjeve. Këto ishin kërkesat kryesore të VMRO-DPMNE-së, pas takimit të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv dhe atij Qendror të partisë. Nisma për shpërndarjen e Kuvendit nga deputetët e VMRO-së do të dorëzohet të hënën. Kreu i opozitës Hristijan Mickoski tha se pushteti me qëllim shtyn vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare që të skadojë afati për shpalljen e tyre. Por ai nuk sqaroi se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të partisë në rast se kërkesat…

Read More

Tri vrasje që vijnë pas ekzekujtimit të avokatit të njohur grek Mihalis Zafiroplulos. Duket se vrasja e Albert Bakos dy javë më parë, dhe vdekja e Bandiol Tushajt, një ditë më parë, po në burgun e Koridhalosit, nuk janë pa lidhje mes tyre, madje nuk mund të quhen as rastësi. Që të dy ishin të akuzuar si pjesëtar në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Zafiroplulos, Bako si një ndër dy ekzekutoret, ndërsa Tushaj si personi që strehoi Bakon dhe Ibrahim Ibrahimaj, ekzekutorin e avokatit, në banesën e tij në lagjen Kalithea. Emri i Bandiol Tushaj nuk ishte i pa…

Read More

Një histori tradhëtie, intrigash, sekretesh, planesh për t’u takuar e planesh me gënjeshtra; një ngjarje si në telenovela. Një histori që ndodhi në një fshat të thellë të Tiranës, por që nuk u zbulua nga bashkëshorti, por nga vëllai i gruas, i cili prej muajsh kishte dyshime të forta se diçka po ndodhte. Ndaj edhe ishte kthyer nga emigracioni, por si fillim ai kishte ruajtur gruan e tij se mos ajo po e tradhëtonte. Kur është bindur në besnikërinë e saj, ka filluar të survejojë të motrën, që ndërkohë ishte nuse e re në familjen Kurti. Elida Cani kishte një…

Read More