Author: tirana

Policia Rrugore ka publikuar një video me anë të së cilës bën me dije masat e marra gjatë fundjavës dhe gjobat që janë vendosur. Në videon e publikuar Policia bën me dije se janë arrestuar 13 persona, janë pezulluar 67 leje drejtimi dhe janë vendosur 1350 masa administrative. NJOFTIMI I PLOTË Fokusi i patrullimeve me përzgjedhje nga rrugorët e kryeqytetit këtë fundjavë ishte përdorimi i pajisjeve speciale alkool matës dhe radar. Nga verifikimet e kryera në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit janë evidentuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku vetëm gjatë fundjavës janë: arrestuar…

Read More

Edi Rama hapi në Berlin ekspozitën e tij të dytë personale brenda një kohe të shkurtër në Gjermani. Gjatë vizitës së tij private, Rama nuk pati asnjë takim me përfaqësues zyrtarë. Deutsche Welle: Artisti nga Kosova Petrit Halilaj kur hyri në ekspozitë tha: Është si të hysh në një hapësirë mendore, në kokën e Edit. E vërtetë? Isha shumë i kënaqur që erdhi Petriti. Ai është një superstar, është një djalë fantastik dhe ishte vërtet kënaqësi që ishte këtu dhe shprehu konsideratat e tij pozitive për këtë ekspozitë. Edi Rama: Ju pikturoni me bojëra uji mbi dokumente politike, a ka ndonjë lidhje…

Read More

Ish kreu i Shërbimit Informativ e quan të paarsyeshme që një person të ndalohet të bëjë një detyrë vetëm sepse ai ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Sipas Fatos Klosit kjo mënyrë e Partisë Demokratike në të zgjedhurit për të bërë opozitë është e gabuar. “Punonjësit e sigurimit për mua kanë qenë punonjës të shtetit, kanë bërë detyrën e tyre, si gjithë të tjerët. Edhe unë kam qenë pedagog në Universitet. Bëja detyrën, ashtu ishte regjimi, atë që më kërkohesh do bëja, nuk kisha nga lëvizja. Kështu që më duket e gabuar. Të bësh luftë politike duke anatemuar këta…

Read More

Të përdorësh internetin ndonjëherë mund të jetë problematike për myslimanët e devoitshëm për shkak të materialeve që mund të shfaqen aty. Por një kompani startup në Malajzi ka marrë kërkesa pa fund për një program që bën të mundur lundrimin në internet, në përputhje me vlerat myslimane. SalamWeb është emri i motorit të kërkimit të ri që synon t’u garantojë myslimanëve një përvojë në rrjet që përputhet me parimet e myslimanizmit. Aplikacioni i ri ka përdorues në vendet myslimane si Malajzia dhe Indonezia. Synimi i kompanisë Salam Ëeb Technologies MY Sdn është të kapë 10% të 1.8 miliardë myslimanëve që…

Read More

Përplasje të reja mes Italisë dhe Francës për çështjen e emigrantëve. Nga Egjipti ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur për akuzat e ministrave italianë Luigi di Maio dhe Matteo Salvini, duke thënë se Italia meriton liderë në lartësinë e historisë së saj. “Nuk do doja të përgjigjesha, ata këtë presin. Sinqerisht e gjithë kjo nuk ka asnjë interes. Italia është një popull i madh. Populli italian është miku ynë dhe meriton liderë në lartesinë e historisë së tij. Unë komunikoj vetëm me presidentin Conte.” I menjehershem ka qenë reagimi i liderit të levizjes “5…

Read More

Lugano është përforcuar me një tjetër futbollist shqiptar pas Armando Sadikut. Bëhet fjalë për mbrojtësin e të rinjve të Juventusit, Qëndrim Kameraj. 19-vjeçari i lindur në Zvicër, ka hedhur një hap në karrierën e tij, teksa tashmë kërkon më shumë minuta në një ligë të fortë siç është ajo zviceriane. Mësohet se klubi i Luganos e ka blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit, teksa ky i fundit do t’i bashkohet si fillim skuadrës së dytë, për të arritur formën optimale, me shpresën që do të arrijë të bindë trajnerin e ekipit të parë. Kameraj ishte pjesë e Juventusit që prej vitit…

Read More

Vendimi që hetimet për ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të shtyheshin sërish me tre muaj ka bërë që ky i fundit të reagojë. Tahiri nuk ka ndenjur “duarkryq”. Ish ministri ka depozituar një padi te Krimet e Rënda dhe ankimon zgjatjen e hetimeve. Sipas Tahirit, zvarritja e hetimeve po bëhet me qëllim dhe po vonohet drejtësia. Kujtojmë se Saimir Tahiri ka qenë në hetim prej datës 27 tetor 2017 nga prokuroria e Katania-s ndërsa më në nëntor të vitit 2018, gjykata e Katanias shpalli pafajësinë për ish ministrin e Brendshëm. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur në…

Read More

Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka thënë në shtypin britanik se kapiteni i Barcelonës, Leo Messi, është një lojtar më i mirë se legjenda tjetër argjentinase, Diego Armando Maradona, i cili, gjithashtu, ka luajtur në radhët e klubit azulgarana midis viteve 1982 dhe 1984. Skocezi i mirënjohur e bëri këtë deklaratë para ndeshjes së luajtur midis Barcelonës dhe Girona, që përfundoi me fitoren e katalanasve (0-2), falë golave të Leo Messit dhe Semedo. Në një intervistë me “The Times”, Fergusonit iu kërkua të zgjidhte midis Messit dhe Maradonës. Ai nuk kishte dyshime dhe emëroi lojtarin aktual të…

Read More

Në Fakultetin Juridik ka pasur përplasje dhe tensione. Aty vazhdojnë që të jenë ende të ngujuar studentë e nisur nga kjo, dekani i Fakultetit, Artan Hoxha i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit. Hoxha i kërkon zyrtarisht Ministrisë së Arsimit, t’u krijojë mundësinë e gjetjes së ambiente të reja, e të lira për të vijuar procesi mësimor për gjithë studentët e tjerë që janë të interesuar për mësim. Në nje deklarate per mediat ai ka thene se gjithe sa po ndodh nuk beson se eshte qendrimi i studenteve. “Megjithe tentativen per ta bere mesimin atje ku duhet,…

Read More

Policia Rrugore ka publikuar një foto të një automjeti, i cili po transportonte disa fruta mbi bagazh në Tiranë. Një mënyrë e çuditshme kjo, e cila sipas Policisë së Shtetit mund të çonte në aksident. NJOFTIMI I PLOTË “Mund të përfundonte me aksident “transporti i çuditshem” i këtij drejtuesi mjeti. Një frenim i papritur i tij në udhëtim e sipër dhe “ngarkesa” mund të rrëzohej ne rrugë, ku një drejtues motomjeti mbrapa tij mund të rrezohej. Faleminderit qytetarëve të ndërgjegjeshëm që telefonua në nr 112, dërguan imazhe në kohë reale në aplikacionin digital. Policia ndërhyri menjëherë duke ndëshkuar me masë…

Read More

Avokati Spartak Ngjela ka dal në mbrojtje të qendrimit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili sipas tij po përballet me presione për të hequr taksën e vendosur për mallrat serbe. Sipas kreut të Partisë Ligj dhe Drejtësi, me taksën 100% vendosur ndaj mallrave serbe do të arrihet falimentimi ekonomik i Serbisë dhe lulëzimi i prodhimit të Kosovës dhe të Shqipërisë. “Nëse politika amerikane nuk e kupton këtë, atëherë ajo po luan jo vetëm kundër interesit shqiptar, por edhe kundër interesit amerikan. Qëndresa e Ramush Haradinajt për të mos hequr taksën 100 përqind kundrejt mallrave serbe që hyjnë në…

Read More

SHBA është gati për çdo veprim ndaj Venezuelës. Shtëpia e Bardhë lajmëroi se do t’i përgjigjet çdo kërcënimi ndaj diplomatëve amerikanë dhe liderit të opozitës Huan Gaido në Venezuelë, të cilin SHBA dhe shumë vende të botës e kanë njohur si president të vendit. Këshilltari për sigurinë i Presidentit Trump, John Bolton paralajmëron në “Twitter” se çdo intimidim ndaj tyre do të jetë një sulm ndaj sundimit të ligjit. Huan Gaido që e shpalli veten president më 23 janar dhe u njoh nga mëse 20 shtete si i tillë, ka thirrur protesta popullore për të rrëzuar presidentin Nikolas Maduro, i…

Read More