Policia Rrugore ka publikuar një foto të një automjeti, i cili po transportonte disa fruta mbi bagazh në Tiranë. Një mënyrë e çuditshme kjo, e cila sipas Policisë së Shtetit mund të çonte në aksident.
NJOFTIMI I PLOTË
“Mund të përfundonte me aksident “transporti i çuditshem” i këtij drejtuesi mjeti. Një frenim i papritur i tij në udhëtim e sipër dhe “ngarkesa” mund të rrëzohej ne rrugë, ku një drejtues motomjeti mbrapa tij mund të rrezohej.
Faleminderit qytetarëve të ndërgjegjeshëm që telefonua në nr 112, dërguan imazhe në kohë reale në aplikacionin digital.
Policia ndërhyri menjëherë duke ndëshkuar me masë administrative drejtuesin e mjetit.
Në fund ishte drejtuesi i mjetit që bëri “llogaritë” sa kushtonte një rrugë tjetër e tij për të kryer transportin, ose sa kushtonte një mjet i përshtatshëm për të transportuar ngarkesën dhe sa kushton masa administrative për shkeljen me rrezikshmëri për përdoruesit e tjetë të rrugës.
Telefononi Policinë në 112, dërgoni imazhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, apo në rrjetet sociale zyrate të Policisë së Shtetit për çdo shkelje në rruge, e cila patjeter në një formë ose tjetër mund t’ju prekë edhe Ju. Në do bejmë detyrën!