Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në godinën e konviktit për nxënësit e Gjimnazeve të cilët vijnë nga zona të thella në Kukës. Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në kuzhinën e konviktit “20 dëshmorët”. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Author: tirana
Varësia nga rrjetet sociale nuk ka prekur vetëm fëmijët apo thjesht të rinjtë, por edhe zyrtarët gjatë orarit të punës. Në një kohë që Komisioni i Ekonomisë shqyrtonte Aktin Normativ për Buxhetin 2018, një prej deputeteve të reja Reme Lala ka qenë duke lundruar në rrjetet sociale, raporton tirananews.al. Siç mund të shihni edhe nga kjo foto e realizuar nga foto-reporteri Agim Rama, deputetja në Kuvend ka qenë duke parë fotografitë në Instagram ose në Facebook. Madje nuk ka asnjë chat të hapur që mund të mendoje se po komunikonte online me zgjedhësit. A thua për këtë paguhet një deputete?!…
Shumë pak nga ne e dinin, moderatorja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo ka luajtur në filmin për fëmijë ‘Djali elastik’, ku kishte rolin e motrës së djalit protagonist. E kontaktuar nga ‘Tirana Post’, aktorja ka treguar se është e vërtetë që ajo ka luajtur këtë rol ‘Poo, jam unë 5 vjeç. Madje kam pasur edhe oferta të tjera pas këtij filmi, por nuk më lanë prindërit se ishte lodhje për një fëmijë’, ka treguar Bieta. Filmi ‘Djali elastik’ është xhiruar në vitin 1989, ndërkohë që në qendër të historisë ka një djalë I cili dëshiron të luajë në cirk.
Reperi Lyrical Son është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja Greta kanë mirëpritur vajzën e tyre të dytë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Erika! Prindërit e rinj kanë ndarë lajmin e bukur nëpërmjet njē postimi në intagram, ku mes një kolazhi fotosh, reperi dhe Gresa duken tejet të emocionuar teksa mbajnë në dorë të porsalindurën. Lyrical Son dhe Gresa Krasniqi janë prindër edhe të një vajze 3- vjeçare të quajtur Eva. Çifti lidhi kurorë nëpërmjet një ceremonie martese në vitin 2014.
Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit për ‘Organet e Qeverisjes së sistemit të drejtësisë’ kërkoi sot seancë dëgjimore me Autoritetin e Dosjeve për rastin e prokurorit Bujar Sheshi. Komisioni i kryesuar nga Artan Spahiu dhe anëtar Petrit Kaloçi, Saimir Vishaj, Irena Nino dhe Lindita Rusmajli vendosi t’i kërkojë shpjegime Autoritetit të Dosjeve për vonesat në shqyrtim dhye informim të rastit të prokurorit Bujar Sheshi, i cili akuzohet se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Venusi’, si dhe një raport të plotë për afatet e shqyrimit dhe të kthimit të përgjigjeve të…
London Noor Liço është padiskutim gëzimi më i madh në familjen “Liço-Hoxha”. Ai po rritet shumë shpejt dhe Sara e publikon shpesh në Instagram. Mirëpo Sara ka shkuar me pushime së bashku me partnerin e saj, Ledion Liço, por nuk e kanë marrë Londonin me vete. E siç duket, trashëgimtarja e Top Channel është mërzitur shumë nga ky fat saqë ndihet në ankth dhe këtë na e tregoi me anë të një postimi në Instagram. “Mund të duket sikur po kënaqem, por ndjenja e fajit prej nëne dhe ankthi i ndarjes nuk po më lënë të shijoj asgjë”,-shkruan ajo në…
U shkri apo nuk u shkri bora – politikanët e Kosovës (dhe të Shqipërisë) në komunikimet e tyre kanë rënë në nivel të ngatërrestarëve të qebaptoreve dhe këngëtareve histerike të estradës. Nga Enver Robelli Ishte në Davos presidenti i Kosovës. Në Forumin Ekonomik Botëror (ËEF). Nuk zhvilloi ndonjë takim për të thënë. Kancelaren gjermane nuk e takoi, por i takoi kancelarin austriak dhe një komisioner të BE-së po ashtu austriak, të cilët përkrahin rrudhjen territoriale të Kosovës, një opsion që Angela Merkel e hedh poshtë. Në Davos presidenti i Kosovës i dha një intervistë një gazete zvicerane që shpërndahet falas…
Shërbimi Meteorologjik parashikon se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e një fronti të ftohtë atmosferik. Për orët në vazhdim e deri në orët e para të ditës së nesërme presim përkeqësim të kushteve të motit me intensifikim të reshjeve të shiut. Përgjatë vijës bregdetare por kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtra. Pas orëve 18:00 për shkak të rënies së temperaturave në zonat malore në lartësinë mbi 800 metër reshjet do të konvertohen në reshje dëbore. Në zonën e Alpeve dhe në zonën malore Verilindore…
Dita e sotme është shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët edhe me erë intensive përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Shërbimi Meteorologjik parashikon se rajoni i Ballkanit si dhe vendi ynë do të jetë nën ndikimin e një fronti të ftohtë atmosferik. Për orët në vazhdim e deri në orët e para të ditës së nesërme presim përkeqësim të konditave të motit me intensifikim të reshjeve të shiut. Përgjatë vijës bregdetare por kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtra. Pas orëve 18:00 për…
Largimet e njëpasnjëshme nga administrata e Trump po shihen gjithnjë e më shumë si shenjë krize në raport me politikën e jashtme dhe rolin e ndjekur nga SHBA. Ka qenë largimi i Wes Mitchell nga detyra e ndihmës sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, i cili po lexohet si tregues i krizës dhe mungesë qartësie në komunitetin euroatlantik. Në një opinion në gazetën greke “Kathimerini”, me autor kreun e Këshillit Amerikano-helenik për lidership, Endy Zemenides, thuhet se ndër arsyet e largimit përfshihet edhe NATO. Dorëheqja e Mitchell nuk ka të njëjtën peshë si ajo e ish-sekretarit të Mbrojtjes,…
Tashmë, me statusin e nënës së një djali që quhet Uliks, Adelina po jeton një martesë të konsoliduar me ish-menaxherin e njohur Val Krasniqin. Fotot e Adelina Ismailit me bashkëshortin e saj dhe Uliksin në rrjetet sociale janë shumë të pakta, por sa herë poston diçka dhe sa herë flet për jetën jashtë profesionit, ajo di të tërheqë vëmendjen. Kohët e fundit u është kthyer eventeve muzikore pas një kohe të gjatë pushimi e dedikimi të plotë familjes dhe të birit. Por duket se e shkuara e dhimbshme e artistes ka trazuar ujërat e martesës së saj të qetë. Arsyeja…
Fruta të thata: Merrni një grusht arra dhe përziejini ato me disa fruta të thata dhe një sasi e vogël çokollate të zezë. Mbajini ato në një enë në çantën tuaj për të shoqëruar çajin në mëngjes. Djathë dhe krakers: Një mundësi e mirë është dhe kjo: Djathi ju jep një burim të madh të kalciumit, ndërsa biskotat me kripë përmbajnë një gamë të gjerë të vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë magnezin, hekurin, zinkun dhe vitaminat B. Prisni një grumbull me karota të papërpunuara, selino dhe kastravecdhe vendosini ato në një tas me pak vaj kripë dhe piper. Janë një…