Author: tirana

Celine Dion, diva e muzikës botërore ka shqetësuar jo pak fansat e saj pasi në fotografitë e fundit shfaqet tepër e dobët. Cline Dion është fotografuar teksa po dilte nga hoteli, ndërsa mediat e huaja e krahasojnë me një skelet. Fansat janë shqetësuar për shëndetin e këngëtares 50-vjeçare, ajo vetë duket se nuk e fsheh trupin, duke zgjedhur këtë veshje klasike teksa shijon eventet e Javës së Modës në Paris.

Read More

Ledjoni nga Vlora ka ardhur për të shoqëruar prindërit dhe ka përfunduar në studion e programit “E Diela Shqiptare” për një mesazh. Tani që ka shpëtuar nga ai makth, një tjetër “mur” e ndan me familjen, sidomos me vëllain e saj Ledjonin. A do e falë ai pas dy vitesh? Motra e Ledionit ka shkruar për t’i bërë një surprizë prindërve, por stafi i emisionit ka zbuluar se vëllai dhe motra nuk flasin prej dy vitesh. Në 31 Dhjetor ajo ka bërë një status në profilin e saj në Facebook: “Ledjon vëllai im i shtrenjtë, dua të dish se të…

Read More

Aktorja e famshme, Pamela Anderson, ka befasuar rrjetin me një postim në Twitter. Përveç formave trupore mahnitëse dhe pamjes tepër sensuale, Pamela njihet si aktorja që godet më tepër me deklaratat provokuese. E tillë ka qenë edhe kjo e fundit, teksa ka thënë se :- “meshkujt që shikojnë filma pornografik janë të dashur të këqij.”

Read More

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot emërimin në poste të larta drejtuese në Shërbimin Informativ Shtetëror, të 9 personave, të cilët kanë qenë pjesë të Sigurimit të Shtetit në kohën e diktaturës. Sipas PD këto emërime janë bërë pas ardhjes në krye të SHISH të Helidon Bendos, të cilin e cilësoi njeriun e besuar të Edi Ramës. “Pasi mori në qeveri të gjithë pasardhësit e Byrosë Politike, miq të afërt të tij, Edi Rama riktheu në poste të rëndësishme drejtues të Sigurimit të Shtetit”, tha Alibeaj. EMRAT: 1- Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga…

Read More

 Dy oficerë policie janë dhunuar nga të burgosurit në burgun e Peqinit. Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur dy muaj më parë kur një punonjës policie në burg E.Balla, banues në Peqin, është dhunuar rëndë nga një i burgusor nga Fieri, Klodian Koçi i dënuar me burgim të përjetshëm. Gardiani i burgut ka përfunduar me fraktura në trup dhe ka marrë kujdes mjekësor. Dhunë ndaj tij ka ushtruar edhe i dënuari tjetër i quajtur Ervis Lulushi, raporton Report tv. Ndërsa rasti i dytë është një tjetër polic, E.Dushku, i cili është goditur për të disatën herë nga të burgosurit. Në të dyja rastet, të burgosurit janë…

Read More

Mund të mjaftojë thjeshtë dhe vetëm një kontroll i lëkurës, ku shihen prani nishanesh për të zbuluar mundësinë e prekjes nga tumori i gjirit tek një grua.Është ky përfundimi në të cilin kanë arritur dy studime, njëri i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetri në Francë, duke zbuluar lidhjen mes nishaneve në lëkurë, sidomos nëse janë në sasi të madhe dhe tumorit. Studimet janë publikuar në revistën shkencore “PLOS Medicine”, dhe janë zhvilluar përkatësisht nga Jiali Han i Indiana University dhe Marina Kvaskoff e INSERM, në Francë. Dy studimet përfshinë dy grupe grash të prekura, të cilat…

Read More

Një bandë me grekë e shqiptarë ka rënë ne prangat e policisë, ndërsa janë sekuestruar 93 kg marijuanë. Gjashtë të arrestuarit rezultojnë pjesëtarë të një grupi të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi. Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan 52 kg 728 gram marijuanë dhe 1150 euro, ndërsa në kontrollin e një banese tjetër në Selanik u gjëtën edhe 40 kg 225 gram marijuanë, 2220 euro e 1 peshore. Në total u sekuestruan edhe 3 automjete

Read More

Nga Dorian Koçi- Drejtor i Muzekut Kombëtar Një fundjavë më parë u transmetua premiera e filmit dokumentar Besa-Premtimi i regjisorit Norman Gershman në Festivalin Hebraik të filmit në San Francisko. Filmi dokumentar do të transmetohet dhe në rrjetin prestigjoz CNN duke shënuar kështu një shikueshmëri më të madhe rreth shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po kështu ai pritet të jetë një nga filmat dokumentarë që do të shoqërojnë gjithmonë datën 27 janar, e cila shënon datën e përkujtimit të gjenocidit të ushtruar nga makineria ushtarake e politike e Rajhut të III ndaj hebrenjve gjatë Luftës…

Read More

Gazeta më e madhe italiane, e ka përzgjedhur Sarandën si një ndër 12 destinacionet kryesore të këtij viti.”Saranda, në veçanti, në fund të Rivierës Shqiptare, në sajë të plazheve të bukura dhe natës së saj të gjallë, është bërë vitet e fundit një nga destinacionet më të famshme të vendit”. Kështu shkruan gazetarja Francesca Masotti në rubrikën “Dove”.Këshillë: merrni me qira një makinë për të eksploruar rrethinat e Sarandës, gjiret e fshehura gjatë bregut dhe parkun arkeologjik të Butrintit.Gazeta i ka përzgjedhur 12 destinacionet duke sygjeruar një për çdo muaj, Saranda rekomandohet në qershor. Me sa duket, për t’i shpëtuar…

Read More

Sipërfaqja e tij është vetëm 160 kilometra katror, por është shteti më i pasur në Europë. Fjala është për Lihteshtajnin, i cili ka 300 vite që është shpallur principatë e pavarur dhe sot banorët e tij janë më të pasurit në botë në raport me PBB për kokë. Popullsia e Lihtenshtajnit është 40 mijë banorë, por ky vend nuk ka as aeroport dhe as system hekurudhor. Qytetarët udhëtojnë autobusë, i vetmi mjet transporti publik. Si ka arritur një shtet kaq i vogël të jetë ndër më të pasurit? Sekreti qëndron tek taksat, pasi Lihtenshtajni ka taksimin më të ulët në…

Read More

Dhjetori konsiderohet edhe si muaji i pushimeve. Por shumë prej deputetëve i kanë nisur pushimet shumë më herët. Tirananeës.al ka mundur që të sigurojë listëprezencën e deputetëve për muajin dhjetor, duke listuar numrin e deputetëve që kanë munguar. Nga dokumentet rezulton se ndër deputetët që kanë munguar më shumë për muajin që lamë pas janë Agron Shehaj, Fatbardha Kadiu, Jorida Tabaku Nadire Meçorapaj dhe Dashamir Shehi. Nga 31 ditë që ka muaji ata kanë munguar 16 herë, duke u penalizuar jo pak por me 85136. Pas tyre vjen Edmond Spaho i cili ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm mungesash. Si…

Read More

Pas diellit të kësaj të diele, moti ka rezervuar surpriza. Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot pasdite nuk priten reshje në të gjithë territorin. Ndërkohë, nesër priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të shoqëruara edhe me shtrëngata në disa raste.Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht intensive. Në qarqet e tjera të territorit priten reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).Në zonat malore mbi 800 m reshjet pritet të jenë në formën e dëborës. TEMPERATURAT Nesër (e hënë dt.28) temperaturat minimale…

Read More