Dy oficerë policie janë dhunuar nga të burgosurit në burgun e Peqinit. Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur dy muaj më parë kur një punonjës policie në burg E.Balla, banues në Peqin, është dhunuar rëndë nga një i burgusor nga Fieri, Klodian Koçi i dënuar me burgim të përjetshëm. Gardiani i burgut ka përfunduar me fraktura në trup dhe ka marrë kujdes mjekësor. Dhunë ndaj tij ka ushtruar edhe i dënuari tjetër i quajtur Ervis Lulushi, raporton Report tv.
Ndërsa rasti i dytë është një tjetër polic, E.Dushku, i cili është goditur për të disatën herë nga të burgosurit. Në të dyja rastet, të burgosurit janë transferuar në burgjet e tjera.
Ngjarja u denoncua në rrjetet sociale edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili tregon situatën në burgun e Peqinit.
Statusi i plotë i Berishës:

