Author: tirana

Autoritetet shqiptare pritet t’i dërgojnë homologëve maqedonas pamjet e arratisjes së Nikola Gruevskit nga territori shqiptar. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë në pikat kufitare dhe në to duket momenti kur Gruevski hyn në makinë dhe kalon kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ish kryeministri maqedonas kaloi përmes Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar Hungarinë, ku i është pranuar kërkesa për azil politik. Gruevski është dënuar nga gjykata në Shkup me 2 vite burg për korrupsion.

Read More

Ish-kryeministri Berisha foli mbrëmë për një lidhje erotike të kryeministrit Rama me një diplomate greke në fillim të viteve ’90 kur ky i fundit ishte më shumë piktor dhe publicist se sa politikan. “Historia e emigrimit të Edi Ramës ka qenë e lidhur me një greke. Ka qenë një diplomate. Dhe shërbimet informative e ndiqnin, Ramën dhe greken. Ai shkoi me të në Paris. Tani se cila ishte lidhja, dmth, ishte lidhje erotike apo ishte lidhje pune… Nuk e di nëse Rama rekrutoi greken apo grekja Ramën”, u shpreh Berisha. Mësohet se ish-diplomatja në fjalë, për të cilën flet Berisha…

Read More

“Aleanca për Shqiptarët (ASH) në vazhdimësi ka qenë dhe është deklaruar për zgjedhje të parakohshme parlamentare, këtë e kemi thënë pas referendumit, e kemi thënë pas ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdojmë ta themi edhe tani. Janë shumë elemente në lidhje me atë se pse duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ideja ose një ndër argumentet që të mos shkohet në zgjedhje që po përdoret, ajo është data e bisedimeve për të hyrë në Bashkimin Evropian, nuk mban. Mendoj që shkaku se pse duhet të shkohet në zgjedhje është shumë më i madh se sa argumentet politike që i përdorin politikanët”,…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Veri të Italisë. Një aeroplan me turistë dhe një helikopter janë përplasur në ajër ditën e sotme. Të paktën 4 persona raportohet se kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur nga përplasja në qytetin turistik La Thuile pranë kufirit me Francën. Sipas ‘La Stampa’ ekipet e kërkim shpëtimit janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Read More

Fenerbahçe është klubi më i madh në Turqi, me rekord titujsh kampionë, 28 të tillë. Megjithatë, aktualisht gjiganti turk është në vendet e fundit në Superligë, diçka e pabesueshme, njësoj si të shohësh Manchester United apo Juventus në fundin e tabelës në kampionatet përkatës. DailyMail ka analizuar arsyet e rrënimit të klubit nga Stambolli, që po përjeton krizën më të thellë në historinë e vet. Së pari, pak histori. Fenerbahçe Spor Kulubu ka qenë një ndër institucionet më të rëndësishme në Turqi prej 1907. Bëhet fjalë për një klub që garon në 9 sporte, por futbolli është xhevahiri në kurorën…

Read More

Nënkryetari i PD-sw, Edi Paloka në një intervistë të dhënë për Neës 24 ka folur për që do të mbahet në 16 shkurt në orën 11:00 nga Paria Demokratike. Paloka është shprehur se protesta do të jetë fillimi i një serie të re, pa treguar mënyrat. Sipas tij, synohet një protestë e vazhdueshme dhe çdo veprim i opozitës do të bëhet në funksion të saj. ‘16 shkurti është një kulm por nuk është fundi. Nga aty do të fillojë një seri tjetër, për të cilën ne sigurisht duke u updetuar do të marrin dhe vendimet. Qëllimi është një protestë e…

Read More

Nga Sinisha Jakov Marushic Parlamentarët grekë të premten mbështetën ratifikimin e marrëveshjes shumë të diskutueshme që është projektuar t’i japë fund mosmarrëveshjes së gjatë mbi emrin e Maqedonisë. Në votimin që përfundoi në orën 14:30 më orën lokale, 153 deputetë nga partitë në pushtet dhe nga disa parti të opozitës në parlamentin me 300 vende miratuan marrëveshjen, të cilën Maqedonia tashmë e ka miratuar. 146 deputetë votuan kundër marrëveshjes. Ratifikimi nga ana e Greqisë shënon aktin përfundimtar të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, pasi Maqedonia më 11 janar ndryshoi kushtetutën e saj, duke lejuar ndryshimin e emrit të vendit nga…

Read More

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, përshëndet votimin nga Parlamenti i Greqisë të Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. “Ratifikimi nga parlamenti i marrëveshjes së Prespës është një veprim kurajoz dhe kontribut për paqen i fqinjit tonë jugor, Greqisë. Ky vendim mund të merrej nga nga një qeveri dhe parlament vizionar. Marrëveshja midis fqinjëve tanë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, tregon se Ballkani po çlirohet nga inercitë shekullore, që kanë ngadalësuar, por nuk mund të pengojnë emancipimin e gadishullit.”, thuhet në prononcimin e kryetarit të Kuvendit.

Read More

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ripërsëriti qëndrimin në lidhje me taksën që kosova i ka vendosur Serbisë edhe Bosnjës. SHBA është kundër taksës 100% të produkteve dhe u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që ta pezullojnë menjëherë. Kjo është deklarata e plotë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara. Siç komunikoi Presidenti Trump në letrën e tij Presidentit Thaçi: ‘Ju nxis juve dhe udhëheqësve…

Read More

Në një deklaratë të përbashkët, kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme, Federika Mogerini dhe eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han e përshëndetën ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë. “Me gëzim përshëndesim hapin më të ri dhe përfundimtar të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, me votimin e sotëm në Kuvendin e Greqisë. Që nga fillimi Bashkimi Evropian e ka mbështetur fort marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Zaev dhe Cipras, në negociatat nën kujdesin e OKB-së. Të dy vendet e kanë shfrytëzuar këtë mundësi unikate e cila paraqet shembull për pajtim…

Read More

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se vendi ka nevojë për një lëvizje të re politike. Në “Ditarin” e A2, Patozi deklaroi se kjo është e vetmja rrugë dhe ka plot zëra që shkojnë në këtë linjë. Sipas tij, Rama është buzë greminës, por opozita nuk po tregon as forcën e as moralin për ta rrëzuar. Gjithashtu Patozi tha se protesta e studentëve tregoi se ka një pakënaqësi të madhe ndaj qeverisë dhe opozitës.

Read More

Albana Osmani është një ndër vajzat më tërheqëse të ekranit shqiptar. Ajo ka rënë në sy që në fillimet e saj të hershme për bukurinë dhe shkathtësinë që e karakterizon. Albana përveç të tjerash është dhe një piktore mjaft e zonja sepse ka qenë studente e arteve. Por se sukseset në jetën e Albanës po rriten dita-ditës. Së fundmi, Osmani është shfaqur në kopertinnën e një revistë kulturore franceze, “Utopian Magazine”. Për të ka qenë një kënaqësi e veçantë të bëhet pjesë e kësaj reviste, sepse drejtohet nga djali i profesorit të saj të liceut. 

Read More