Nënkryetari i PD-sw, Edi Paloka në një intervistë të dhënë për Neës 24 ka folur për që do të mbahet në 16 shkurt në orën 11:00 nga Paria Demokratike.
Paloka është shprehur se protesta do të jetë fillimi i një serie të re, pa treguar mënyrat.
Sipas tij, synohet një protestë e vazhdueshme dhe çdo veprim i opozitës do të bëhet në funksion të saj.
‘16 shkurti është një kulm por nuk është fundi. Nga aty do të fillojë një seri tjetër, për të cilën ne sigurisht duke u updetuar do të marrin dhe vendimet. Qëllimi është një protestë e vazhdueshme. Nuk ka më kthim pas. Çdo lëvizje që ne do bëjmë qoftë dhe qëndrimi ndaj parlamentit do të ketë vetëm një funksion ti japim zë protestës qytetare. Nuk kemi më as qeveri kemi një tryezë me kukulla që i lëviz Rama’, tha Paloka.
