Author: tirana

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të pezullojë nga detyra prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli, pasi akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është dhënë masa “detyrim paraqitje” ndërsa masa “arrest me burg” është caktur për dy persona të tjerë që kanë qenë nën hetim. Bëhet fjalë për Ernest Duron dhe Ervin Hysajn, të akuzuar për korrupsion aktiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ernest Duro akuzohet dhe për veprën penale “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal. Prokurori Çoçoli është akuzuar më parë nga prindërit e një vajze 17-vjeçare të rrëmbyer, se u kishte…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do ta shtyjë fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit derisa mes tij dhe Kongresit të gjendet një zgjidhje lidhur me mbylljen e pjesshme të agjencive qeveritare. Fillimisht zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë njoftuan rreth planeve për të gjetur një vend tjetër, përfshirë një tubim politik për mbatjen e fjalimit, por presidenti tha se nuk parashikon ta mbajë atë derisa qeveria të hapet. Në një postim në Twitter të mërkurën vonë Presidenti Trump shkruante se nuk po kërkon një vend alternativ për mbatjen e fjalimit të tij. Me tej ai shkruante se shpresonte të…

Read More

Rusia e cilëson SHBA-në ‘hipokrite’ lidhur me nxitjen e një grushti shteti në Venezuelë, duke thënë se veprime të tilla janë në kundërshtim të ashpër me zemërimin që amerikanët shprehin lidhur me ndërhyrjen e dyshuara në punët e tyre të brendshme. Kritikat erdhën të enjten nga ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, i cili komentoi mbështetjen e Uashingtonit për udhëheqësin e opozitës të Venezuelës Juan Guaido. Nuk u deklarua si president i ngarkuar të mërkurën dhe u njoh menjëherë nga Uashingtoni dhe aleatët e saj në Amerikën Latine. “SHBA, e cila është paranojake për dikë që ndërhyn në zgjedhjet e…

Read More

Policia Rrugore nëpëmjet një videoja ka identifikuar shoferët teksa thyejnë rregullat e qarkullimit. Një një njoftim policia shton se mund të shkojë dhe më keq, nëse nuk u bindesh rregullave të qarkullimit rrugor. NJOFTIMI I PLOTË Rregullat e qarkullimit rrugor, janë për tu zbatuar nga të gjithë përdoruesit e rrugës njësoj, fakti që ka trafik dhe shi, nuk do të thotë se mund të shfrytëzosh korsitë e dedikuara për shërbim publik apo të rrezikosh këmbësorët në vendkalimin e tyre vetëm për të përfituar disa sekonda më shumë, sepse edhe mund të arrish më herët në destinacion, por me një ndryshim…

Read More

Shumë pak vende janë aq larg sa është Zelanda e Re. Çdo vit, bukuria e largët e vendit tonë tërheq miliona turistë që kërkojnë të arratisen midis peizazheve unike dhe të paprishura. Por distanca jonë fizike nga pjesa tjetër e botës i jep gjithashtu Zelandës së Re një kuptim të veçantë të komunitetit dhe lidhjes që ka rëndësi të madhe sot. Për ne, partneritetet ndërkombëtare me ata që ndajnë angazhimet tona – të drejtat e njeriut, shoqëritë dhe ekonomitë e hapura, tregtia gjithëpërfshirëse dhe drejtësia sociale – nuk janë as të domosdoshme, as të detyrueshme. Ato janë tepër të rëndësishme…

Read More

Oriola Marashi është një nga modelet më të ndjekura në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë postimet e saj provokuese. Së fundmi Marashi ka publikuar një foto ku ka vënë në pah gjoksin e saj, teksa shihet që nuk mban reçipeta. E veshur me një kostum ku xhaketën e mban të hapur, modelja ka pozuar ngjitur pas xhamit, duke ndezur kështu fantazinë e ndjekësve të saj. Menjëherë kanë vërshuar pëlqimet mbi foton dhe komentet që e komplimentojnë Oriola Marashin për fizikun e saj.

Read More

741 shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani në tre muajt të fundit të vitit 2018. Zyra federale për Migracionin ka nxjerrë të dhënat, sipas të cilave nga Shqipëria në tetor kanë aplikuar 309 persona, në nëntor 249 dhe në dhjetor 183. Referuar këtyre të dhënave, rënia vazhdon konstante në rastin e shtetasve shqiptarë. Ndërkohë në vitin 2016 nga Shqipëria kanë qenë mbi 17 mijë azilkërkues, në 2017 ishin 9 mijë dhe për vitin 2018 ishin vetëm 2900. Vihet re një rënie e theksuar me 60%. Dhe nga 2900 të vitit 2018 vetëm 1800 ishin aplikues për herë të parë,…

Read More

Elegante, me një stil të veçantë që bie në sy, ajo është një grua që ia ka dalë mbanë, si në aspektin profesional, por edhe në atë personal. Brixhida Kokëdhima, me një veprimtari mbi 25-vjeçare në fushën e biznesit, ka treguar që është një grua e fortë dhe një profesioniste e vërtetë. Por përveçse një sipërmarrëse e zonja, ajo ka treguar se bashkë me bashkëshortin e saj, Koço Kokëdhima janë prindër të suksesshëm të tre vajzave. E ftuar sot në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Brixhida Kokëdhima rrëfeu se të jeshë biznesmene dhe nënë e tre vajzave nuk është aspak…

Read More

​Këtë të shtunë, Franca do të zgjedhë këngën përfaqësuese për Eurovision 2019 përmes garës kombëtare “Destination Eurivision”, ndërsa pjesë e jurisë profesionale do të jetë edhe këngëtarja kosovare, Rona Nishliu. Në garë për të përfaqësuar Francën në Tel Aviv, janë shtatë këngëtare dhe një grup, ndërsa fituesi do të zgjidhet përmes votave të jurisë profesionale dhe publikut. Kujtojmë që Rona Nishliu përfaqësoj Shqipërinë me këngën “Suus” në vitin 2012, e ku u rendit në vendin e 5-të, që mbetet rezultati më i mirë i Shqipërisë në Eurovision.

Read More

Ekipi negociator për dialogun me Serbinë, është në përfundim e sipër të platformës që do të reflektojë unifikimin e qëndrimit të Kosovës në dialogun final për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, bashkëdrejtuesi i Ekipit negociator, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Ai thekson se që nga votimi i Kuvendit të Kosovës për Ekipin negociator, ky i fundit ka punuar dhe është duke punuar për normalitetin ndërinstitucional, me objektivin që të unifikojë qëndrimin e Kosovës në dialogun final me Serbinë, përmes platformës për dialogun. “Unë besoj që platformën do ta kemi gjatë javës së ardhshme, do të jetë…

Read More

Në liqenin e Shkodrës ka nisur vendosja e bovave të reja, nëpërmjet të cilave përcaktohet edhe vizualisht kufiri mes Shqipërisë e Malit të Zi. Vendosja e bovave të reja bëhet pas një komunikimi të vijueshëm nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, me palën kufitare të Malit të Zi. “Gjatë ditës së sotme, me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës. Kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të zi në Liqenin e Shkodrës, e ndajnë 21 bova, të cilat për shkak…

Read More

Nga Mero Baze Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, pati sot një takim në Tiranë, për të debatuar rreth rreziqeve që sjell kthimi i Parkut Kombëtar të Zagories, në një zonë të shfrytëzimit të naftës, bazuar në një kontratë paraprake të qeverisë shqiptare me koorporatën SHELL. Debati ishte konstruktiv dhe në thelb i kërkon qeverisë shqiptare të zbatojë ligjet e shtetit shqiptar, për mbrojten e zonave të shpallur me prioritet turizmin malor dhe ruajtjen e identitetit të tyre kulturor, si dhe pasurive natyrore. Nuk është se i përkas populistëve që zhurmojnë për çdo gjë, kur vjen puna në debatin mes…

Read More