Dy shtetasit turq Iskender Sale, Nejdet Cesuroglu dhe një kosovar me emrin Xhemal Shalla, dyshohet se kanë mbërritur në Shqipëri, me qëllim zhvillimin e një takimi me Admir dhe Hekuran Hoxhën, që të dy djem xhaxhallarësh, që dyshohen nga Krimet e Rënda si personat që trafikonin sasi të konsiderueshme heroine nga Turqia në vendet e Europës. Një ditë më parë shtetasi turk, Nejdet Cesuroglu u gjet i pajetë në një banesë në Mitrovicë. Qëllimi i këtij takimi sipas të dhënave të prokurorisë ishte përcaktimi i një vendi në zonën e Durrës, ku do fshinin heroinën dhe pikërisht nga ku do…
Author: tirana
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shpërthyer në akuza të forta ndaj Top Channel, në një kohë kur është i ftuar në emisionin “Open”, po në këtë televizion. Duke iu referuar dokumentarit te emisionit Top Story “Injorantët e parlamentit”, i cili nxori se doktoratura e socialistit ishte e kopjuar, Balla tha se Top Channel është kthyer në një televizion të degraduar, dhe që bën emisione të porositura. Por nga ana tjetër drejtuesit e Top Storyt janë përgjigjur menjëherë duke i dërguar SMS drejtueses së emisionit, në të cilën tregonin se i kishin kërkuar disa herë intervistë deputetit…
Skema e vlerësimit të mësuesve me qëllim punësimin e tyre, do të pësojë sërish ndryshime. Ky është edhe shkaku i pezullimit të procedurës së dorëzimit të dosjeve në Drejtoritë Arsimore Vendore prej gati një muaji. Detajet që do të jenë pjesë e udhëzimit që parashikon lëvizjet paralele, emërimet dhe largimet nga puna të mësuesve i sqaroi një ditë më parë vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini, në një dalje publike për mediat. “Jemi në proces të përfundimit të një rregullimi të udhëzimit numër 38, që për shumicën e njerëzve që po na shohin nuk ka kuptim, por mësuesit e dinë…
Një 64-vjeçar në Peqin ka rënë në prangat e policisë për plagosjen e djalit të tij. I arrestuari është shtetasi me iniciale Y.S, banues në fshatin Vashaj. Sipas policisë, 64-vjeçari për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri është shprehur se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka për synim krijimin e “Serbisë së Madhe” dhe mund t’a çojë Ballkanin në luftë. “BE ka marrë rolin e ndërmjetësit në saj të rezulutës së OKB . SHBA ka qenë pjesë e diskutimeve direkte dhe me ndërhyrjen e Rusisë u tërhoq. BE deri te kjo fazë finale ka shkuar mirë, por Mogherini duke hapur hapësirë për prekje kufijsh ose nuk i njeh mirë gjërat ose janë çështje të tjera. Prekja e kufijve çon në luftë, sepse nuk mund të prekësh një kufi në Ballkan…
“Unë kurseja vetëm Fatos Nanon për ta çuar para drejtësisë pas fitores ne 2005-s”,- u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha, nga studio e emisionit “Opinion” ku foli rreth akuzave per korrupsion nga palet politike. Sipas tij, Fatos Nano ka treguar integritet të plotë. “Në atë kohë unë kurseja Fatos Nanon, sdo e fusja në burg në 2005 sepse bëri një akt politik me rotacionin dhe tregoi integritet që çdo lloj politikani duhe të ketë. Edi Rama meriton të paktën 38 vjet burg. Të gjitha dosjet kanë shkuar vetëm Nanon e kam kursyer. Në krahasim me Edi Ramën, edhe pse Nano mund…
Arkivi kombëtar i Kanadasë ka blerë një libër të rrallë, i cili besohet se mund të ketë shërbyer si ide për një spastrim nazist të hebrenjve në Amerikën e Veriut. Dikur pjese e bibliotekës personale të Adolf Hitlerit, vëllimi i vitit 1944 jep të dhëna mbi popullatën hebreje në qytete të ndryshme, si dhe organizatat e gazetat më të rëndësishme që u shërbenin komuniteteve hebraike kanadeze dhe amerikane. Libri 137 faqesh është i shkruar në gjuhen gjermane; ai mban titullin “Statistikat, mediat dhe organizatat e çifutëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada”, dhe u hartua nga hulumtuesi Heinz Kloss, i…
Sa herë që opozita jonë e pas 2013, është rrekur të organizojë protesta të mëdha në Tiranë, në pamundësi për të patur të njëjtën qasje si në periudhën e parë opozitare (1997- 2005), i ka paraprirë ditës së mbajtjes së tyre, duke i dhënë zë disa miteve urbane politike, që kanë rezultuar keqkuptime të mëdha. Kanë qenë pikërisht këto mite të rreme, që kanë ndikuar më së shumti në krijimin e keqkuptimeve më të mëdha tek militantët dhe opozitarët në përgjithësi. Për shkak se ato kanë synuar që të rrisin artificialisht motivimin e njerëzve, për ti çuar drejt shesheve ku…
Mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe ka qenë i pafat mbrëmjen e sotme në sfidën ndaj Lamias e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Greqisë. Skuadra e Panathinaikosit arriti të triumfonte me rezultatin 1-0, por për shkak të humbjes me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë, ekipi që do të kalonte më tej u vendos nga 11-metërshat. Lamia arriti të triumfonte me rezultatin 2-4, ndërkohë që Kaçe i treti në radhë gaboi duke i dhënë shansin kundërshtarëve që të kualifikoheshin.
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka treguar pas 25 vitesh se në vitet e para të demokracisë e ndiqte kryeministrin Edi Rama përmes shërbimeve sekrete që kishte nën kontroll si president. Sipas tij, Rama ka pasur një lidhje erotike me një ish diplomate greke. Berisha thotë se e ndoqi deri sa Rama u largua në Paris. Ish kryeministri u kundërshtua nga gazetarët e pranishëm në panel të cilët nisën të qeshnin duke i kujtuar se gabonte pasi gruaja në fjalë ishte e miqësuar me të gjithë njerëzit e medias dhe Rama në atë kohë ishte pedagog dhe publicist. Ndërkohe, nder te tjera…
Raundi i dytë i negociatave për Marrëveshjen e Re Roaming Rajonal për Ballkanin po afron ditën kur qytetarët e rajonit të flasin pa roaming. Duke ju drejtuar pjesëmarrësve në takim, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) Majlinda Bregu theksoi se është në interes të ekonomive, qytetarëve dhe politikanëve që sa më shpejt të jetë e mundur të finalizojë Marrëveshjen Rajonale të Roaming që do të ulë kostot e roaming-t deri në korrik 2019, e “fol si në shtëpi” duke e çuar zero në 2021. “Nëse duam që njerëzit të kuptojnë ndikimin e vërtetë të përpjekjeve tona në…
Ndryshimet në Qeveri me disa emra të panjohur në arenën politike ka qenë tema e kësaj mbrëmje në “Open”, ku i ftuar ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. I ngacmuar nga gazetarët e pranishëm në panel, Balla u shpreh se vendimi për ndryshime në qeveri nuk ishte krejtësisht i papritur.Balla-3 “Kemi bërë një analizë në korrik dhe një pjesë e kolegëve e dinin që kishin një rënie në punën e tyre”, u shpreh Balla. Por për sekretarin e Përgjithshëm të PS kjo nuk ka qenë arsyeja e plotë e ndryshimeve që u deklaruan pak para ndryshimit të…