Author: tirana

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se diplomatët amerikanë nuk do të largohen nga Venezuela. Komentet e tij sfidojnë një urdhër të Presidentit Nicolas Maduro që diplomatët e SHBA të largohen brenda 72 orëve. Në një mesazh në Twitter, zoti Pompeo tha se SHBA nuk e njohin më regjimin e Maduros dhe nuk e konsiderojnë Maduron si autoritetin ligjor që mund të prishë marrëdhëniet diplomatike.Sekretari Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara tani njohin udhëheqësin opozitar të Venezuelës Juan Guaido si president të përkohshëm. Vende të tjera, si Kanadaja, Brazili dhe Argjentina, njohën gjithashtu zotin Guaido si president të Venezuelës. Bolivia, Meksika,…

Read More

Pas një muaji pushim, Kategoria Superiore ringre siparin e saj me fazën e tretë. Sfida kryesore e kësaj fundjave është ajo që do të luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit, dy skuadra rivale direkt për titullin. Partizani vjen në këtë ndeshje si skuadra kampione e dimrit, por në dy fazat e para ka dalë i humbur në sfidën me Skënderbeun. Për trajnerin Skënder Gega, për skuadrën e tij vlejnë vetëm 2 rezultate në këtë ndeshje. Nga ana e tij Skënderbeu, nuk ka pasur aspak rezultate të mira në ndeshjet e fundit të kampionatit, kështu që rëndësia e kësaj sfide…

Read More

Byreku pëlqehet nga të gjithë, që të mos humbni kohë provojeni edhe me peta të blera. Ju sigurojmë që do të dale shumë i mirë. Përbërësit 3 petë djathë Për sos 2 vezë 1 gotë vaj vegjetal 1 gotë qumësht Të gjithë përbërësit e sosit i përziejmë dhe petët i lyejmë me sosin e përgatitur. Një petë e shtrijmë në tepsi, pastaj djathin ia vendosim përmbi një petë tjetër dhe përsëri djathin dhe së fundmi petën. Sosin e mbetur ia derdhim përmbi ose pak ujë mineral, i lëmë pak në pritje byrekun e përgatitur. Pas…

Read More

Nëse Britania e Madhe do të ndryshojë rrjedhën e Brexit do të përfitojë nga fondet e BE-së rreth 13 miliardë euro mes viteve 2021 dhe 2027, pra 22% më shumë se 10,6 miliardë që ajo përfiton aktualisht për vitet 2014 -2020, sipas një studimi të kryer nga Konferenca Periferike e Rajoneve Detare (CPMR). “Fondet shtesë për Britaninë e Madhe shpjegohen me faktin se shumë nga rajonet e saj janë më pak të begata aktualisht, sesa mesatarja e BE dhe për këtë arsye duhet të marrin më shumë fonde se në të kaluarën’’, thotë CPMR. Raporti gjithashtu tregon se “pabarazitë rajonale…

Read More

Ndoshta keni dëgjuar se të hahet darkë vonë mund të jetë e keqe për shëndetin tuaj, duke ngritur rrezikun e shtimit të peshës. Por në fakt, lidhja mes vakteve dhe ritmit qarkullues nuk është ende plotësisht e qartë për ne. Shumica e studimeve që lidhin darkën e vonë me shtim në peshë janë vëzhguese, që do të thotë se disa faktorë përveç kohës mund të luajnë një rol – aktiviteti fizik, gjendja e pirjes së duhanit, cilësia e gjumit dhe konsumimi i alkoolit për të përmendur disa. Në vend që kur hani, disa ekspertë të ushqyerit argumentojnë se ajo që…

Read More

Mëngjesi është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Jo vetëm mjekësia popullore, por edhe studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës. Mjalti përmban sasi të vogla proteine, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban. Po ashtu ai shihet si multivitamin.

Read More

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro të mërkurën i dha diplomatëve amerikanë 72 orë për t’u larguar nga vendi në përgjigje të vetëshpalljes së kryetarit të Asamblesë Kombëtare president të vendit, në mes protestave masive. Disa orë pasi presidenti Donald Trump zyrtarisht njohu kreun e opozitës Juan Guaido si president legjitim të vendit, Maduro sfidues u shfaq përpara mbështetësve për të akuzuar Shtetet e Bashkuara si mbështetëse të një grushti shteti. Maduro njoftoi se po priste lidhjet e mbetura politike dhe diplomatike me Uashingtonin. “Ne nuk mund të pranojmë politikat pushtuese të perandorisë, Shteteve të Bashkuara, politikat e Donald Trump”, tha ai…

Read More

Mëngjesin e sotëm u njoftua se ish- ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi ka ndërruar jetë. Gjashtë vite më parë gazetarja Entela Resuli ka bërë një bisedë interesante me Mustaqin, i cili ka rrëfyer se si ka qenë jeta e tij para viteve ’90, dhe se si përfundoi emigrantë në Greqi më pas. Nga Entela Resuli Kiço Mustaqin e takojmë në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë. Ata që kanë qenë pjesë e trazirave të viteve 90’-91 u kujtohet edhe ky emër, i cili mbante mbi supe sigurinë e vendit dhe peshën e ushtrisë. Ajo godinë i sjell shumë kujtime, aty përshëndet dhe…

Read More

Në një prononcim për “Balkanweb” dekani i fakulteti Ekonomik, anëtar i Senatit Akademik, profesor Dhori Kule ka zbardhur atë çfarë ka ndodhur sot në mbledhjen e Senatit. Ai ka mohuar zërat se senati ka kërkuar dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe ka theksuar se me unanimitet është miratuar raporti i grupit të punës për aktet e qeverisë në paktin për Universitetin. “Senati nuk u mblodh as për të hequr Mynyr Konin as për të diskutuar për të. Sot senati u mblodh për të analizuar detyrën që i kishte dhënë në mbledhjen e datës 14, grupit të…

Read More

I ftuar në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv, historiani Ferit Duka analiston arsyet se pse ishte Ismail Qemali njeriu që guxoi të ngrinte flamurin e pavarësisë në Vlorës në 28 nëntor 1912. Duka ndalet te profili i “babait të pavarësisë” si shtetar i cili vinte nga një përvojë e theksuar në Perandorinë Osmane. Formimi i tij në një familje nacionaliste dhe patriotike kishte ndikuar jo pak, thotë Duka, çka e favorizoi atë në krahasim me Faik Konicën, Fan Nolin apo Mid’hat Frashërin që të ndërmerrte aktin e shpalljes së Shqipërisë shtet i pavarur. “Vinte nga…

Read More

Zbehen shpresat për futbollistin e zhdukur Emiliano Sala, pasi autoritetet kanë njoftuar për ndërprerjen e kërkimeve të tij. Pas 72 orësh autoritetet kanë vendsour të ndërpesin kërkimet për argjentinasin. “Daily Mail” raporton se kërkimet kanë nisur që të hënën dhe sot në drekë kanë përfunduar pa asnjë rezultat. Por e motra e futbollistit ka thënë se ajo e ndjen që ai është gjallë. “E di se ai është ende gjallë. Ai kurrë nuk do të heqë dorë”- thotë ajo. Sulmuesi argjentinas Sala që udhëtonte nga Franca për në Kardif, pasi kishte nënshkruar kontratën e re, ishte në avion dhe nuk…

Read More

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, i përfaqësuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë janë takuar sot me delegacionin e Bosnjës dhe Hercegovinës për të diskutuar lidhur me taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës. Sipas medieve boshnjake, palët në takimin e sotshëm kanë ranë dakord për vazhdimin e dialogut të mëtejshëm dhe në një afat të shkurtër institucionet përkatëse duhet të gjejnë zgjidhjen më të mirë për tregtinë e mallrave dhe shërbimeve. “Palët këmbëngulën që çështjet politike të zgjidheshin përpara atyre ekonomike, që do të thotë të njohin certifikatat dhe të lejojnë liberalizimin e vizave”, shkruan media…

Read More