Author: tirana

Nga Hannes Grassegger, BuzzFeed Kulla e qelqit ku gjendet zyra e George Soros në Manhatan është e mbushur me numra në ekrane, gjurmime dhe parashikime për kursin e tregjeve në mbarë botën. Njëra prej tyre është veçanërisht e vështirë të kuptohet, një tabelë portokalli në një ekran që analizon ndjeshmërinë në mediat sociale. Të dhënat, të përditësuara rregullisht që nga viti 2017, projektojnë reagimet në internet me emrin George Soros. Emri i tij përmendet dhjetëra- mijëra herë në javë – pothuajse gjithmonë negativisht, të nxitura kryesisht nga rrjetet e quajtura ‘bots’. Soros është një e keqe e pastër. Një kontrabandist droges. Afarist.…

Read More

Dhurata Dora nuk ka folur asnjëherë për jetën e saj private dhe gjithmonë ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut. Por duket se zemrën e këngëtares shumë të pëlqyer nga publiku e ka rrëmbyer dikush. Sipas burimeve të sigurta të arbresh.net artistja ka nisur një romancë me Shkamb Vokshin, i cili punon si menaxher në një klub nate shumë të njohur në Kosovë.

Read More

Mjafton të kesh një model flokësh në mendje dhe ta provosh atë. Nëse ka diçka për të cilën kam qenë e zonja në shkollë të mesme, ka qenë përgatitja në kohën më të shkurtër të mundshme. Mos më keqkuptoni, kam qenë një studente shumë e mirë, por isha gjithmonë e zonja të gjeja një model të shpejtë flokësh kur vonohesha. Nga modeli i flokëve të kapur bisht në gërshet të thjeshtë, e dija që mund të mbështetesha në njohurinë time të bukurisë për të dalë nga shtëpia me stil dhe kur nuk kisha shumë kohë. Duke qenë se motra ime…

Read More

Nga Ditmir Bushati Zonja dhe zotërinj, Sot teksa ngjita shkallët, për herë të fundit si Ministër i Jashtëm, ndjeva realisht që nuk do të jem më pjesë e punës së përditshme të këtij institucioni. Por, ndjehem me fat që do të jem pjesë e historisë së tij. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme është një ndër ato pak institucione që mbart peshën simbolike të përfaqësimit të shtetit. Ndoshta edhe për këtë arsye, është institucioni që i ka mbijetuar më shumë se tjerët dallgëve të tranzicionit e mbrapshtive të politikës. Duke e konsideruar si nder dhe përgjegjësi të përditshme peshën…

Read More

Në fund, por jo për nga rëndësia, Ditmir Bushati i kushtoi disa fjalë emocionuese edhe familjes së tij ku për shkak detyrës si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është detyruar jo pak herë të qëndrojë larg saj. Duke iu referuar thënies së presidentit gjerman Steinmeier që puna e ministrit të Jashtëm është si një mur, nuk ke kohë për askënd, i mungon të gjithëve, edhe stafit, edhe familjes edhe të gjithëve, Bushati iu drejtua familjes së tij me këto fjalë: “Për një falenderim të fundit do të më ndihmonte një rrëfim personal i ish-kolegut tim të çmuar dhe…

Read More

Në mendjet e shumë njerëzve, të ardhurat e mëdha financiare janë sinonim i shpenzimeve të mëdha dhe një stili ekstravagant të jetesës. Ka shumë njerëz që e dëshmojnë se kjo është të paktën pjesërisht e vërtetë. Sidoqoftë, disa prej njerëzve më të pasur të botës jo vetëm se bëjnë stil të thjeshtë të jetesës, por edhe e dhurojnë një pjesë të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi dhe për organizata të ndryshme. Paratë janë të rëndësishme. Posedimi i mjaftueshëm i parave mund t’jua ndryshojë jetën – këtë nuk e mohon askush! Por, sa të rëndësishme janë vërtet? Të jemi…

Read More

Margarina, salcat për sallatë, majoneza, produktet qumështore me përqindje të lartë të yndyrës, si dhe sallamet e ndryshme më së miri është të largohen nga frigoriferi që të mos na “trashin”. Kur zgjedhim ushqim në restorant jemi të vetëdijshëm që peshku është zgjedhje më e mirë sesa hamburgeri, por te ruajtja e ushqimit në frigoriferin tonë shpesh nuk mendojmë nëse jemi duke blerë apo ngrënë shëndetshëm, pohon nutricionistja Elain Magee. Ajo ka përpiluar listën e ushqimeve të pashëndetshme për WebMD, të cilat më së miri është të mos gjenden në frigorifer që të mos jemi në tundim për t’i ngrënë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama është zyrtarisht dhe ministër i Jashtëm. Pas votimit të dekreti në Kuvend dhe betimit gjatë ditës së djeshme, Rama ka shkuar sot për herë të parë në zyrën e re të punës. Në fjalën përshëndetëse në këtë ceremoni, Bushati tha se gjatë viteve të tij në krye të këtij institucioni është arritur që Shqipëria të jetë një zë më i fortë dhe i besueshëm tek partnerët strategjik si SHBA dhe vendet e BE. “Në punë  time natyrisht jam orientuar nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe projektet strategjike të politikës sonë të jashtme. Themelet e saj e kanë gjenezës…

Read More

Në orën 10.00 në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të bëhet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Ministri Ditmir Bushati tek KM/ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Edi Rama, raporton tirananews.al Bushati është shprehur më herët se drejtimi i Ministrisë së Jashtme ka qenë posti më i bukur që ka mbajtur. “Dua të them që këto pesë vite e gjysmë për mua kanë qenë vite shumë të bukur të karrierës sime me gjithë emocionet, e sukseset, me gabimet, me të gjitha elementët që e shoqërojnë ditën e një ministri të Jashtëm. Mendoj se është puna më…

Read More

Këngëtarja shqiptare ka kaluar një situatë të pakëndshme dhe ka vendosur ta ndajë atë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Eliza Hoxha ka publikuar një foto ku tregon se fqinjët e saj kanë zaptuar shkallën e pallatit me mobilje të vjetra. “Nuk mund të ankoheni që s’jemi mikpritës, edhe hyrjet i kemi me mobilje. Kryesorja është që të rejat i kemi futur brenda në shtëpi dhe këto prej tre ditësh rrinë në koridor duke penguar lëvizjen e njerëzve. Arsyetimi: Çfarë ke? Të pengojnë? I heqim kur të mundemi…sigurisht,”- shkruan Hoxha krahas fotos.

Read More

Në disa faqe kërkesë për caktimin e paraburgimit prokurori Ismet Ujkani ka renditur funksionimin e një dukurie shqetësuese në qytetin e Skenderajt në Kosovë. Në një lokal muzike një vajzë nga Mitrovica pretendohet se u shfrytëzua seksualisht për disa muaj fillimisht nga pronari i lokalit e më pas edhe nga klientët e tjerë. N.N. (emër i njohur për redaksinë), identiteti i të cilit nuk publikohet për shkak të rrethanave të rastit, është duke u hetuar nga Prokuroria pasi e kishte marrë vajzën nga Mitrovica dhe e kishte punësuar si kameriere në lokalin e tij. Aty, sipas Prokurorisë, vajza paguhej me…

Read More