Diellza feston ditëlindjen e 40-të. Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci vazhdon të mbetet një nga vajzat më të bukura të showbizit. Sot ajo feston ditëlindjen e 40-të, por nuk ka ndryshuar aspak. Madje me anë të një postimi për sfidën që ka përfshirë internetin, ’10 year challenge’, Diellza ka postuar disa fotografi ku ka treguar se nuk ka bërë fare ndërhyrje në fytyrën e as në trupi.
Author: tirana
Agjensia e Antitrafikut në Nigeri ka raportuar se rreth 20.000 vajza nigeriane janë detyruar të prostituojnë në Mali. Shumë prej vajzave punojnë në hotele ose klube nate pasi iu shitën rrjetit të prostitucionit nga trafikantët e qenieve njerëzore, sipas një zbulimi të kryer nga agjencia nigeriane në bashkëpunim me autoritetet maliane në dhjetor. Arinze Osakëe i NAPTIP tha për CNN se shumica e vajzave janë joshur nga trafikantët e njerëzve që i premtonin punësimin në Malajzi. “Ata u thanë se do i çonin në Malajzi por i dërguan në Mali. Ndërsa u thanë se do punonin në restorante me 5…
Nuk ka asnjë shpresë për gjetjen e futbollistit të zhdukur Emiliano Sala, tha një oficier i ekipit të kërkim-shpëtimit. Sulmuesi argjentinas, dhe një pilot, ishin në bordin e avionit që humbi kontaktin jashtë Alderney në Ishujt e Kanalis të hënën natën. John Fitzgerald, shefi i shërbimit të Channel Islands Air Search, tha se “edhe personi më i përshtatshëm” do të jetonte vetëm disa orë në ujë. Kërkimet për avionin e zhdukur rifilluan të mërkurën. 28-vjeçari raportohet se i dërgoi një mesazh audio familjarëve të tij në ËhatsApp, duke i thënë se ishte “i frikësuar”. Mediat argjentinase raportojnë se futbollisti tha:…
Kryeministri Edi Rama në fund të vitit të kaluar bëri disa ndryshime në qeveri që u finalizuan me votimin e dekreteve në Kuvend pak ditë më parë. Përpos ndryshimit të emrave, kreu i qeverisë riktheu edhe postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ku emëroi Elisa Spiropalin. Ndërkohë që në mbledhjen e sotme të qeverisë është përcaktuar edhe fusha e përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet. Vendimi i qeverisë për fushën e përgjegjësisë së ministres Spiropali I. Miratimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe të kompetencave për realizimin e…
Moderatorja e njohur Bieta Sulo, tashmë duket se e ka marrë seriozisht kujdesin ndaj vetes, pas lindjes se djalit. Së fundi ajo ka publikuar një video në ‘Instagram’ ku shfaqet duke u ushtruar në palestër bashkë me Albanin. Ajo nuk nguruar të shkruajë edhe diçka motivuese. ‘9 muaj shtatzëni, 18 muaj ushqyerja e Kroit me qumësht, tani koha për pak stërvitje’, i ka bashkangjitur videos. Primary category: ? If the posts has multiple categories, the one selected here will be used for settings and it appears in the category labels. Sidebar position: ? Custom sidebar: ?Default Sidebar Subtitle: This text…
Rexhep Tajip Erdogan është në Moskë për një takim me presidentin rus Vladimir Putin, të fokusuar tek situata komplekse e Sirisë, ndërkohë që konflikti 8 vjeçar ka nisur të zbutet e aktorë të ndryshëm, përfshirë grupet e armatosura në terren, po kërkojnë kontroll territoresh. Tre janë çështjet ku do të përqendrohet presidenti turk: Krijimi i një zone sigurie në veri të Sirisë, në lindje të lumit Eufrat, një operacion i mundshëm i trupave turke në Manbidxh dhe rritja e ndikimit të islamistëve të afërt me Al-Kaedën në Idlib. Që të treja e kane një të përbashkët: njësitë kurde YPG, të…
Nuk kanë munguar as surprizat, Kukësi është shtangur nga Apolonia, e cila ka fituar me rezultatin 2-1. Goli i shënuar nga Et’hemi, i ka lënë të gjitha hapur për takimin e kthimit. Gjithashtu, surpriza ka ardhur dhe nga Bylisi, që mundi Laçin në shtëpi, pastër me rezultatin 2-0. Ndërsa Teuta ka mbyllur gjithçka kundër Lushnjes, pasi fitoi 1-3. Luftëtari ka harruar problemet financiare që ka pasur për 90 minuta, duke dhënë maksimumin kundër Egnatias dhe mori një fitore të sigurt për ndeshjen e kthimit. Rezultatet: Egnatia –Luftëtari 0-3 (Ramadani 51′(p), Dunga 55′, Rapo 83′) Apolonia –Kukësi 2-1 (Gjata 42′, Hysenshahaj…
Dy muaj pas shpërthimit të skandalit të Unazës së Re, me kërkesë të prokurorisë, gjyqtarja Ardian Bera vendosi masën e arrestit në burg për Avdiol Dobin, administratorin e kompanisë “DH Albania”. Mbi Dobin rëndojnë 3 akuza: mashtrimi që ka lidhje me skandalin e unazës, falsifikim dokumentash si dhe pastrim parash. Kjo e fundit është referuar më datën 13 dhjetor 2018 nga Drejtoria e Policisë Tiranë. Por, edhe në masën e sigurisë të kërkuar në gjykatë për Dobin, prokuroria thotë se ka dyshime që 26-vjeçari të ketë kryer një sërë transaksionesh të dyshuara. Skandali i kompanisë “DH Albania” shpërtheu kur mediat…
Në qiellin e Tiranës do të fluturojnë avionët e NATO-s ditën e nesërme. Rreth orës 11:00 është menduar që avionët të shfaqen në hapësirën e Shqipërisë me zhurmën e tyre të fortë. Misioni ajror paraprin vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit Wolters. Ai mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë një bazë ushtarake e NATO-s. Aleanca do te investojë atje rreth 50 milionë dollarë.
Vitamina B është thelbësore për shëndetin tonë, pasi ndihmon në funksionimin e metabolizmit. Në të bëjnë pjesë grupi i vitaminave B1, B2, B5, B6 dhe B12, të cilat garantojnë energjinë e duhur, favorizojnë sistemin nervor dhe mëlçinë. Jo vetëm kaq, por kjo vitaminë ndihmon për të humbur peshë me lehtësi, pasi kuron aparatin tretës dhe zorrën e trashë, duke përmirësuar tretjen. Mungesa e vitaminës B ka simptoma të qarta, ku shpesh shoqërohet me lodhje, dhimbje muskulore dhe mungesë oreksi. Për të zgjidhur këtë problem, mjafton që të përmirësohet regjimi ushqimor, duke futur në dietën e përditshme ushqime që përmbajnë më…
Agjensia kombëtare e shëndetësisë në Francë, Anses thotë se ka gjetur kimikate në pelenat e foshnjave që tejkalojnë nivelet e sigurisë. Testet gjetën substanca të cilat janë potencialisht të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Anses tha se testet në pelena ishin të parat që u realizuan nga një organizatë kombëtare e shëndetit dhe sigurisë në botë. Agjensia bëri thirrje për reagim të shpejtë duke marrë parasysh rreziqet e mundshme që këto kimikate mund të paraqesin. Ministri i Shëndetësisë i Francës, Agnès Buzyn tha se nuk kishte rrezik serioz ose të menjëhershëm për shëndetin e foshnjave. Por në një deklaratë të…
Ish-banorja e Big Brother dhe ish-missi Xhensila Pere është përfolur gjithmonë për jetën personale dhe për marrëdhëniet e saj. Së fundmi ajo të gjithë ndjekësve të saj në ‘Instagram’ i ka dhënë mundësinë që t’i bëjnë pyetjet, të cilat dëshirojnë. Një prej ndjekësve e ka ofenduar teksa i thotë të martohet dhe se i qan hallin mamasë së saj, por Xhensila i është kthyer keq. “O Xhes ik martohu se le nam, i qaj hallin mamasë tënde sesi ia del me të larë, si të fut në dyshek”, i shkruan komentuesi, ndërkohë që modelja nuk ia ka përtuar aspak. “Jetoj…