Author: tirana

Barcelona ka arritur të sigurojë një nga talentet më premtues të futbollit europian, edhe pse për këtë do të paguajë një shifër të majme. Skuadra katalanase zyrtarizoi blerjen e holandezit, Frenkie de Jong, nga Ajaksi i Amsterdamit, një lojtar që do t’i bashkohet kolonisë “blaugrana” në fundin e këtij sezoni, kur të mbyllë kampionatin me “tulipanët”. Operacioni, që ishte i vështirë për shkak të limiteve të merkatos dimoërore dhe vështirësive të negociatave, u finalizua për 86 milionë euro. Pikërisht kaq do të përfitojë Ajaksi, që e kishte kthyer thuajse në një ankand mes Barcelonës, Manchester Cityt dhe Paris SG, garën…

Read More

Gazetari Erion Kristo i fuar në emisionin e mëngjesit “KafeIN” në INTV teksa dikutonin mbi temën “Çfarë po ndodh rreth nesh”, plas një nga bombat e tij. Dhe ndër të tjera ai thotë “ Që ca njërëz gëzojnë sot, gëzojnë se ca të tjerë derdhën gjakun. Vdiq Isa Boletini dhe ngelën gjithë bolet e tjera”. Por nuk është hera e parë që gazetari Kristo bën batuta therëse dhe plotë sarkazëm, ndoshta kjo është një mënyrë për të tërhëqur vëmendjen duke thënë të vërtetën si ai e mendon.

Read More

Shqipëria ka pritur pak ditë më parë një mysafire të veçantë. Bëhet fjalë për aktoren e famshme amerikane, Sincerely Ward. Aktorja e cila ka luajtur në filmin “Fast and Furious 2”, ka zbuluar se i ka pëlqyer shumë vizita në resort dhe se mezi pret që të rikthehet sërish në sezonin e verës. Sincerely ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” fotografi nga ambientet e “Prestige Resort”, ku fansat kanë reaguar duke thënë se kanë dëshirë që të vizitojnë Shqipërinë.

Read More

Lideri i partisë opozitare greke Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis përmes një mesazhi në profilin e tij në Twitter ka theksuar se kryeministri grek Aleksis Cipras do të përgjigjet edhe para popullit edhe para historisë për Marrëveshjen e Prespës me Maqedonine për ceshtjen e emrit. Ai shtoi se janë shkelur linjat kombëtare të vendit. “Në vend që të marrim erga omnes emër të përbërë, japim erga omnes identitet dhe gjuhë maqedonase. Është koha që deputetët të ndërmarrin përgjegjësi dhe të vendosin: do të thonë “PO” atje ku gjashtë kryeministra kanë thënë “JO”?”- ka shkruar Micotakis në Tëitter. Së bashku me…

Read More

Qeveria vendosi të marrë 1335 punonjës me kontratë të përkohshme pune për vitin 2019. Punësimi i tyre me afat nga dy muaj, deri në një vit, do të jetë nëpër instucione shtetërore nga kryeministria, Kuvendi, ministritë deri te agjencitë shtetërore. Punësimet me kontrata të përkohshme janë bërë të zakonshme në administratën shtetërore, sidomos në muajt përpara fushatave zgjedhore, siç pritet koha përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, megjithëse Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil thotë se shumica e emërimeve në administratë bëhen në mënyrë të paligjshme, sidomos me rastet e kontratave të përkohshme. Vendimi i plotë: VENDIM Nr. 16, datë…

Read More

Ndonëse na ndajnë edhe disa muaj nga zgjedhjet e ardhshme lokale, PD dhe LSI kanë nisur që tani bashkëpunimin. Kryetarja e LSi Monika Kryemadhi mori pjesë në një takim me strukturat e këaj force në Kamëz ku foli rreth organizimit të protestave që do të nisë opozita. Por ajo që ra në sy ishte se si rrallë ndonjëherë, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka dhënë dakordësinë që salla e Bashkisë Kamëz të përdoret nga një tjetër subjekt politik veç PD-së, sikurse është aleati i tyre LSI. Paraditen e sotme, ishte bashkëshorti i Kryemadhit, Ilir Meta që u shfaq në krah…

Read More

Kemi dëgjuar që gjyshet tona vite më parë kanë lindur në shtëpi pa ndihmë mjeksore. Por asnjëherë nuk kemi pasur mundësinë të shohim foto të njërëzve që lindin në shtëpi ose në natyrë. Kjo 23 vjeçare, Hannah Taylor, e cila është një mësuese joge, tregon se u rrit me tregime të frikshme rreth lindjes natyrale, e kur ishte shtatzënë kishte vendosur që të sfidoi gjithë çfarë kishte dëgjuar.

Read More

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik për trafik dhe tegeti droge. Sipas policisë greke, i arrestuari është koka e një bande që policia greke gjurmon prej kohësh, pas të dhënave që ka siguruar nga investigimi i disa muajve. Të dhënat e të arrestuarit nuk bëhen publike akoma. Gjatë operacionit policia greke ka sekuestruar sasi droge dhe eurosh. I arrestuari ishte përgjegjës për depon dhe transportin në të gjithë Greqinë, sot është hapur dosje penale për shkelje të ligjit të tregtisë së lëndëve narkotike në vend, bën të ditur policia. 27-vjeçari shqiptar u arrestua n zonën Analipsi në Selanik dje…

Read More

Ish-zv / ministri i Drejtësisë Arben Isaraj ka analizuar nëse kryeministri ka të drejtë ose jo t’ia delegojë kompetencën si ministër për Evropën dhe Politikën e Jashtme, Genti Cakajt. Analiza Në Shqipëri organet administrative e delegojnë kompetencën e tyre tek një organ tjetër administrativ apo tek organet e tyre të varësisë, jo sipas Kushtetutës por sipas Ligjit. Nëse në procedurën e tij administrative, qëllon që Ministri e delegon kompetencën e tij në kundërshtim me Ligjin, kjo nuk do të thotë se ai “SHKELI KUSHTETUTËN”. Çdo shkelje njerëzore nuk është shkelje kushtetuese. E drejta e lëvizjes lirisht në territor, është e…

Read More

Qeveria kroate ndodhet në “cunamin” e një skandali ku zv/kryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tomislav Tolušić, është shfaqur në foto me një prostitutë dhe kokainë. Fotot janë botuar nga gazeta kroate “Nacional”. Fotot tregojnë Tolušićin ulur në kolltuk dhe në prehrin e tij është një grua me flokë të zezë thuajse e zhveshur. Fytyra e saj nuk mund të shihet. Ajo duket se po mban një telefon celular në dorën e saj, dhe Tolušić dyshohet se po konsumon kokainën. Kryeministri Andrej Plenković tha të mërkurën se “rasti Tolušić’ ishte një përpjekje e pabesë për të destabilizuar qeverinë e tij, duke…

Read More

Një nga memet që po bën xhiron e rrjeteve sociale, është një foto e presidentit, Ilir Meta me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Në foto janë Meta dhe Mziu të dy me daulle në dorë edhe pse fotot janë bërë në kohë të ndryshme ajo që i bashkon ata është festa me daulle. Ndërsa mbi meme shkruhet “Dy aleatët më të rinj të Bashkisë Kamëz..” Vizata e sotme e Ilir Metës në Kamëz, duket se ka frymëzuar mjeshtrat e memeve. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në Bashkinë e Kamzës për seancën e radhës të fushatës ndërgjegjësuese të…

Read More

Që nga vendosja e tarifës doganore, fillimisht në 10 e më pas në 100 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, sipas vlerësimeve në Prishtinë, efektet janë të ndryshme, apo siç thuhet, pozitive dhe negative. Tregu i mallrave në Kosovë, gradualisht po pëson ndryshime, ngase importet nga Serbia kanë rënë dukshëm, me çka po mundësohet që prodhimet nga ky vend të zëvendësohen me mallra nga Shqipëria, Maqedonia, por edhe nga shtimi i prodhimit vendor. Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, importi i produkteve nga Serbia para vendosjes së taksës në ditë…

Read More