Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan, pasi akuzohet se ka tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të re. “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.B., 28 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më dhunë, me një shtetase. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur nē tentative’, parashikuar nga nenet 102 e 22 të Kodit Penal”, bënë me dije këtë…
Author: tirana
Një anëtare republikane e dhomës së përfaqësuesve në Arizonë ka një ide të veçantë se nga mund të sigurohen fondet për të plotësuar kërkesën e Presidentit Donald Trump për ndërtimin e murit kufitar me Meksikën. Gail Griffin ka paraqitur për shqyrtim në kongresin e shtetit federal amerikan një pr/ligj që parashikon pagesë 20$ për këdo kërkon të shikojë filma pornografikë në internet. Sipas propozimit të saj, të gjitha pajisjet elektronike si kompjuterët, tabletat e celularët smartfonë duhet të pajisen me një aplikacion të veçantë, që do të bllokojë hyrjen në faqet porno. Ata që duan të shohin materiale të tilla…
Orët e para do të vijojnë me vranësira dhe reshje shiu por me intensitet më të ulët. Pasditja dhe nata do të përmirësojnë ndjeshëm kushtet.
ERVIN KOÇI/ Bojkoti parlamentar i opozitës përgjatë muajit të shkuar ka sjellë edhe reduktimin e të ardhurave të deputetëve, që nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit. Sipas të dhënave të Kuvendit të Shqipërisë, atyre u janë mbajtur të ardhurat nga paga mujore për shkak të mosfrekuentimit të punimeve të seancave plenare. E ndërsa nga njëri krah u reduktua rroga, nuk mund të thuhet e njëjta gjë përsa u përket shpërblimeve dhe dietave. Gazeta “Panorama” sjell listën e plotë të 140 deputetëve të Kuvendit dhe shpërblimet e marra nga ata përgjatë periudhës nëntordhjetor të vitit 2018. Konkretisht, që të gjithë deputetët…
Që prej ditës së djeshme, forcat tokësore të Greqisë janë duke organizuar një stërvitje të madhe në të gjithë vendin, në të cilën janë angazhuar mijëra trupa. Stërvitja po bëhet sipas autoriteteve për të testuar gatishmërinë e reagimit në raste alarmi, ndërsa mediat bëjnë me dije se kjo bëhet për shkak të tensioneve të fundit më Turqinë. Nën moton “nëse do paqen bëhu gati për luftë”, mijëra ushtar dhe pjestar të forcave speciale greke janë duke kryer qitje dhe teste në raste ndërhyrjesh ushtarake. Prej dekadash Turqia dhe Greqia gjenden në një raport të tensionuar për shkak të ishujve në…
Në 18 Dhjetor të vitit 1997, në Mallakastër mbahet mend një prej masakrave më të rënda ndaj policisë. 3 efektivë do të vriteshin dhe 1 tjetër do të plagosej rëndë. Sot, kjo mbahet mend si Masakra e Visokës, por Top Story do ta risjellë edhe njëherë në vëmendje të publikut, këtë ngjarje të rëndë. “Mua atje më rri mendja gjithmonë, ka 20 e ca vite, më duket sikur ka ndodhur dje”, thotë Nebi Hyskaj, ish punonjës policie. Ky është Nebi Hyskaj, i mbijetuari i vetëm në masakrën ku u vranë kolegët e tij Arshi Bregasi, Veledin Pashaj dhe Bujar Hamiti.…
Në vijim të investigimit mbi lëshimin e më shumë se një AMTP-je për të njëjtën sipërfaqe në zonën e Ishmit, Durrës, mbrëmjen e kësaj të mërkure “Fiks Fare” trajtoi një tjetër rast. Albert Doda, nga fshati Draç i Ishmit, ankohet për mosregjistrimin nga Hipoteka e Durrësit të një sipërfaqeje prej rreth 13.223 m2, që sipas tij e zotëron me dokumentacion të plotë e të ligjshëm. Këtë pasuri e ka fituar me ligjin 7501. Aktin e marrjes së tokës në pronësi e ka marrë i ati, Ramazani, që në vitin 1992, por deri në vitin 2010 nuk kanë vajtur për ta…
Altin Dardha ishte një djalosh, që i futi tmerrin Beratit dhe nuk kurseu askënd që i doli përpara. Gjykata e Tiranës në 2011 ka hedhur dritë mbi masakrën e 25 shkurtit 1998, ku në shenjë hakmarrjeje, Altin Dardha ndoqi këmba-këmbës dhe së bashku me “ushtarët” ekzekutoi BurhanTomorrin, të cilin e akuzonte për vrasjen e babait të tij. Breshëria e plumbave u mori jetën dhe tre personave të tjerë e dy mbetën të plagosur. “Tmerri” i Beratit ia doli t’i mbijetonte policisë, por pak ditë më vonë ekzekutohet në Janinë, Greqi. Kjo bandë kreu krime nga më të tmerrshmet. Altin Dardha ne vitin 1997, ishte një prej personazheve më të…
Zajmina Vasjari renditet një nga femrat më të bukura shqiptare, edhe pse ka më pak se një vit që është bërë nënë. Me postimet e saj Zaimina ka treguar se është gjithnjë në superformë. Në këtë foto të postuar së fundmi me fustanin e kuq që i nxjerr në pah asetet e saj, Zaimina duket më tunduese se asnjëherë më parë.
Deputeti Dashamir Shehi tha se dyshon tek një pakt midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha. Deklaratën e bëri në emisionin “Arena” nga Dritan Hila. Pjesë nga debati: Hila: Nuk dyshoni që ka një lloj pakti midis dy të mëdhenjve? Shehi: Dyshoj edhe unë. Jam dyshues prej natyre. Hila: Bile ka hyrë edhe LSI-ja në këtë valle. Shehi: Pavarësisht kësaj, unë i drejtohem aleatëve tanë dhe them në qoftë se nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, nuk e votoj. Pse nuk e votoj? Duhet të merremi me sistemin, pasi sistemi ka degraduar. Është antikombëtar. Ne kemi një Shqipëri të vogël. Po…
Për herë të parë në një post qeveritar, atë të zv/kryeministrit, Erion Braçe, përballet me sfida të shumta. I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv ai foli për anulimin ekoncesionit Thumanë-Kashar, ku tregoi dy arsyet e vërteta të tërhoqjes nga kontrata. “Qeveria u tërhoq pak ditë më parë nga partneriteti publik privat për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar, një projekt prej 225 milionë eurosh. Ministrja e re e Infrastrukturës u shpreh se fondi i përcaktuar për këtë aks do të vendoset në funksion të “Paktit për Universitetin”. Por zv/ kryeministri Erjon Braçe dha sonte në Repolitix dy arsye të…
Deputeti Bob Katter australian ka shkaktuar reagime të ashpra, kur ka etiketuar homoseksualitetin si një “prije mode”, dhe duke e përshkruar një fushatë anti-ngacmim si “pro-homoseksuale”. 73- vjeçari pohoi gjithashtu se kurrë nuk kishte parë apo dëgjuar ndonjë person homoseksual deri në vitin 1996 kur ishte 50 vjeç. “Në tërë jetën time deri në moshën 50 vjeç, kurrë nuk kisha parë apo dëgjuar ndonjë person homoseksual. Tani është në modë, është tamam si një trend i modës, nesër do të ketë një mënyrë tjetër. Unë thjesht nuk dua të humbas kohë për këtë temë”, tha ai.