Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare aktorja turke me prejardhje shqiptare Ayşen Gruda.Aktroja humbi betejën nga një sëmundje e rëndë dhe dha dje frymën e fundit në një spital në Stamboll. E lindur më 22 gusht 1944 në Stamboll nga një familje shqiptare, aktorja është konsideruar si ikona e filmave dhe serialeve të Turqisë. Ayşen Gruda u shfaq në disa muzikale si “Mum Sondu”, “Deve Kuşu Kabare”, “Hababam Sınıfı Muzikali”, “Yedi Kocalı Hurmuz”. Roli i saj në skemën e saj “Domates Guzeli Nahide” fitoi atë pseudonimin “Domatja bukuroshe”. Ajo u shfaq në mbi 100 filma, duke përfshirë klasike si Tosun…
Author: tirana
David Beriain, një gazetar spanjoll investigativ ka realizuar një dokumentar tronditës për mafien shqiptare. Dokumentari është transmetuar mbrëmë në në Itali në kanalin “Tv Nove”, ku gazetari flet për mafien shqiptare duke e përshkruar si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”. Gazetari flet për trafikantë të lidhur me qarqe politike të cilët janë fuqizuar gjithnjë e më shumë. Për më tepër ai ka realizuar një intervistë me një trafikant shqiptar i cili pret në brigjet e Italisë një ngarkesë 5 kg kokainë t’i vijë me skaf nga Shqipëria ndërsa shfaqet me fytyrën…
Rreth një vit më parë futbollisti i Kombëtares, Taulant Xhaka i dha fund beqarisë duke u fejuar me partneren e tij, Arbnorën. Kështu ata janë kthyer në çiftin shqiptar më të komentuar. Në postimet në rrjetet sociale ata kanë treguar vazhdimisht se janë mjaft romantikë. Është Taulanti ai i cili nuk heziton asnjëherë t’i bëjë të fejuarës dedikime publikisht. Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundi, ku teksa shfaqet në një darkë me Arbnorën shkruan: “Të dua gjithçka e imja”.Ky imazh sigurisht ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga fansat e tyre.
Në më shumë se dy muaj Kosova i vendosi taksë 100 për qind produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Ndërsa sot, njoftojnë mediat kosovare ka filluar takimi konsultues me Kosovën i kërkuar nga = Bosnja lidhur me taksën 100 për qind. Fillimin e takimit e ka konfirmuar për lajmi.net, shefi i kabinetit të MTI-së, Durim Limaj. “Po, takimi ka filluar. Është takimi i parë bilateral mes te dy vendeve. Jemi në konsulata siç e parasheh marrëveshja e CEFTA-s”, ka thënë ai. Kosova në Bonjë e Hercegovinë po përfaqësohet nga Durim Limaj, Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe…
Artistja Monika Lubonja, nga një drejtim në drejtimin tjetër. Sipas burimeve të sigurta të revistes Bordo.al Monika Lubonja është zgjedhur në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së Marketingut në televizionin më të njohur informativ në vend, News 24. Pas suksesit si Drejtoresha e Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve dhe Teatrit të Kukullave, aktorja e njohur do të drejtoi një ndër departamentet më të rëndësishme në televizion, detyrë e cila i është besuar nga drejtuesit e Neës 24 prej pak ditësh. E kjo zgjedhje duket se nuk është e rastësishme për Monika Lubonjën! Përpos aftësive menaxheriale në krye të Qëndrës Kulturore…
Aktorja Salma Hayek po ëndërron për ditë të ngrohta. E ndërsa gjendet aktualisht në Londër duke u ankuar për motin ‘ngrirës’, aktorja u kthye pas në kohë në pushimet e saj të fundit tropikale teksa ndau me ndjekësit në Instagram një foto magjepsëse me rroba banjo që i tregonin më së miri format mbresëlënëse. 52-vjeçarja kishte veshur një palë rroba banjo trup 246 dollarëshe me print leopardi kombinuar me syzet dhe teksa luan me flokët pozon midis rërës së bardhë e detit të kaltër që i qëndron pas. Fotoja sexy e aktores hollivudiane duket të jetë frymëzuar nga modelja e…
Indinjata e Bebe Rexhës bëri jehonë në mbarë botën; këngëtarja mori shumë mbështetje, jo vetëm nga fansat, por nga të gjithë ata që ë konsideruan të drejtë zemërimin e saj. Artistja shqiptare rrëfeu në rrjete sociale se stilistët e mëdhenj kishin refuzuar ta vishnin në ceremoninë e ndarjes së Cmimeve Grammy sepse e konsiderojnë të shëndoshë, ose te pakten jo në përmasat e konsideruara të përshtatshme për reklamimin e krijimeve të tyre. Por një emër i njohur i modës, Michael Costello është ofruar të kujdeset ai për pamjen e Bebes, për të cilën thotë se e ka shoqe të vjetër.…
Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur mbrëmjen e 19 janarit 2019, se 16 Shkurti do të jetë edhe dita e nisjes së protestave të mëdha opozitare, për të rrëzuar Edi Ramën. Pas këtij vendimi sekretarë dhe anëtarë të kryesisë së PD –së, kanë zbritur në bazë, me pretendimin se po organizohen për protestën e madhe të 16 shkurtit. Në fakt ata janë organizuar, por në një tjetër mënyrë, në një formë mjaft të veçantë, duke ngrënë e duke pirë. Në foton e mëposhtme shihet me fakte se sa dhe si po organizohen dhe mobilizohen për të rrëzuar Ramën. “Për koordinim…
Për shumë, Janari është një muaj për të provuar gjëra të reja pasi përkon me nisjen e një viti të ri. Edhe për një grup femrash, ky Janar shënoi nisjen e një fushate të pazakontë, atë të qëndruarit pa depiluar. Ishte studentja t e cila nisi fushatën e quajtur Januhairy (Janari me lesh) për të mbledhur para për Body Gossip, një shoqatë bamirësie që promovon trupin nëpërmjet të shkruarës kreative dhe dramës në shkolla dhe universitete. Fushatës së saj iu bashkuan shumë femra në mbarë globin dhe tanimë këto të fundit po tregojnë progresin e tyre në rrjete sociale. Vetë…
Kryeministri Edi Rama ne nje interviste dhene per prestigjozen gjermane “Die Welt” ka folur mes te tjerash edhe per ndryshimet e bera ne kabinetin e itj qeveritar, duke e shpjeguar kete me nevojen per energji te reja. Rama ka folur per pikturën, artin, raportin qe ka me kancelaren Merkel, nese eshte i kenaqur me punen e tij ne krye te qeverise e me radhe. Çfarë keni bërë sot në detyrë në cilësinë e kryeministrit? Rama: Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 përqind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re tani që po flasim. Cila është arsyeja? Tingëllon si një…
Pak ditë më parë në rrjetet sociale bëri xhiro një video që tregonte një operacion tepër të vështirë të njësisë shëndetësore të Bazës Ajrore Farkë e cila në një terren dhe kohë tepër të vështirë shpëtoi një alpiniste në Llogara. E raste të tilla ka plot sa herë që vendi përfshihet nga moti i keq, si në dimër ashtu edhe në verë, çka bën çdo shqiptar që të ndihet krenar për sakrificën që bëjnë djemtë e forcave ajrore duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetët dhe pronat e të tjerëve. Por duket se sakrifica dhe risku që marrin…
Ai ishte i vetmi nga katër të pandehurit e dënuar për vrasje në tentativë të Niccolò Bettarini, djalit te prezantues se njohur italiane, Simona Ventura, i cili u la ne arrest shtepie. Por, shqiptari Andi Arapi, 29-vjecar tashme i shtoi telashet vetes, pasi u largua nga banesa, ne tentative per t’u arratusur drejt Shqiperise, por u kap mat ne traget. Ai u ndalua ne Bari, ku policia kufotare e bllokoi pasi verifikoi masen e arrestit qe ishte vendosur per te. Më 18 janar, Arapi u dënua me 5 vjet për agresionin ndaj djalit të ish-futbollistit Stefano Bettarini dhe prezantueses televizive…