Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kemi thuajse një qeveri të re”, Rama zbulon për “Die Welt” pse ndryshoi ministrat

11:23 / January 24, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ne nje interviste dhene per prestigjozen gjermane “Die Welt” ka folur mes te tjerash edhe per ndryshimet e bera ne kabinetin e itj qeveritar, duke e shpjeguar kete me nevojen per energji te reja.

Rama ka folur per pikturën, artin, raportin qe ka me kancelaren Merkel, nese eshte i kenaqur me punen e tij ne krye te qeverise e me radhe.

Çfarë keni bërë sot në detyrë në cilësinë e kryeministrit?

Rama: Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 përqind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re tani që po flasim.

Cila është arsyeja? Tingëllon si një krizë qeveritare?

Rama: Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës. Që u eliminua në mënyrë të turpshme që në raundin e parë pas katër vitesh.

Juve ju pëlqen të përdorni metafora sportive, keni luajtur vetë basketboll profesionist. Biografinë e keni të pazakontë. Keni studiuar art përpara se të bëheni kryebashkiak dhe më pas kryeministër. Ku dallon sporti me artin?

Të dyja janë ekzistenciale për mua. Nuk mund të krahasohen. Si artist, punoja tërësisht në vetvete, diçka e brendshme. Në sport punoj jashtë, me të tjerët, për të arritur diçka të përbashkët.

Si kryebashkiak i lyet godinat gri me ngjyra për të dhënë shpresë tek njerëzit në Tiranë. Në atë kohë bëri shumë përshtypje dhe u krijua ideja se arti mund të ndryshojë shoqërinë në mënyrë të qëndrueshme, ndoshta edhe ta përmirësojë atë. A besoni akoma tek kjo? A është artisti një politikan më i mirë?

Rama: Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: nuk ndryshon asgjë fare.

Prisja më shumë idealizëm nga goja juaj…

Rama: Dua të them se arti nuk është në gjendje të parandalojë gjëra të këqija si lufta, dhuna apo konfliktet. Nuk i bën njerëzit më të mirë. Unë thjesht nuk e besoj këtë. Nuk di ndonjë poezi që ka ndaluar ndonjë gjakderdhje. Nuk di që ndonjë pikturë të ketë ndaluar bombat. Natyrisht, unë vlerësoj skulpturat që adresojnë racizimin dhe që ju bëjnë të vetëdijshëm për një tjetër lloj frike.

Çfarë do të thotë të udhëheqësh një vend? Që të jesh përgjegjës?

Rama: Është jeta e çmendur dhe e egër e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu.

A jeni i kënaqur me veten?

Rama: Të mbash postin e kryeministrit është një punë e vështirë. Por nëse do isha i kënaqur, nuk do isha i duhuri për këtë post. Është diçka që duhet të shkojë më tej. Edhe nëse vetë do isha i kënaqur, nuk do ndalesha kurrë, nuk më shkon për shtat. E njëjta gjë është në art. Unë vazhdoj të vizatoj.

Ju udhëtoni shpesh nëpër Europë dhe botë. Si po evoluon Europa?

Rama: Do të bëhet shumë më keq përpara se të bëhet sërish mirë. Për fat të keq, nuk mund të lexoj filxhanin e kafesë, e di që ka politikanë të tjerë që besojnë se janë të aftë ta bëjnë këtë. Unë nuk u përkas atyre. Me të vërtetë nuk mund të parashikoj të ardhmen.

Çfarë mund të bëjmë tjetër për demokracinë në Europë?

Rama: Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë. Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha.

Dhe cila është qasja e vendit tuaj, e popullsisë shqiptare?

Rama: Ende e duam Evropën. Jemi gjithmonë të gatshëm për të dhënë PO. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do e shohim nëse do jemi ende të lumtur.

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut

16:06 / June 27, 2026

Përleshje me grushte në parlamentin e Gjeorgjisë gjatë seancës plenare

15:56 / June 27, 2026

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD: Kjo protestë është një re e zezë për Shqipërinë, po goditet vendi dhe jo Edi Rama

14:57 / June 27, 2026

Ministri Hoxha nga Forumi i Dubrovnikut: Shqipëria ka vetëm një drejtim, anëtarësimin në BE

14:42 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.