Author: tirana

Plot 28 prokurorë dhe gjyqtarë deklasifikohen plotësisht, ndërsa për 23 të tjera do të deklasifikohen plotësisht nga statusi sekret që kanë patur deri më sot, raporton NewsBomb. Vendimi është marrë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), dhe përfshin sekretet e emrave që kaluan në Vetting, duke u përjashtuar nga sistemi i drejtësisë ose jo. Lista e prokurorëve dhe gjyqtarëve që do t’u nxirren sekretet hapet me prokurorin Adnand Kosova, i cili u konfirmua në detyrë nga KPK-ja. Pjesë e listës janë edhe emra shumë të njohur si Artur Selmani, Anton Martini, Artur Kalaja, apo Besim Hajdarmataj, prokurori që…

Read More

Në Itali u arrestua një shqiptar 36-vjeçar nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike, posedimit të armëve të zjarrit dhe për shfrytëzim prostitucioni. Sipas mediave italiane, shqiptari i arrestuar është Kostandin Zama. Ai u arrestua nga karabinierët në zonën e Puno-s. Shqiptari teksa ka pikasur policinë e cila po shkonte drejt shtëpisë ku jetonte, ka hedhur nga dritarja 20 gram kokainë dhe një peshore elektronike. Gjatë kontrolleve në makinën që ngiste shqiptari, u gjetën edhe doza të tjera kokaine si dhe disa çelësa, ku njëri prej tyre ishte i një apartamenti në Bergamo. Pas hetimeve të kryera për këtë rast,…

Read More

Edhe pse për rreth 1 vit e gjysmë, e ka kaluar tek Legia e Varshavës në Poloni, dhe tek Levante në Spanjë, Armando Sadiku duket se nuk është shkëputur kurrë nga ekipi i Luganos. Sulmuesi i Kombëtares, ka filluar të tregojë se është i rëndësishëm për ekipin, dhe vetëm në seancën e dytë stërvitore, ka shënuar edhe një gol. Në një prononcim për “RSI” në Zvicër, tregon për këto momente të para pas rikthimit. “Këtu i njoh të gjithë çunat, dhe është një atmosferë shumë e bukur. Nuk jam ende në 100% tim, por kemi edhe 2 javë deri në…

Read More

Historia e një nënë zemërthyer erdhi mbrëmjen e 3 dhjetorit një vit më parë, në emisonin ’’Pa gjurmë’’, në kërkim të gjysmës tjetër. Dy djemtë binjakë të Shaze Mucodemit kanë 42 vite që janë të destinuar të jenë larg njëri-tjetrit, që prej kur u lindën një ditë pas Krishtlindjeve më 08/12/1978 në spitalin e Tepelenës. Kur duhet të festonin sëbashku, me të qarat e para të foshnjave që mbushën zemrat e ciftit Mucodemi, Shazes dhe Nuriut, dy djemtë binjakë kanë dekata të ndarë. Mamia Fatmire ia sillte shpesh fëmijët nënë Shazes, për t’i ushqyer me gji, duke u kujdesur për…

Read More

“Nuk ka grip. Në 82 vite, kurrë i sëmurë, kurrë nuk kam shkuar te mjeku. Turp, pensionistët shkatërruan shëndetin. Më dhemb dora, më dhemb këmba, më dhemb gjithçka … bëj palestër, të q***** “, kështu pensionisti Toni nga Kroacia iu përgjigj kamerave televizive për pyetjen nëse ekziston gripi me të cilën u bë hit në rajon. Videoja vetëm për disa ditë ka arritur 300.000 klikime në kanalin YouTube dhe është shpërndarë në mënyrë masive në rrjetet sociale. Talat Selmani i njohur si “Toni modeli” ka lindur në Shqipëri kurse në Zagreb është zhvendosur në vitin 1960. Ai ka përjetuar shumë…

Read More

“Nuk mendoj se ne jemi kaq shumë të ftohtë. Ne jemi ballkanas dhe përgjithësisht njerëzit tanë kanë një jetë seksuale të mirë, të shëndetshme”. Ky është komenti i parë që bën sociologu Gëzim Tushi, pasi u njoh me rezultatet e një anketimi të përbashkët të INSTAT-it dhe Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilit, gati 25% e të rriturve shqiptarë nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale. “Në përgjithësi, sistemi i anketimit në Shqipëri vuan nga disa fenomene, siç janë hipokrizia, mungesa e thënies së të vërtetës, frika nga opinioni, apo se mund të zbulohesh”, shprehet më tej sociologu Gëzim Tushi.…

Read More

Policia Kufitare e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, godasin një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Një 55-vjeçar është vënë në pranga. Sipas policisë, Në PKK e përbashkët Muriqan – Sukobinë, u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, në dalje të Shqipërisë një mjet që drejtohej nga shtetasi M.Sh., 55 vjeç, me pasaportë Serbe. Gjatë kontrollit të përbashkët u përdor edhe qeni antidrogë i Policisë shqiptare, i cili dha sinjalin për prani të lëndës narkotike tek pjesa e pasme e automjetit. Gjatë kontrollit të përbashkët fizik të dy policive në automjet u konstatua një sasi lënde…

Read More

Në një intervistë ekskluzive për Syri Kosova, Bleona Qereti ka zbuluar të rejat e fundit për karrierën, por ka folur pa doreza edhe për jetën private, e komentuar shumë sidomos pas raportit që këngëtarja mbylli me Gani Bardhën. Me ish-bashkëshortin, Bleona ka raporte shumë të mira e miqësore, edhe pas divorcit dhe arsyen ajo e shpjegon me mirëkuptimin e tij për profesionin e saj. Kështu, pas pyetjes “cila është e vërteta e titujve që flet për ish të dashurit e tu?”, Bleona thotë, siç e ka thënë gjithmonë, se “njerëzit e jetës sime numërohen nga gishtat e një dore”, duke…

Read More

Komisioni Europian u ka sugjeruar shteteve të Bashkimit Europian të forcojnë kontrollet ndaj shtetasve të vendeve jo anëtare të BE-së, të cilët kërkojnë nënshtetësi përmes investimeve, apo të ashtuquajturat “pasaporta gold”. Komisioni planifikon monitorim më të ngushtë të skemave të tilla, e po ashtu edhe të “vizave gold” që garantojnë rezidencën në këmbim të një investimi madhor. KE thotë se përmes këtyre skemave mund të abuzohet për shkelje të tilla si evazioni fiskal dhe pastrimi i parave. Nënshtetësia europiane (e një shteti të BE-së) i siguron një individi lëvizjen e lirë në shumicën e vendeve të bllokut, një qasje më…

Read More

Sipas shkencëtarëve të NASA-s jeta jashtëtokësore mund të zbulohet në dy dekadat e ardhshme. Në vitet e fundit sfidat për NASA-n janë shumëfishuar, nga zbulimi i Plutonit në 1930-ën e deri më sot janë identifikuar mbi 3500 ekzoplanetë nga mijëra sisteme yjore. Ekspertët thonë se kërkimi udhëhiqet më tepër në ato planete që kanë të njëjtat karakteristika si Toka, duke i ndihmuar shkencëtarët të eliminojnë botë të pajetueshme nga ato që mund të kenë premtime për jetën, siç është hëna e akullt Enceladus dhe Europa. “Para se të kërkojmë për jetë, ne po përpiqemi të identifikojmë se cilët nga këto…

Read More

Pas kalimit të dosjes nga njëri institucion akuze në tjetrin, më në fund Prokuroria për Krime të Rënda përfundoi hetimet lidhur me sulmin e rëndë ndaj policisë së Shtetit, në shtator të 2017, në hyrje të tregut Agroushqimor në Elbasan. Marjus Lulaj alias Suel Çela, djali i pronarit të tregut Agroushqimor dhe dy miqtë e tij, Enea Bekteshi e Kelmend Xhaferri, do të përgjigjen përpara drejtësisë, për akuzën e “vrasjes së punonjësve të Policisë së Shtetit” mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim. Në dosjen e prokurorisë thuhet se “mesditën e 18 shtator 2017, të pandehurit Bekteshi dhe Kelmendi, punonjës…

Read More

Vijon “gjuetia e shtrigave” në rrjetin mediatik shqiptar Top Media Group ku së fundi është “prerë koka” e një prej drejtorëve më të rëndësishëm. Newsbomb.al mëson se është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i shoqërisë Digitalb, Alban Jaho. Vendimi për shkakrimin e menjëhershëm të Jahos, duket se është marrë “ekskluzivisht” me votat e familjes Hoxha, pasi ndër katër aksionarët që kanë votuar për shkakrimin e tij, tre janë Vjollca, Itan dhe Redia Hoxha. Në vendimin e mbledhjes së aksionerëve thuhet se motivacioni për shkarkimin e Alban Jahos është shkelja e rëndë dhe flagrante e detyrave që i kishte ngarkuar Këshilli Mbikqyrës.…

Read More