Aktorja dhe moderatorja e njohur Almeda Abazi është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Së shpejti ajo dhe aktori turk Tolgahan Sayisman do të bëhen prindër për herë të parë. Ndërkohë pak kohë para lindjes, Almeda ka ardhur në Tiranë për një arsye mjaft të veçantë. Ajo ka takuar familjarët dhe gjyshërit, të cilët jetojnë në kryeqytet. Moderatorja ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet krah gjyshit të saj. “Do të jetë një stërgjysh i shkëlqyer së shpejti”, ka shkruar ajo në diçiturë.
Author: tirana
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë detaje për vdekjen e turkut të shumëkërkuar që kishte lidhje me laboratorin e drogës në Has. Mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë në datën 2 dhjetor 2018. Prokuroria bën me dije se ndaj Cesuroglut Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur masën ‘arrest me burg’. Gjate kontrollit të banesës ku u gjet i vdekur shtetasi turk, tek një dhome e mbyllur janë gjetur tre valixhe të mbushura me 113 kg e 507 gram lëndë heroine, ndërkohë që për këtë fakt janë arrestuar nga autoritetet kosovare katër…
Teatri “Skampa”, i vetmi objekt kulturor në qytetin e Elbasanit, i ndërtuar rreth viteve 1935, do t’i nënshtrohet së shpejti rikonstruksionit. Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi në mbledhjen e tij të radhës projektin për rikualifikimin e teatrit “Skampa”. I ndarë në tre faza projekti parashikon rikonstruksionin e ambienteve të brendshme të cilat janë të amortizuara, ngrohjen qendrore të godinës dhe fasadën. Gjendja fizike e godinës së teatrit, fasadat dhe ambientet e brendshme janë tepër të amortizuara. Rikonstruksioni i teatrit tashmë është emergjent pasi ambientet e brendshme pengojnë zhvillimin normal të aktiviteteve për shkak të degradimit të tyre. Po ashtu vendosja e…
Kina, Rusia dhe Irani mbështesin, Nicolas Maduron si President të Venezuelës dhe i kanë bërë thirrje SHBA-së të mos përfshihet në trazirat që po ndodhin në atë vend. Deklaratat u bënë pasi Ëashington njohu liderin e opozitës, Juan Guaido, si president të përkohshëm. Dje, Guaido e shpalli veten president gjatë protestave masive antiqeveritare. SHBA tha se “ish-presidenti Maduro” nuk ka më autoritet dhe i bëri thirrje ushtrisë që të mbështesë Guaidon. Ndërkaq, Kina i ka bërë sot thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përfshihen në krizën në Venezuelë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hua Çunjing tha se të…
Romela Begaj dënohet me 8 vjet nga Federata Botërore e Peshngritjes pasi nuk ka mundur të provojë përpara gjykatësve të Federatës Botërore arsyet e gjetjes së gjurmëve të stanazololit në trupin e saj. Top Channel ka mundur të sigurojë dokumentacionin që Federata Botërore e Peshëngritjes i ka dërguar autoriteteve shqiptare rreth çështjes Begaj që nga zbulimi i saj pozitiv në janar të vitit 2018, pas analizave që ju bënë në Kampionatim Botëror të vitit 2017. Kjo është përmbledhtasi ajo që Romela Begaj i ka paraqitur Federatës Botërore si mënyrë mbrojtjeje: “Vij nga një familje e varfër dhe kam kaluar shumë…
Prej 1 janarit, çdo ditë dhjetra faqe të basteve “online” po mbyllen. Kryesisht ato janë faqe të huaja, aktiviteti i të cilave evidentohet nga policia dhe Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit. Jetmir Braha, drejtor i Drejtorisë së Autorizimeve (AKEP), tha: “Kohët e fundit kemi shumë shkresa nga Policia e Shtetit. Aktualisht, rezultojnë të mbyllura rreth 1500 faqe të basteve, nga të cilat gjysmat janë mbyllur nga policia dhe gjysma nga AMLF. AKEP i përcjell ISP-ve këto faqe dhe ndjek në vazhdimësi mbylljen e tyre”. AKEP ka edhe një paralajmërim për ofruesit e shërbimeve të internetit: “Në bazë të…
Kam tradhtuar të dashurin tim me një tjetër, dhe kjo nisi pasi ai është fanatik dhe ka dëshirë që të më kontrollojë në çdo moment. Kështu e nis letrën një 20-vjeçare drejtuar Deidres te “The Sun”, ku i shkruan: Punoj në stallën e blegtorisë së babait tim. I dashuri im është kasap dhe u njohëm me të pasi vendi i tij i punës është afër stallës tonë. Ai është 28 vjeç dhe u duk shumë i sjellshëm dhe i dashur kur më kërkoi që të dilnim për herë të parë. Jemi takuar disa herë dhe më ka bërë shumë komplimente.…
Colin Dean, babai i një fëmijë me sindromën Down dhe autizëm, ka krijuar aplikacionet “Special iApps”, të cilat u vijnë në ndihmë fëmijëve me aftësi ndryshe, sidomos atyre me sindromën Down. Në datat 19 e 20 janar, i ftuar në zyrat e Fonacionit Down Syndrome Albania, Colin trajnoi terapistë të qendrës dhe prindër të fëmijëve me sindromën Down për përdorimin e dy prej aplikacioneve të paketës “Special iApps”, “SpecialWords” (Fjalë të Veçanta) dhe “SpecialStories” (Histori të Veçanta). Aplikacionet janë mënyra më e mirë për t’u përdorur si mjete mësimi, duke pasur parasysh sa të dhënë janë fëmijët, sidomos ata me…
Pas 14 vitesh Naomi Campbell ka bërë një rikthim epik në pasarelën e Valentino. Supermodelja dëshmoi edhe njëherë se është ‘mbretëresha’ e pasarelave. Jo vetëm që doli për herë të parë pas 14 vitesh për të prezantuar koleksionin Pranverë 2019 të Valentino, por modelja legjendare mbylli shfaqjen. Ajo sfiloi në e Javës së Modës së Valentino në Paris të mërkurën, e veshur me një fustan të zi transparent. Naomi dominoi eventin me dizanjin e jashtëzakonshëm të Pierpaolo Piccioli.
Ditën e djeshme një nga deputetet e Kuvendit të Kosovës ka ndërmarrë një iniciativë për të parandaluar transmetimin e këngëve që promovojnë lëndët narkotike. Politikani Haxhi Avdyli pak ditë më parë bëri një deklaratë publike ku thoshte: “Si ta lëshojë televizorin ka me pa këngë marihuana, kokaina, kolumbiana ajo s’di kush është ajo Tayna, krejt janë këngë me promovim të drogës, duhet me i ndalu ligji”.Ky lajm është pasyqruar edhe në shtypin vendas e pasi e pa këtë në ekran, e para që ka reaguar publikisht ka qenë pikërisht reperja Tayna. Kjo e fundit njihet për këngë që kanë në…
Me mbylljen e emisionit të saj “Kush vjen për drekë”, moderatorja e njohur Arjola Shehu është tërhequr televizioni dhe nuk ka pasur ende ndonjë projekt të ri.Por së fundmi ajo ka dhënë një intervistë mjaft ndryshe për emisionin “Pop Culture”. Gjatë intervistës me Kelvi Kadillin, ajo ka cekur pak edhe jetën e saj private, gjë të cilën rrallë e bën Arjola. E pyetur nga moderatori nëse ka fjetur me ndonjë personazh të njohur shqiptar, Arjola ka lënë gojëhapur të gjithë me përgjigjen: “Jo me një, por me dy personazhe të njohur shqiptarë!”. A ka qenë shaka e gjitha kjo? Në…
Dimri ka mbërritur zyrtarisht në Ontario, Kanada, pasi ujëvara e Niagarës ka ngrirë. Temperaturat nën zero kanë dhuruar spektakël për vizitorët që ndodheshin aty, të cilët nuk kanë hezituar të fotografojnë dhe të shpërdajnë më pas pamjet e ujëvarës më të bukur në botë në rrjetet sociale. Pjesët e mbulura me akull të bardhë tregojnë një pamje fantastike të natyrës.