Ambasadori Bashkim Zeneli, “Mjeshtër i Madh”, në librin e tij “Miqësi e trazuar” sjell një episod interesant në marrëdhëniet Presidencë- Kryeministri në vitin 2003. Në kohën kur në Greqi do të mbahej Samiti i Selanikut, qershor 2003, Shqipëria do të përfaqësohej si nga Presidenti Moisiu ashtu dhe nga Kryeministri Nano. Por marrëdhëniet mes tyre në atë periudhë ishin të ftohta, gjë që do të binte në sy dhe gjatë Samitit të BE-së me vendet aspirante për anëtarësim. Bashkim Zeneli, i cili në atë kohë ishte ambasador i Shqipërisë në Athinë, pasi i priti të dy në aeroportin e Selanikut, i…
Author: tirana
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro, ndodhet në Prokurorinë e Tiranës ku po pyetet në lidhje me skandalin e kompanisë “Dh Albania”. Më herët, për këtë çështje janë marrë në pyetje 5 zyrtarë të ARRSH-së, ndërsa sot, akuza është duke u pyetur drejtori i këtij institucioni. Qëndro do të japë shpjegime në lidhje me tenderin e lotit të parë, në Unazën e Re, pasi Prokuroria ka nisur një hetim, ku dyshohet se janë falsifikuar dokumentet e kompanisë fituese.
Prej një kohe të gjatë aktojra Olta Gixhari i ka munguar teatrit. Shumë persona e pyesin aktoren dhe i kërkjonë që të kthehet në skenë. Por, në emisionin “Provokacija”, aktorja ka shpërthyer në lot dhe është shprehur se e ka marrë malli për Teatrin. “Në gjithë intervitat e fundit që kam dhënë kur unë flas për biznesin tim të gjithë më pyesin Olta kur do të shohim në skenë. Shumë mirë le të bëhemi një grup me parrullën “Olta dua të të shoh në skenë”. Unë po mendoj të bëj një punë shumë të mirë në Teatër. Të paktën e…
Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha, gjatë një takimi me studentë u ka bërë thirrje që të ndërpresin protestën, pasi kanë marrë shkollën. Biseda është zhvilluar në zyrën e dekanit, ku ai shfaqet duke u bërë thirrje studentëve që të vijojnë mësimin dhe të ndërpesin bojkotin. “Ju keni marrë peng shkollën. Jeni studentë të juridikut. Ju keni pasurinë e shkollës atje. Keni gjithë dokumentacionin. Po t’ju ndodhë gjë (dokumenteve) ku do shkoni ju? Ju keni vënë fytyrën dhe emrin tuaj gjithë këtij procesi”, dëgjohet të thotë Hoxha. Protesta e studentëve ka nisur prej fillimit të dhjetorit, ndërsa gjatë muaj janar…
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për dekretimin e kryeministrit Edi Rama edhe si ministër i jashtëm, pas refuzimit që i bëri presidenti Ilir Meta, Gent Cakës. Duke folur nga Elbasani, Taulant Balla u shpreh se sot duhet të marrë fund ngërçi i dekreteve dhe presidenti ka afat deri në orën 17:00. “Të gjithë kandidatët e propozuar nga KM plotësojnë kriteret. Meta nuk mund të sillet si kreu alternativ i opozitës. Shpresoj që Meta të ketë përgjigje brenda orës 17:00, Presidenti të bazohet në Kushtetutë.”- tha Balla.
Parlamenti britanik e rrëzoi të martën dhe me shumicë të qartë, marrëveshjen që qeveria britanike, nën drejtimin e kryeministres Theresa May, arriti me Bashkimin Europian. Deputetët britanikë i thanë një “Jo” të qartë marrëveshjes “May”, të arritur pas më shumë se dy vitesh negociata, që nga vendimi i britanikëve në referendumin e qershorit të 2016-s për t’i thënë lamtumirë Bashkimit Europian. Kreu i laburistëve, Jeremy Corbyn kërkoi menjëherë pas refuzimit të marrëveshjes mocionin e votëbesimit për kryeministren britanike, Theresa May. Një zëdhënës i Donald Tusk, kreut të Këshillit të BE-së, shprehu keqardhjen për rezultatin e votimit në Parlamentin britanik, duke…
Parlamenti grek është shndërruar në një arenë debatesh politike, në seancën dyditore për votëbesimin e qeverisë që ka kërkuar kryeministri Alexis Tsipras, pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Panos Kammenos, nga koalicioni qeveritar, dhe largimit të partisë së tij “Grekët e pavarur”, që kundërshton marrëveshjen e Prespës. Tsipras, që bëri një apel të apasionuar në Parlament për mbështetje, tha se është akti më i drejtë dhe detyrë e deputetëve të mbështesin këtë marrëveshje, pavarësisht nga kostoja politike dhe të japin votëbesimin. “Unë kërkoj sot, me ndershmëri dhe qartësi para Kuvendit, riafirmimin dhe rinovimin e besimit në Parlament për këtë qeveri,…
Në gusht, Rita Ora njoftoi se kishte nënshkruar marrëveshje me agjencinë e modelimit Kate Moss. Por këngëtarja tregoi se marrëdhënia e tyre është shumë më tepër sesa thjesht profesionale. Rita e vërtetoi këtë ndërsa publikoi një foto nga shtrati me supermodelen. Ylli i popit uroi shoqen e saj për 45-vjetorin e lindjes, duke postuar një foto ku Kate po fle gjumë ndërsa Rita qëndron zgjuar. “Ka vetëm një Kate Moss. Gëzuar Ditëlindjen. Ti meriton veten. Do të dua gjithmonë dhe përgjithmonë. Jam e lumtur të quaj miken time,” shkruajti Rita.
Kryeministri Rama në takimin e përjavshëm të “Bashkëqeverisjes” ka ripërsëritur faktin se kjo platformë është rruga më e shkurtër për të arritur në zgjidhjen e shqetësimeve, duke iu dhënë fund kështu sorollatjeve nëpër zyra. “Ne këmbëngulim çdo javë me këtë event publik, që për çdo qytetar që merr një shërbim duhet të kuptojë se platforma është rruga më e shkurt për të zgjidhur shqetësimin”, tha Rama. Teksa qytetarët treguan se shqetësimi i tyre është trajtuar në kohë rekord, shefi i qeverisë theksoi mes tjerash se presionin i qytetarit falë platformës është maksimal mbi zyrtarët. Rama u shpreh se në rast…
Studentët vazhdojnë protestën dhe shumë prej tyre shprehen të vendosur për të vijuar me kauzën duke shtuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave. Mësohet se janë shënuar përplasje tek fakulteti i Ekonomisë, ku krahas bllokimit të derës, janë nxjerrë jashtë edhe punonjësit e administratës. Siç duket edhe nga fotot, studentët kanë bllokuar derën hyrëse të fakultetit me karrige si shprehje e rezistencës dhe vendosmërisë për pikat që kanë parashtruar për qeverinë. Gjithashtu studentët e fakultetit të Ekonomisë kanë publikuar të dhënat në lidhje me një votim që kanë kryer, teksa nënvizohet se shumica dërrmuese e tyre…
Ish-presidenti meksikan, Enrique Peña Nieto akuzohet se ka marrë një ryshfet 100 milionë dollarësh nga “mbreti” i karteleve të drogës, Joaquin Guzman, i njohur edhe si “El Chapo”, sipas një dëshmitari në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij në SHBA. Alex Cifuentes, që pretendon se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Guzmanit për vite me radhë, ka thënë përpara jurisë se kishte informuar autoritetet për ryshfetin në vitin 2016. Guzman akuzohet si organizatori i kartelit famëkeq të drogës, atij të Sinaloas, që konsiderohet prej prokurorëve si furnizuesi më i madh me drogë i tregut në Shtetet e Bashkuara.…
Kryetari i udhëheqësve të BE-së, Donald Tusk tha se zgjidhja e vetme pozitive, pasi parlamenti britanik kundërshtoi marrëveshjen e Kryeministres Theresa May për tërheqjen nga Bashkimi Evropian, është që Britania të qëndrojë në BE. Ligjvënësit e hodhën poshtë marrëveshjen e May-t me unionin për Brexit-in, me një diferencë dërrmuese, 432 kundër me 202 pro, duke shkaktuar trazira politike, që mund të çojnë në një dalje pa marrëveshje nga BE-ja, apo edhe në një ndryshim të vendimit të referendumit 2016-ës për t’u larguar. “Nëse një marrëveshje është e pamundur dhe askush nuk dëshiron marrëveshje, atëherë kush do të ketë guximin të…