Author: tirana

Klement Balili u arrestua për herë të parë në vitin 2006. Ai u ndalua së bashku me dy policë të Komisariatit të Sarandës, gjatë një tentative për trafikimin e një sasie prej 750 kg kanabis drejt Greqisë. Në atë kohë, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” bëri pak muaj burg, për t’u rikthyer në shënjestrën e drejtësisë sërish në vitin 2016. Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata, i cili në vitin 2006 drejtonte edhe operacionin ku Balili u vu në pranga, thotë se ky person ka anashkaluar institucionet e shtetit për më shumë se 2 vite. Sipas tij, vetëdorëzimi njihet…

Read More

Parlamenti mblidhet pasdite në seancë të jashtëzakonshme për të votuar dekretet e Presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet e fundit në qeveri. Ilir Meta duket se e ka marrë me qetësi dhe pritet që të mos dekretojë para seancës propozimin që Edi Rama të jetë edhe ministër i Jashtëm. Pa qetësi, mazhoranca po pret që kreu i shtetit të shprehet para seancës për shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e kryeministrit Edi Rama formalisht në krye të diplomacisë. Ndryshimet e fundit në kabinet nuk kanë lënë indiferentë opozitën, e cila, si rallëherë, ka regjistruar të gjithë emrat e deputetëve për të…

Read More

Ministria e Mbrojtjes, përmes Emergjencave Civile iu është drejtuar më anë të një letre të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit. Kjo letër iu është drejtuar bashkive në prefekturat më problematike, të cilat janë prekur nga moti i keq me reshje dëbore dhe me bllokim rrugësh. Gjithashtu shtysa kryesore e Ministrisë së Mbrojtjes që iu është drejtuar bashkive, siç njofton institucioni, lidhet drejtpërdrejt me ankesat që kanë bërë qytetarët. “Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Problem, parashikimin e fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile. Dërgoni listën…

Read More

Kryeministri Edi Rama, ka replikuar sot me qytetarët në Facebook, pasi një prej tyre ka kritikuar ministren e re të Arsimit, Besa Shahini, për gjuhën shqipe. Një qytetar shkruan se ministri duhet të mësoj të flas shqip, ndërsa Rama i kundërpërgjigjet duke i thenë se vetë komentuesi 3 në 4 fjalë i ka shkruar gabim. Replikat Komenti 1: Shko emeso shqipen te flasësh Rama: O zot! 4 fjale 3 gabime dhe nje fjali prej drumepreje, per te perqeshur tingellimen e te folures se Kosoves! Po mesohu mesohu me kete tingellime, ti dhe shume si puna jote, se do ju duhet…

Read More

Nju Jork, Abu Dhabi dhe Xhedah… Milan-Juventus ose Juventus-Milan, një Superkupë “si emigrantë”. Kjo do të jetë përballja e tretë në këtë finale “klasike” mes dy klubesh që kanë shkruar historinë e futbollit italian brenda kufinjve (“Zonja”) dhe jashtë kufinjve (“Djalli”). Plot 59 trofe në fushë sot në orën 18:30 dhe dy tifozeri që janë ndër më të mëdhatë në Itali, bashkë me Interin. Edhe pse këto pesë vitet e fundit, diferenca e pikëve në kampionat ka qenë e llahtarshme, natyrisht Juventus-Milan mbetet “ajka”. Histori, traditë, prestigj, por sidomos audiencë. Jo më kot, në Arabinë Saudite, vetë princi dhe Ministri…

Read More

“Ilir Meta ka mbërritë fundin e tij politik. Çdo lëvizje e tij jashtë kësaj është të përfundojë keq ashtu si po përfundon Berisha që po shkatërron PD-në dhe Lul Bashën”. Është kjo përgjigjia që dha gazetari Baton Haxhiu në studion e Provokacija, i pyetur nga Mustafa Nano nëse Meta mund të lërë postin e presidentit për t’u bërë lider i opozitës. Ai e sheh fundin e karrierës politike në Presidencë të Ilir Metës, pasi sipas tij, ai nuk prodhon ide dhe njerëzit që e rrethojnë e gërryejnë çdo ditë. Për këtë ai shprehet i keqardhur, pasi sipas tij Meta kishte…

Read More

Ajo e djeshmja ishte një mbrëmje ku u luajt shumë, e u pasua nga një dramë e paprecedentë që do të ketë pasoja edhe përtej Britanisë së Madhe. Plani i kryeministres Theresa May për daljen nga Bashkimi Europian, i vetmi në tryezë, u hodh poshtë nga Parlamenti. Tani, May përballet me një mocion mosbesimi, apo me thirrjen për zgjedhje të reja. Mocioni i mosbesimit iu mundëson deputetëve të votojnë nëse duan apo jo që qeveria të vijojë punën. Nëse shumica voton mocionin, atëherë fillon një numërim mbrapsht 14-ditor. Nëse gjatë kësaj kohe, qeveria aktuale, apo çdo qeveri tjetër alternative nuk…

Read More

Presidenti Ilir Meta nuk i ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve nëse do e dekretojë apo jo, kryeministrin Edi Rama, në postin e Ministrit të Jashtëm. “Kushtetuta është e para” – i është përgjigjur Meta gazetarëve, duke mos dashur të bëjë më shumë komente mbi këtë cështje. Ndëkohë afatit të caktuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Meta iu përgjigj po me pyetje. Parlamenti pritet të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të votuar përberjen e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa me interes pritet vendimi i Presidentit, Ilir Meta për Ministrinë e Jashtme, të cilit i është…

Read More

I pranishëm në aktivitetin e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në ditën Botërore të Paqes, kreu i Shtetit Ilir Meta, nuk harroi që t’i drejtojë një apel politikës. Ndërsa zgjodhi të citojë mesazhin e Papa Franceskut, Meta theksoi se duhet të kërkojmë me forcë që politika dhe politikanët të jenë në shërbim të qytetarëve. “Politika e mirë në shërbim të paqes, zhvillimit, mirëqenies dhe begatisë është një mision akoma i papërmbushur, për të cilin të gjithë duhet të përpiqemi dhe ndaj të cilit kemi detyrim jo vetëm moral e njerëzor, por edhe kombëtar.”- theksoi kreu i shtetit. “Papa…

Read More

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar nga Zëri i Amerikës që të verifikojë dosjen e rekrutimeve të punonjësve në Burgje, pas publikimit të disa përgjimeve për rekrutime partiake. Gjatë një deklarate për mediat, Gjonaj u shpreh se VOA nuk mori në konsideratë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe argumentet, ndërsa sipas saj procesi i emërimeve është i hapur dhe transparent. “Dje në mbrëmje VOA nuk mori në konsideratë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe argumentet, por rikonfimoi qasjen e gabuar lidhur me të dhënat hetimore. U shpreh për prova, pa marrë parasysh se ato janë indicie. Ashtu siç shpjegova…

Read More

Mustafa Nano, gazetari kontraversal që në debatin publik merret me çështje që hapin provikime, nuk ka ngurruar ditën e djeshme të dalë në sallën e Teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” me një shfaqje “One Man Show”, dedikuar tërësisht seksit, dhe tabusë për të folur rreth tij. Ka provokuar edhe këtë herë me monologun e tij të gjatë Nano, jo veç me personazhet e marra nga aktualiteti shqiptar, por duke vënë në krye të rrëfimit, veten. Një provokim që fillonte me Muçin se kur ka bërë seks për herë të parë, e që përfundoi me Dodën nga malësia, që shkollimi dhe intelekti…

Read More

Kompania greke e telekomunikacionit OTE njoftoi të mërkurën se ka arritur marrëveshjen për shitjen e aksioneve të saj në Telekom Albania për 50 milionë euro te kompania Albania Telecom Invest AD. Sipas njoftimit për shtyp, kjo e fundit është e kontrolluar nga biznesmeni bullgar Spas Roussev, i cili njëkohësisht ka pronësinë e paketës kontrolluese të telekomit bullgar Vivacom si dhe nga Elvin Guri, një investitor shqiptar në bullgari. Telekom Albania u themelua fillimisht si kompani shtetërore e komunikimeve celulare me emrin Albanian Mobile Communication (AMC). Ajo u privatizua në masën 85% për 85.6 milionë dollarë në vitin 2000 dhe u…

Read More