Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ripërsëritur edhe paraditen e kësaj të mërkure thirrjen për kujdes gjatë lëvizjes, sigurisht me shpejtësi të reduktuar dhe duke respektuar sinjalistikën por edhe udhëzimet e Policisë Rrugore, sikurse të përdorin zinxhirët në akset ku është domosdoshmëri. Thirrja vjen për shkak të temperaturave të ulëta dhe pranisë së ngricave në rrugë, ARRSH-ja thotë se të gjithë kontraktorët për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në gatishmëri dhe prej orëve të para të mëngjesit kanë bërë shpërndarjen e kripës nëpër akset e bllokuara apo atje ku ka prani ngricash. Por, si paraqitet situata në akset kryesore të vendit deri…
Author: tirana
Në ditët e sotme të miturit i shkelin rregullat gati çdo ditë dhe më e keqja është se nuk u bëjnë përshtypje veprimet e tyre. Një video e publikuar nga JOQ Albania, duken një grup 12-vjeçarësh që po kërcejnë brenda një lokali. Vajza dhe djem pijnë cigare brenda ambienteve të lokalit edhe pse ka shumë kohë që është vendosur ligji antiduhan. Grupi i vajzave dhe djemve 12-vjeçarë nën ritmet e këngëve tallava po konsumojnë edhe pije alkoolike.
Kjo video tregon pikërisht momentin e dorëzimit të Klement Balilit tek drejtori i Policisë së Shtetit Ardit Veliu. Sikurse shihet në pamjet, i shumëkërkuari Balili ka mbërritur me një makinë fuoristradë në një zonë të pabanuar mes Delvinës dhe Finiqit. Pasi makina ka hyrë në zonë, prej saj ka zbritur një person që udhëtonte me Balilin. Më tej mjeti ka vijuar rrugën për t’u ndaluar disa metra më pas, pranë disa godinave të pularisë, ku Ardi Veliu priste me një makinë së bashku me dy efektivë të tjerë policie, të cilët e kanë shoqëruar drejt Tiranës, raporton Opinion. Balili u…
Ky është momenti kur Klement Balili takohet me njerëzit në Delvinë para se të dorëzohej në polici. Si një njeri i zakonshëm, i shoqëruar nga nipi i tij por dhe nga njerëz të shumtë, miq e të afërm, Balili shihet pranë mjetit teksa përshëndetet me njerëzit sikur po shkon në një udhëtim jashtë vendit. Janë të shumtë qytetarët që kanë dalë për ta shoqëruar. Ndërkohë që shihet se një prej personave pranë tij fut në bagazhin e makinës një çantë ngjyrë ushtarake.
Prej disa kohësh në media është përfolur për rastin e Shpresa Muçës. Për të u tha se ajo kishte braktisur të dy vajzat e saj të mitura dhe të sëmura në mëshirë të fatit. Por në një rrëfim ekskluziv për JOQ Albania Shpresa e ka mohuar kategorikisht, që t’i ketë braktisur vajzat e saj të mitura. Ajo thotë: “Pershendetje! Jam Shpresa Muça nena e dy vajzave, per te cilen eshte shkruar se kam braktis dy vajza ku nuk asht aspak e vertet un ja kam lan fmit familjes time jam larguar nga shqiperia te punoj.” Po ashtu në këtë rrëfim…
Në “Report Tv” është publikuar një fragment nga intervista e Klement Balilit për gazetarin investigativ të Report Tv, Artan Hoxha. I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” ka rrëfyer arsyet që e çuan atë të dorëzohej pas 2 vitesh e gjysmë në arrati. Ai thotë se u arratis deri në përmbylljen e dosjes hetimore në ngarkim të tij kohë të cilën ai nuk ka preferuar ta kalojë në qeli, por në fshehtësi dhe duke i shpëtuar disa operacioneve të policisë, ndër ta edhe të forcave RENEA. “Pas shpalljes në kërkim për disa akuza, që nga ai moment u fsheha. U fsheva se nuk kishte prova. Drejtësia…
Gjuha shqipe në Maqedoni u zyrtarizua, megjithë reagimet e ashpra të presidentit të Maqedonisë Ivanov dhe opozitës VMRO-DPMNE, që e quan zyrtarizimin akt të dhunimit të demokracisë. Çfarë parasheh ligji? igji për gjuhët parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe si në të shkruar ashtu edhe në folur si në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor, administratën publike si dhe ndërmarrje e institucione tjera. Me këtë ligj drejtuesit e seancave, qoftë të Qeverisë apo Kuvendit, nëse janë shqiptarë, ato do të mund t’i udhëheqin në gjuhën e tyre, ndërsa të gjitha aktet botohen edhe në gjuhën shqipe. Mbishkrimet në nivel…
Gennaro Gattuso ka folur për çështjen “Higuain” në konferencën për shtyp përpara finales së Superkupës së Italisë. Gazetarët kanë ngacmuar trajnerin mbi sulmuesin argjentinas dhe faktin nëse do të largohet ose jo. Sakaq, vetë Pipita, në postimin e bërë në faqen zyrtare në Instagram, ka hedhur tre fotografi ku duket i qeshur, nga stërvitjet në Xhedah, Arabi Saudite. “Do ta hedh në fushë sepse e shoh mirë, të qetë. Ose është një aktor i madh dhe unë nuk e kuptoj dot. E shoh brenda projektit. Bën shaka, është një radio. Nuk ndalet kurrë. Pas ndeshjes me Juven, diçka ndodhi në…
Një nga avokatët e Klement Balilit, Baftjar Rusi megjithëse diskret ka dhënë disa detaje të reja nga dorëzimi i klientit të tij në polici pas rreth 3 vitesh i shpallur në kërkim. Ai nuk i dha meritat policisë por tha se sot u vetëdorëzua në emisionin “Dritare” në Neës 24.. I pyetur se ku fshihej gjatë gjithë kësaj kohe, Rusi deklaroi se ai doli sot nga shtëpia e vet. Për arsyet pse zgjodhi pikërisht këtë moment ai tha sepse mbaroi afati i hetimit dhe dosja shkon në gjykatë. “Para 1 viti kemi qenë tek në TV, vëllai i Klement Balilit,…
Një bast që një djalë ka vendosur me të dashurën e tij, ka përfunduar në pasoja tragjike për të riun. Sipas “The Guardian”, një burrë me emrin Davey dhe me origjinë nga Lagos në Nigeri, ka gjetur vdekjen gjatë marrëdhënies intime. Ai dhe e dashura e tij kishin vendosur bast 140 dollarë se cili mund të bënte më shumë raunde në seks dhe kishin shkuar në hotel, ku edhe filluan lojën. Një bast që një djalë ka vendosur me të dashurën e tij, ka përfunduar në pasoja tragjike për të riun. Sipas “The Guardian”, një burrë me emrin Davey dhe…
Për dy ditë me radhë në Hagë u mor në pyetje ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa. Derisa të hënën intervista para zyrtarëve të prokurorisë së posaçme zgjati 7 orë, të martën ai u mor në pyetje për gati dhjetë orë. “Sot përfundoi intervista me mua pranë Dhomës së Specializuar në Hagë. Unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Pyetjet kanë qeneë shumë serioze dhe ne kemi qenë shumë seriozë në përgjigje. UÇK-ja më ka mbrojtur mua dhe unë nuk kam pasur nevojë ta mbroj UÇK-në”, tha në përfundim të intervistës zoti Mustafa. I njohur me…
Theresa May pësoi disfatën më të rëndë parlamentare të një kryeministri britanik në epokën demokratike, pasi anëtarët e parlamentit të vendit hodhën poshtë marrëveshjen e saj me Bashkimin Evropian për daljen e Britanisë nga blloku evropian, me një shumicë të madhe prej 230 votash. Konservatorët kanë bashkuar forcat me partitë opozitare për të goditur qeverinë në “votimin e rëndësishëm”, të cilin kryeministrja e vendit e kishte shtyrë para Krishtlindjes, me shpresën se disa anëtarë të parlamentit do të ndryshonin qëndrim. May i kishte bërë një apel të fundit kolegëve të saj për ta mbështetur, në përmbylljen e një debati tetë…