Fotomodelja simpatike Nensi Kola ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” për të folur rreth pasioneve të saj dhe jetës personale. Edhe pse e diplomuar në juridik, Nensi tregoi se pasionet e saj më të mëdha kanë qenë gjithnjë fotografia, kujdesi ndaj vetes dhe udhëtimet. Bukuroshja 28 vjeçare sqaroi se format e saj trupore janë më shumë të përshtatshme për fotomodeling, e për t’u ndalur te fiziku ajo na zbuloi një detaj që shumë pak e dinë. Nensi tha se para disa viteve, gjatë kohës që ishte ende në gjimnaz, ka qenë 90 kg dhe…
Author: tirana
Ylli brazilian Neimar nuk di të bëjë gola vetëm në fushë. Lojtari i PSG-së ka zyrtarizuar lidhjen me Leticia Bufoni-n. Kjo e fundit është e njohur në Brazil, pasi është kampione në sportin e skateboard. Ajo ka përfunduar në vendin e dytë në Botërorin e skateboard dhe Neimar ka shkruajtur në Instagram “Të dua”, duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre.
Me vendim të Këshillit të Ministrave Prefekti aktual i Qarkut Elbasan, Maksim Malaj lirohet nga detyra. Zyrtari që e zëvendëson është Gledian Llatja, shef kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai është diplomuar Fakultetin Juridik në vitin 2009 dhe më pas në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’, në Elbasan, për Financë. Ai shihet edhe si një kandidaturë e mundshme e PS-së për t’u kandiduar për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, në vendlindje, në vend të Qazim Sejdinit, kryetar bashkie prej 3 mandatesh.
Pas transferimit nga Aris tek Ingolshtadi pritej që gjërat të shkonin mirë për Mërgim Mavrajn. Megjithatë, duket se fati nuk është me futbollistin e kombëtares sonë. Sipas informacioneve të bëra publike nga vetë klubi, qendërmbrojtësi ka pësuar një frakturë serioze në dorë dhe është detyruar të lërë stërvitjen. 32-vjeçari u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe madje ai ka kryer edhe një operacion të menjëhershëm. Klubi ka bërë të ditur se nuk dihet rikthimi i tij në stërvitje, megjithëse ka siguruar se çdo gjë ka shkuar mire.
Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vrasjen e shqiptarit në burgun grek të Athinës. Sipas mediave vendase mësohet se shqiptarit Albert Bako është qëlluar 17 herë me thikë. Sipas mjekut ligjor, Bako u godit në qafë dhe trup. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, është identifikuar autori i kësaj vrasjeje dhe se nga ana e policisë dyshohet edhe një person tjetër i përfshirë në përleshje. I dyshuari është një grek i cili the se nuk ka asnjë lidhje ngjarjen. Lidhur me motivin e sulmit ishte për hakmarrje për vrasjen e avokatit Zafiropoulos, shkruan “zougla.gr”.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, në një postim në mediat sociale ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e Klement Balilit. Në një reagim të shkurtër Lleshaj shkruan se Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, por dhe më drejtësinë e vendeve të tjera. “Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera. Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin!”, shkruan Lleshaj.
Në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar ditën e sotme mbi 35 kg marijuanë. Operacioni policor ndodhi ne Smerto, Igumenicë, ku është ndaluar mjeti që drejtohej nga nje shqiptare 25-vjeçë, e cila udhetonte bashkë me 2 fëmijët e saj të mitur. Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e automjetit të saj janë gjetur 33 pako me 35 kg 130 gram marijuanë, gjithashtu u sekuestrua edhe 1 celular. Policia greke ka bërë me dije se e arrestuara është shtetasja Kostandina Mata, 25-vjeçë, pronare e nje kantine në Sarandë. Policia ka shoqëruar të renë shqiptare, ndërsa pritet që të nisin hetimet e mëtejshme.
Gazetari Artan Hoxha thotë se Balili nuk është pronar i kompleksit Santa Quaranta dhe se prokuroria duhet të provojë pronësinë. Për materialet e përfolura në media, për politikanë që kanë qëndruar në këtë resort, Hoxha ka thënë se nuk ka dijeni për pamjet që kanë filmuar kamerat. “Klement Balili nuk është pronar i Santa Quaranta-s. As aksioner, as i hotelit tjetër. Ka patur biznes tjetër që e ka patur në Greqi. Me letra nuk figuron, prokurorisë i duhet të provojë se Balili është pronar në QKR. Serveri i famshëm, për shkak të pozicionit të kompleksit, është një nga resorted më…
Hera e parë të beri seks është ndryshe për çdo njeri. Ju dhe partneri juaj vendosni së bashku çfarë doni të bëni. Nuk keni pse të kryeni marrëdhënie seksuale nëse nuk ndiheni gati, nuk keni pse ta bëni. Ju mund të bëni seks në shumë mënyra të ndryshme. Përpiquni të qetësoheni. Të gjeni kohën tuaj mund të ndihmojë. Sigurohuni se askush nuk mund t’ju shqetësojë. Do të jeni më i qetësuar. Sigurohuni se jeni të dy të eksituar mjaftueshëm. Stimuloni njëri-tjetrin, për shembull duke eksploruar trupin e njëri tjetrit. Flisni me njëri tjetrin për çfarë ju pëlqeni dhe çfarë nuk…
‘Peshku i madh’ apo ‘Magjistari’ siç është cilësuar Klement Balili nga ish-ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë. Ai është dorëzuar në afërsi të Finiqit rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm pas negociatave të nipit të tij Rigels Balili (kryetar i bashkisë së Delvinës) me policinë. Klement Balili ka vendosur tre kushte për dorëzimin; mos ekstradimin në Greqi, proces të drejtë dhe kushte të mira në qeli. Report Tv siguron pamjet ekskluzive të momentit kur Balili del nga banesa i shoqëruar nga familjarët dhe dorëzohet në polici mëngjesin…
Kur dha dorëheqjen një vit e gjysmë më parë, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se në hotelin e Klement Balilit, kishin fjetur edhe ministra (tashmë ish-ministra) me dashnoret e tyre. Të gjitha këto orgji sipas Manjanit janë të filmuara dhe gjenden në duart e shërbimeve sekrete partnere. Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha do të shprehej më pas se nëse hapeshin kamerat e “Santa Quarantas” nga aty do të dilnin xhevahire. I intervistuar nga mediat, vëllai i Klement Balilit do të shprehej se të gjithë politikanët “një për një” kanë qenë në hotelin e tyre dhe kanë marrë shërbime aty.
Në vitin 2017 Selena Gomes, kreu një transplant veshke, që ia dhuroi shoqja e saj e ngushtë dhe me siguri vështirësitë që ka kaluar kanë ndikuar në edhe në shëndetin mendor. Por nuk mbaron këtu edhe ndarja nga Justin Bieber ka ndikuar tek këngëtarja. Dhe për këtë arsye këngëtarja pati një periudhë pauze si në karrierë, por edhe një shkëputje totale nga rrjetet sociale. Madje në muajin nëntor Selena u shtrua në psikiatri për shkak të problemeve të saj me depresionin. Fatmirësisht, Selena tashmë vazhdon jetën normalisht dhe duket sikur është në rrugë të drejtë për të dalë nga ajo…