Author: tirana

Sokol Cikalleshi largohet nga Goztepe. Divorci u zyrtarizua nga klubi turk. Një aventurë e dështuar për sulmuesin e pafat, i cili në verë la Osmanlisporin për Goztepe-n, në huazim një-vjeçar, por që në fillim një dëmtim e ndali gjatë. Më pas procesi i riaftësimit ishte i ngadaltë dhe Goztepe nuk e hodhi në fushë asnjëherë si titullar në kampionat, duke i dhënë hapësirë vetëm në kupë, ku sulmuesi shqiptar shënoi 2 gola në 3 ndeshje. Tani vjen ndarja, edhe për faktin se Cikalleshi kërkon të luajë rregullisht, gjë që Goztepe nuk ia garanton. Kthimi tek Osmanlispori në Ligën 2 turke…

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka ironizuar opozitën për deklaratë e tyre lidhur me vetëdorëzimin e Klement Balilit. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se “Kur kapen janë ata që na kapin ne! Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre! Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin!”, duke thënë se ky është avazi i opozitës prej 5 vitesh, por “kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare, as njëri as tjetri”. Postimi i plotë i Ramës: Kur kapen janë ata që na kapin ne!Kur dorëzohen…

Read More

Një video e tmerrshme e kapur nga kamerat e trupit, tregon momentin kur një foshnjë bie nga makina me gjithë karrocën e saj. Vajza dyvjeçare u rrëzua nga dera e pasme e automjetit në Mankato të Minesotës.  Incidenti tronditës është kapur nga kamera e një shoferi që ecte pas makinës së gruas. Pasi vajza e vogël përfundoi në rrugë, makina vijoi të ecte. Fatmirësisht, vajza e vogël nuk pësoi lëndime.

Read More

Missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari vazhdon të jetë po aq e bukur sa ditën kur fitoi kurorën. Ndonëse vitet ikin, Valbona vazhdon të jetë po aq e re. Fytyra e saj nuk ka ende asnjë rrudhë apo rrathë poshtë syve. Mirëpo sekretin e ka zbuluar vetë Selimllari në rrjetin social ‘Instagram’. Ajo ka publikuar një video duke kryer trajtimin e fytyrës ‘mesotherapye’ me ‘bioregen’, të cilën e ka fshirë menjëherë. Ky trajtim redukton rrudhat në lëkurë nëpërmjet hidratimit të indeve. Video e tregon mjaft qartë këtë, Valbona i përballon pa problem gjilpërat në fytyrë.

Read More

Berat Gjimshiti dhe Besiktas janë rrugë që bashkohen shumë shpejt. Të gjitha gjasat janë që mbrojtësi shqiptar të kalojë në Turqi që tani, duke qenë se kontrata e tij me Atalantën skadon në fund të këtij sezoni dhe palët nuk janë në negociata për të rinovuar. Besiktas ka ditë që është vënë pas 25-vjeçarit shqiptar, por italianët kërkuan 1 milionë euro për të shitur lojtarin e tyre. Klubi nga Bosfori është stepur nga ky çmim dhe ka preferuar të presë verën për ta marrë me parametër zero, ndërkohë që firmën e Gjimshitit mund ta siguronte që tani. Të detyruar nga…

Read More

Ambasada amerikane në Tiranë, reagon për arrestimin e Klement Balilit, duke kërkuar hetim të plotë dhe gjyq të shpejtë. Në reagim thuhet se ky është një hap i madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit. REAGIMI I AMBASADES AMERIKANE PAS ARRESTIMIT TE KLEMENT BALILIT: Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një…

Read More

Interneti sigurisht që është një nga instrumentet më të fuqishme të sotme, nga i cili fëmijët tanë nuk mund të shpëtojnë. Natyrisht, këtu nuk ka asgjë për t’u frikësuar, përveç nëse përdorimi i internetit rezulton të jetë problematik, transmeton KosovaPress.Këto janë simptomat nëse fëmija juaj është i varur nga interneti. Një fëmijë që shpenzon kohë në internet duke luajtur lojëra të ndryshme, shpreh simptomat e tij të përdorimit të tepruar përmes tingujve të paqartë si ato të lojës që ai luan dhe i liron në çdo kohë të ditës në çdo situatë. Nëse bëhet fjalë për këtë, kjo do të…

Read More

Drejtuesit kuqezi, nga Maldini te Leonardo, në sajë edhe të punës së zbuluesëve të talenteve kanë vendosur në fokus disa futbollistë të tjerë. Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, këto muaj është punuar në fshehtësi totale për një futbollist që luan në Belgjikë me skuadrën e Genkut dhe që të gjithë shqiptarët njohin. Bëhet fjalë për yllin e kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova. Sulmuesi i krahut, vetëm 20-vjeç, ka dhënë përgjigje pozitive në sinjalizimet e bëra. Prej pak kohësh, në sajë edhe të udhëtimeve në Belgjikë, personat që janë pajtuar për të parë nga pranë lojtarin, kanë shkruar në raportet e…

Read More

Në Portin e Durrësit u hap këtë të martë pika doganore e Kosovës. Projekti që ka nisur në vitin 2016 pritet të lehtësojë procedurat e deklarimit në doganë dhe të shkurtojë kohën e kryerjes së tyre. Sipas kryeministrit Edi Rama, ky është hapi i parë i rëndësishëm drejt bashkimit doganor mes dy vendeve. Kryeministri tha se këtë sistem Shqipëria dëshiron ta vendosë edhe me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në cilësinë e koordinatorit të marrëveshjeve mes dy qeverive, zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se ky është projekti i dytë më i madh që prej shpalljes së pavarësisë.…

Read More

Nga avokate Denisa Daka Një nga problemet e shumta që hasin emigrantët apo shtetas të ndryshëm të cilët qëndrojnë për arsye specifike jashtë vendit pa leje qëndrimi apo në mënyrë të paligjshme në vendet e schengenit, janë “Espulset”. Në të gjitha rastet autoritetet përkatëse të shteteve respektive, dalin me vendime të posacme administrative apo gjyqësore në të cilat caktojnë ndër të tjera përvec masës së dënimit (heqjes së lirisë në disa raste), dhe largimin e detyrueshëm të këtyre të fundit nga zona e schengenit, duke specifikuar në këtë rast dhe periudhën në të cilën këta të fundit nuk lejohen të…

Read More

U desh jo pak që ligji për gjuhët në Maqedoni të botohej në Gazetën Zyrtare dhe tani ka hyrë në fuqi. Por presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov cili nuk e dekretoi ligjin, ka reaguar duke e quajtur shkelje kushtetuese shpalljen në Gazetën Zyrtare. Kreu i shtetit paralajmeron edhe ndjekje penale. “Mbrëmë vonë kishim mundësinë që të shohim fytyrën e vërtetë të koalicionit qeveritar të LSDM-së dhe BDI-së, koalicion që veten e quan pro-evropian. Shpallja e Ligjit për gjuhët në Gazetën Zyrtare dhe të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës pa dekretin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë është jo-kushtetues.…

Read More

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj qartësoi se procesi i punësimeve në Drejtorinë e Burgjeve ka qenë i hapur dhe transparent. Gjonaj u shpreh se Ministrja e Drejtësisë hedh poshtë akuzat për emërime partiake në burgje të publikuara nga Zëri i Amerikës. “Hedh poshtë akuzat për emërime partiake në burgje. Procesi i punësimeve në burgje ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik. Për herë të parë trajnimi i burgjeve është bërë me Akademinë e burgjeve. Procesi i punësimeve ka qenë u hapur transparent për të gjithë dhe vërtetohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Kam dosjen e plotë të gjithë…

Read More