I shumëkërkuari Klement Balili pak orë para dorëzimit në Policinë e Shtetit ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha, e cila do të transmetohet ditën e nesërme. Ndërkohë i ftuar në studion e lajmeve në orën 15:00 në Report Tv, gazetari Artan Hoxha tregon si u dorëzua Balili dhe kushtet që ka pasur. Në intervistën e tij në Report Tv, Hoxha ka treguar edhe se si drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka negociuar me Balilin duke bërë të mundur kështu edhe vetëdorëzimin e tij. “Merita ekskluzive për negociatat i takojnë Ardi Veliut. Sepse…
Author: tirana
Ashtu si çdo trend tjetër kohëve të fundit, edhe flokët në ngjyrë pink, apo nuance të kësaj ngjyre, zanafillën e patën tek të famshmet e familjes Kardashian-Jenner. Pasi u pa Kim, Khloe, apo Kylie të ngjyrosnin kokën në ngjyrë violet, kaq mjaftoi që trendi i ri të përqafohej anekënd botës. E sigurisht flokët lejla nuk mund të mos ktheheshin trend edhe në vendin tonë, e si përherë janë vajzat e famshme ato që guxuan! E para që u pa me këtë ngjyrë në flokë ishte këngëtarja Vesa Luma, e cila në nëntor të 2018-ës, vendosi të surprizojë me ‘look-un’ e…
Për çdo çift të dashuruar premtimet ‘përgjithmonë’ bëhen me sigurinë dhe dëshirën e madhe që me të vërtetë ashtu do të ndodhë. Por shpesh jeta ka të papritura, kur një femër e gjen veten e vetme, me një, apo disa fëmijë për të cilët shpesh nënës i duhet të bëjë edhe rolin e babait. Ashtu ka ndodhur edhe për disa prej të famshmëve shqiptare, të cilat ndonëse kanë patur një karrierë të suksesshme ata ja kushtuan jetën fëmijëve të tyre, e pas ‘zhgënjimit’ nga marrëdhënia me babain e fëmijëve, ato zgjodhën…të mos martohen më kurrë… Monika Lubonja Ishte vetëm 23…
Presidenti i Republikës ka vijuar t’i kthejë Kuvendit një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë”. Në dekretin e tij, Ilir Meta argumenton përmes tre pikave edhe arsyet. “Ky ligj nuk është në harmoni me disa nene të tjera dhe krijon pasiguri juridike” – shprehet Presidenti në shkresë. Kjo është e disata herë që Meta i kthen Kuvendit ligjet për rishqyrtim, përfshirë edhe Buxhetin 2019.
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar masakrën e Reçakut. Në një shënim në faqen e tij në Facebook, kreu i shtetit shpreh nderim për viktimat. “Si sot 20 vjet më parë bota u trondit nga faktet dhe pamjet drithërruese të krimeve dhe masakrës së Reçakut të kryera nga xhelati i Ballkanit, Slobodan Miloseviç. Mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën e pushtetit dhe regjimit më mizor dhe kriminel në mes të Europës”, shkruan presidenti. “Përulje, nderim dhe kujtim me respekt viktimave të këtij krimi mizor. Popujt…
Victoria Beckham i ngrohu zemrat tona më herët këtë javë, kur ajo ndau një foto të adhurueshme të David. 44-vjeçarja e shoqëroi foton e bashkëshortit të saj me fjalët: “Gjumi i pasdites me babin”, shkoi ajo ndërsa në foto shfaqet David Beckham dhe qeni i familjes Olive”. Por ndërkohë që në pamje të parë fotoja është kaq e bukur, fansat kanë pikasur një detaj në foton në fjalë: batanija Louis Vuitton që çifti kanë mbuluar qenin e tyre. Batanija në fjalë ngjyrë e kuqe dhe me logo të markës së njohur kushton jo pak por 4600 paundë.
‘Ç’i ke bërë Taynës?’, reperja nuk njihet më pas ndryshimit drastik Reperja më e komentuar e momentit, Tayna, herë pas here ka treguar ndjekësve në rrjetin social instagram se i pëlqen të luajë shpesh me look-un e saj. “Kush je ti dhe cfarë i ke bërë Taynës?”, shkruan ajo ne foton për të cilën është e ndërgjegjshme se duket tërësiaht një persona tjetër pas ndryshimit drastik.
Në muajin janar shumica e njerëzve kthehen nga festat dhe nuk janë shumë optimistë. Sipas ekspertëve janë 5 shenja të horoskopit që këtë muaj do kenë ndryshime për mirë. Bëhet fjalë për: dashin, binjakët, virgjëreshën, shigjetarin dhe peshqit. 1. DashiSipas intv.al , nëse jeni në kërkim të mundësive të reja të karrierës në vitin 2019, hëna e re e janarit 2019 ndodhet në shtëpi.Energjia e fuqishme kozmike e eklipsit të pjesshëm diellor dhe hënës së re do të çojë në mundësi shumë të mira të karrierës. 2. BinjakëtHëna e re e janarit 2019 dëshiron që ju të dalloni se çfarë doni…
Që të keni një lidhje të fortë dhe shëndetshme me partnerin tuaj është punë e vështirë, por nuk është e pamundur.Sipas intv.al ka disa gjëra që duhet të keni për të pasur një lidhje pa probleme dhe të mos ndaheni: 1.Ju dhe partneri juaj duhet të bëheni miq të mirëPor çfarë është një mik i mirë? Një mik më i mirë është dikush që e keni njohur për një kohë të gjatë. Në këtë mënyrë ju do e bëni marrëdhënien të forte dhe të besueshme. 2. Besoni te fuqia e dashurisë suajDashuria e pakushtëzuar ka aftësinë për t’i transformuar njerëzit.…
Mbretëresha e muzikës në platformat online për disa vite me radhë ka qenë Adele me këngën e saj “Hello”, por tashmë duket se dikush tjetër i ka zënë vendin. Bëhet fjalë pikërisht për Camila Cabello, e cila arriti të rrëmbejë vendin e parë me këngën “Havana”. Kënga e 21 vjeçares është shpallur si kënga më e dëgjuar nga një artiste femër në të gjitha kohërat. “Havana” numëron 3.4 miliardë dëgjime, ndërkohë që “Hello” ka kaluar në vend të dytë me 3.36 miliardë klikime, shkruan Blitz.al Camila është e nominuar me dy çmime në ndarjen e çmimeve Grammy 2019.
I shumëkërkuari Klement Balili pak orë para dorëzimit në Policinë e Shtetit ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Artan Hoxha, e cila do të transmetohet sonte në orën 20:30 në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Ndërkohë i ftuar në studion e lajmeve në orën 15:00 në Report Tv, gazetari Artan Hoxha tregon si u dorëzua Balili dhe kushtet që ka pasur.Ai ka treguar detajet e operacionit të dorëzimit të Balilit në Polici nga Delvina në Tiranë. Në intervistën e tij në studio, Hoxha u shpreh se arrestimi i tij është një ngjarje e madhe pasi ai…
Ish-Missi shqiptar, Suada Sherifi, ka qenë shumë e rezervuar në rrjetet sociale për të zbuluar identitetin apo imazhe të bashkëshortit të saj. Pavarësisht përpjekjeve të ish missit për të fshehur identitetin, emri i bashkëshortit të saj tërhoqi vëmendjen e medias për përfshirjen në ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok, ndërsa ndodhet në kërkim nga policia. Që nga koha e ngjarjes në ish-bllok, Suada Sherifi nuk ka bërë asnjë deklaratë për ngjarjen dhe deri më sot, gati dy muaj pas, Suada u largua dhe nga rrjetet sociale. Sherifi publikoi një video në Insta Story, ku shfaqet…