TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Njihuni me shenjat më detektive të horoskopit

23:58 / September 21, 2023

Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë në SHBA

23:45 / September 21, 2023

Pas kësaj videoje nga Milano fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë

23:30 / September 21, 2023

“Bild” jehonë fjalimit të Ramës: I vuri frenat ankesave të Rusisë para gjithë botës

23:23 / September 21, 2023

Binaj: “Politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë”

23:09 / September 21, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Futboll

Juventus-Milan, luhet sot në Arabi Superkupa e emocioneve

14:51 / January 16, 20194 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nju Jork, Abu Dhabi dhe Xhedah… Milan-Juventus ose Juventus-Milan, një Superkupë “si emigrantë”. Kjo do të jetë përballja e tretë në këtë finale “klasike” mes dy klubesh që kanë shkruar historinë e futbollit italian brenda kufinjve (“Zonja”) dhe jashtë kufinjve (“Djalli”).

Plot 59 trofe në fushë sot në orën 18:30 dhe dy tifozeri që janë ndër më të mëdhatë në Itali, bashkë me Interin. Edhe pse këto pesë vitet e fundit, diferenca e pikëve në kampionat ka qenë e llahtarshme, natyrisht Juventus-Milan mbetet “ajka”.

Histori, traditë, prestigj, por sidomos audiencë. Jo më kot, në Arabinë Saudite, vetë princi dhe Ministri i Sportit, këmbëngulën për të siguruar të drejtat e zhvillimit të finales së Superkupës.

Sigurisht, problemi i femrave në stadium është thjesht një shtojcë, edhe pse duhet theksuar se pas polemikave, gjithçka është zgjidhur dhe do të futen 150 në sektorin që më parë iu mohua prania.

Allegri ndjek yllin – Në rast fitore ndaj Milanit në Superkupë, Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit mund të “qepë” në kraharor një “yll” personal me trofeun e dhjetë bardhezi të fituar në karrierë. Për momentin janë 4 tituj (2015-2018), 4 Kupa Italie në të njëjtën periudhë dhe Superkupa e vitit 2015.

“Etja” e Gattusos –  Për Gennaro Gattuson është trofeu i parë që ndjek si trajner në karrierën e tij (Sion, Palermo, OFI  Creta, Pisa, Milan), ndërsa sigurisht që si futbollist i Milanit e ka fituar Superkupën dy herë.

Efekti “Ronaldo” – Cristiano Ronaldo është i vetmi në botë që ka ngritur pesë herë në qiell Champions League me formulën e re, një fiksim bardhezi. Pesë si Topat e Artë në dhomën e trofeve. Për ta kurorëzuar mbret të kupave do të  mjaftonte kjo statistikë, duke marrë parasysh që është i vetmi që ka realizuar në tre finale të turneut më të ndjekur dhe rëndësishëm.

Nga 27 tituj të fituar, pesë janë kampionate, tre angleze, dhe dy spanjolle, por janë 22 kupa. Në të  vërtetë, gjithçka nisi me Superkupën e Portugalisë në vitin 2002, edhe pse nuk zbriti në fushë në atë ndeshje, ashtu si në Superkupën e Anglisë “Community Shield” 2008, me Manchester United.  Kupat e Cristianos, duke llogaritur finalet e luajtura, qoftë edhe 1 minutë, përfshirë në Spanjë me vajtje-ardhje, janë 20 (19 me klubet e tjera dhe 13 me Real Madridin). 11 trofe ndërkombëtare të ngritur me United hde Real, plus Europiani me Portugalisë, duke shtuar edhe tetë kupat kombëtare të fituara në fushë, dhjetë në total.

Në SHBA – Milan-Juventus në Superkupën e Italisë ka nisur më 3 gusht 2003, ku u gjetën në Nju Jork të Amerikës, tri muaj pas finales së Champions League, në “Old Trafford”, që u fitua nga kuqezinjtë, të cilin kishin mundur edhe Romën në finalen e Kupës së Italisë. Në “Giants Stadium”, 0-0 në 90′. Kohë shtesë dhe goli i Pirlos me penallti (alla Totti), por edhe barazimi i Trezeguet. Me penallti, fiton Juventusi. Vendimtar gabimi i Brocchit.

Juventus-Milan 1-1 (4-3)

Shënues: Pirlo (M) 103′; Trezeguet (J) 104′

JUVENTUS: Buffon, Birindelli, Legrottaglie, Iuliano (Ferrara C. 107), Zambrotta, Tacchinardi, Appiah, Miccoli (Camoranesi 53), Nedved, Del Piero (Di Vaio 69), Trezeguet. Tr.: Lippi

MILAN: Abbiati, Cafu, Nesta, Maldini P., Kaladze, Rui Costa (Brocchi 81), Gattuso (Ambrosini 45), Pirlo, Seedorf (Serginho 77), Shevchenko, Inzaghi F. Tr.: Ancelotti

Në Emirate – Transfertë përpara Krishtlindjeve në Doha. Luhet më 23 dhjetor 2016. Juventus prezantohet si kampione e Italisë dhe fituese e finales së Kupës së Italisë, ndaj Milanit, e njëjtë me situatën në Xhedah. Dominojnë bardhezinjtë dhe Chiellini shënon në të 18′. Kuqezinjtë barazojnë me Bonaventuran. Ndeshja mbetet e hapur dhe pas 120 minutash, shkohet te penalltitë. Protagonistë,  Donnarumma dhe Dybala. Portieri pret goditjen e argjentinasit dhe Pasalic mposht Buffon duke i dhënë trofeun Milanit të Montellas. Eshtë i fundit i epokës “Berlusconi”.

Juventus-Milan 1-1 (3-4)

Shënues: Chiellini (J) al 18’, Bonaventura (M) al 38’ p.t.

JUVENTUS (4-3-1-2): Buffon; Lichtsteiner, Rugani, Chiellini, Alex Sandro (dal 33’ p.t. Evra); Khedira, Marchisio, Sturaro (dal 34’ s.t. Lemina); Pjanic (dal 22’ s.t. Dybala); Higuain, Mandzukic.  Tr.: Allegri.

MILAN (4-3-3): Donnarumma; Abate (dal 12’ p.t.s. Antonelli), Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Kucka, Locatelli (dal 29’ s.t. Pasalic), Bertolacci; Suso, Bacca (dal 12’ p.t.s. Lapadula), Bonaventura. Tr.: Montella.

Penalltitë: Marchisio (J) gol, Lapadula (M) pritje, Mandzukic (J) traversë, Bonaventura (M) gol, Higuain (J) gol, Kucka (M) gol, Khedira (J) gol, Suso (M) gol, Dybala (J) pritje, Pasalic (M) gol.

arabi milan superkupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Lajme të këqija për Kosovën nga ndeshjet e sotme të Champions, ndalet përsëri kapiteni Rrahmani

23:10 / September 20, 2023

UEFA “përkëdhel” Rumaninë/ Federata e Futbollit të Kosovës reagon ndaj dënimit për thirrjet raciste

21:35 / September 20, 2023

Hero në Madrid, Bellingham shpëton në fund Real-in ndaj Union Berlinit

21:15 / September 20, 2023

Cristiano Ronaldo mori një kartë SIM speciale pasi mbërriti në Iran

23:25 / September 19, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u gjet i vdekur jashtë automjetit të tij

22:53 / September 21, 2023

Të shtëna me armë në Shkodër, vritet një person

22:28 / September 21, 2023

E reja që ushtronte prostitucion në qendrat e mesazhit rrëfen si rekrutohen vajzat 16-vjeçare: Konsumohet kokainë! Pronarët bashkëpunojnë me policinë

22:26 / September 21, 2023

Begaj: Shqipëria komb i vogël me demokraci të re, por ka histori të shënuar nga luftëra që nuk i zgjodhi

22:15 / September 21, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Njihuni me shenjat më detektive të horoskopit

23:58 / September 21, 2023

Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë në SHBA

23:45 / September 21, 2023

Pas kësaj videoje nga Milano fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë

23:30 / September 21, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.